Çfarë do të shohim në Mobile World Congress 2018

Feb 14, 2018

Mobile World Congress është vetëm pak ditë larg hapjes së dyerve në Barcelonë. Ky vit pritet të ketë mbi 110.000 vizitorë duke synuar një rekord të ri për të cilin kompanitë më të mëdha mobile vërsulen të zënë hapsirat më të mira.
Konferenca, prezantime produktesh dhe takime midis bizneseve janë kryefjala e edicionit të 31-të të MWC i cili këtë vit do të ndiqet nga afër edhe nga Geek Room.
Ndonëse shumë kompani mundohen të mbajnë sekret prezantimet e tyre, zërat qarkullojnë dhe sigursht që shumë prej detajeve janë të zbuluara, më të mirat i listojmë mëposhtë:

Samsung

27752341_808724559327316_5807131427540576127_n.png

12 ditë para nisjes së MWC duket se Samsung ka siguruar vëmendjen e të gjithëve me prezantimin e Galaxy S9/S9+ i cili pritet të jetë në datë 25 Shkurt në orën 18:00.
Të pafunda janë versionet online në të cilat smartphone është zbuluar tashmë por që ne nuk mund ti vërtetojmë derisa ta kemi në dorë. Nga ana tjetër, ajo që deri tani dimë me siguri se do të shohim tek Galaxy S9/S9+ janë:
- Teknologji e re e kameras: Samsung synon gjithmonë të përmirësojë cilësinë e kamerës por duket se ky produkt do të bëj diferencën falë ndjesisë së thellësisë në foto dhe përmirësimi në ndriçim të ulët.
- Galaxy S9/S9+ do të fuqizohet nga Snapdragon 845, proçesori më i ri i Qualcomm dhe që në disa shtete specifike do të zëvendësohet nga Exynos.
- Lexuesi i shenjës së gishtave tashmë ndodhet poshtë kameres së pasme.
- Headphone jack qëndron fort në treg, sepse Samsung beson se nuk është ende koha ta zhdukin.
- Një tjetër risi e Samsung pritet të jetë dock i ri DeX i updatuar dhe më i fuqishëm.

 

sonynokia.jpg

Sony
Sony ka gjithmonë një Xperia në gjendje për MWC, për këtë jemi mëse të sigurtë! Ajo që ende nuk dihet është dilema "Premium" apo "Pro" pasi shumë zëra thonë se pritja për një Xperia XZ Premium 2 do të mbajë një tjetër emër: Xperia XZ Pro. Sidoqoftë deri tani është konfirmuar design i ri, duke u rikthyer në ate të formes katrore të para 4 vitesh, ekrani 5.7 inch 4K dhe procesori Snapdragon 845.
Konferenca e Sony do të mbahet mëngjesin e datës 26, sapo MWC të hapë dyert.

NOKIA
Surpriza e MWC 2017 do të rikthehet edhe këtë vit me të tjera produkte pas një viti të suksesshëm, sidomos në Azi ku kompania finlandeze, tashmë në menaxhim te HMD Global, hodhi për të parën herë në treg të gjitha produktet e saj.
Ky edicion pritet ti prezantojë publikut Nokia 9 si dhe versione të updatuara të smartphone të mëparshëm: 6,7 dhe 8

 

Google

home-lifestyle-768x432.jpg

Pas suksesit në CES 2018, Google pritet të përdorë MWC si rrugën më të mirë për të njohur publikun me të veçantat e Google Assistant. Zërat thonë se do të shohim produkte të reja të kësaj kategorie por shpresat tona janë të pakta pasi Google përdor evente të tjera për të tilla risi.

 

bbhtclghuawei.jpg

LG
Një burim nga mediat koreane thotë se LG do të lançojë një seri komplet të re, ndërsa ato europiane mendojnë se do të shohim LG V30+’α’. Ajo që të gjithë bien dakort është përdorimi i teknologjise AI (Artificial Intelligence) në këtë produkt. Për ne është më i besueshëm versioni europian, megjithatë na duhet të presim që ta vërtetojmë.

Huawei
Në mbyllje të MWC 2017 Huawei premtoi rikthim në 2018 me smartphone-t e rinj, por nuk do të ndodhë kështu! Mos prisni një P20, data e konfirmuar është 27 Mars në Paris.
Ajo çfarë do të shohim mund të jetë i shumëprituri Huawei Watch 2 ose një Mediapad i ri

HTC
Asgjë për të thënë këtu. HTC ka konfirmuar tashmë se flagship-i i saj U12 nuk do të prezantohet para pranverës së 2018 keshtu që ajo çfare presim të shohim mund të jetë një ekspozim i thjeshtë i produkteve të momentit.

BlackBerry
KeyOne ishte një surprize e bukur për fansat (biznesmenë) të kompanisë amerikane e cila edhe këtë vit në një deklaratë për shtyp ka pranuar se do të ketë të tjera surpriza. Asnjëra nuk është zbuluar por mesiguri që disa prej jush do të mbeten të kënaqur.

 

Geek Room do të jetë në Barcelonë të gjitha ditët e Mobile World Congress dhe ju ftojme të na ndiqni në Instagram për shumë foto dhe video dhe gjithashtu në Facebook për transmetime live.