Robotët do jenë me miliarda herë më të zgjuar se njerëzit. Specialistët 'Njerëzit do kthehen në kafshët shtëpiake'

Feb 14, 2018

Inteligjenca artificiale po evoluon dhe parashikohet se në të ardhmen robotet do jenë me miliarda herë më të zgjuar se njerëzit.
Sipas inxhinjerit Ian Pearson, nëse kjo do të ndodhi atëherë njerëzit duhet të bashkëpunojnë me makinat që të mbijetojnë.
Pearson shpjegon se kjo mund të realizohet duke e lidhur trurin njerëzor me kompjuterët që në këtë mënyrë të barazojnë inteligjencën njerëzore me atë të makinave.
Kompania e inteligjencës artificiale 'Futurizon' në Britanin e Madhe parashikon të sjell në jetë robotin "AI" që do ketë nivelin më të lartë të inteligjencës, por kjo ka frikësuar shumë persona në botë mes tyre dhe prof Stephen Hawking, Bill Gates dhe Elon Musk të cilët kanë shprehur se nëse më parë diskutohej se inteligjenca artificiale do sillte një papunësi tek njerëzit sot ata i frikësohen tjetër gjëje.
Nëse projekti i robotit AI do ketë sukses atëherë fundi i njerëzimit mund jetë afër pasi njerëzit do kthehen në kafshët shtëpiake dhe do kontrollohen nga robotëve./intv.al/