Dikur media më e përdorur por sot Facebook është media e të moshuarve

Feb 12, 2018

Facebook, për vite me radhë u konsiderua media më e përdorur mirëpo të dhënat kanë ndryshuar në ditët e sotme, ai përdoret vetëm nga grupmosha e tretë.
Një studim i fundit në Britaninë e madhe nga firma eMarketer ka publikuar disa të dhëna interesante për rrjetet sociale dhe grupmoshën e përdorueseve.
Të rinjtë e grupmoshës 12-24 vjeçe janë më të përqendruar në rrjetet sociale si instagram dhe snapchat, duke sjell kështu një rënie të përdorueseve të kësaj grupmoshe për facebook..
Sipas të dhënave facebook është më i përdorur nga personat e grupmoshës 55-65vjeç.
Parashikime tregojnë se vetëm për gjatë këtij viti rreth gjysmë milionë persona të kësaj grupmoshe pritet ti bashkohen këtij rrjeti social dhe të humbas rreth 700.000 përdorues të moshës së re.
E deri në vitin 2021, 81.5% e kësaj grup moshë pritet të braktisi facebook-un.
Specialistët shpjegojnë se rrjetet sociale po ndahen sipas grupmoshave për shkak të platformave të ndryshme që kanë.
Instagram dhe snap chat paraqesin një komunikim me foto dhe më filtra të ndryshme, dhe kjo platformë i ka bërë më argëtues në sytë e të rinjve