Nuk ndalet Instagram, sjell në jetë dhe dy risi, mes tyre dhe 'regram' [FOTO]

Mar 21, 2018

Instagram renditet si rrjeti social i trete në botë për nga numri i përdorueseve dhe një konkurrente ideale për nga risit që nxjerr.

Së fundmi kompania e instagram ka deklaruar se po sjell dy risi të tjera, blerje online dhe shpërndarja e postimeve të VIP-ave direkt në story vetëm nëpërmjet një kliku.

Testimet e para për blerjet nga instagrami kanë nisur në 8 vende si ShBA, Kanada, Brazil, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Francë, Itali, Spanjë dhe Australi.

Specialistët shpjegojnë se faqet e shitjeve do kenë të njëjtën pamje vetëm se kur klikohen mbi foto do shfaqen dhe çmimet për secilin produkt, shkruan intv.al

Instagram mendon se kjo risi do ti ndihmojë përdoruesit të blejnë produktet e tyre pa u munduar të shkarkojnë me dhjetra programe të ndryshme.

Ndërsa për sa i përket shpërndarjes së postimve, Instagram sqaron se të gjithë përdorueseve do ju shfaqet një tjetër opsion i cili i lejon të shpërndajnë si story postimin e një personi tjetër.

Drejtuesit e kompanisë gjigante e kanë quajtur këtë opsion me emrin REGRAM.

Në momentin që postimi do shpërndahet personi do njoftohet për këtë veprime, shkruan intv.al.

Funksioni 'regram' do të punojë vetëm në postimet nga llogaritë publike të Instagram.

4A60F20E00000578-0-image-a-10_1521568637726.jpg4A60F83E00000578-0-image-a-11_1521568647805.jpg4A60F21200000578-0-image-a-1_1521567958147.jpgb9543758be5008e0a0d86b243137968f_L.jpg39F63B2900000578-0-image-a-60_1478028405524.jpg4A60755C00000578-5523181-image-a-7_1521560802041.jpg

radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll