Samsung Galaxy: Galaxia Jonë #DoWhatYouCant [VIDEO]

Feb 08, 2018

Nëpërmjet minifilmit “Samsung Galaxy: Galaxia jonë” paraqitet procesi i realizimit të një telefoni Samsung vështuar nga sytë e robotit, duke marrë kështu një dimension krejt të ri. Dita fillon me zgjimin e robotëve dhe nisjen e tyre për në punë. Detyra e tyre në fabrikën e prodhimit të telefonëve Samsung është të ndihmojnë në transportimin e përbërësve të telefonit nga një proces prodhimi në tjetrin. Punonjësit në fabrikë po grumbullojnë dhe inspektojnë përbërësit deri në inspektimin përfundimtar.

Filmi tregon një histori të vërtetë - përkushtimin e palodhshëm të Samsung tek detajet si dhe harmoninë që ekziston mes njerëzve dhe teknologjisë të avancuar, duke u fokusuar tek filozofia e markës dhe moto "Bëj atë që nuk mund të bëhet", Samsung realizon atë që nuk mund të prodhohet për të mundësuar përdoruesit të bëjnë atë që është e pamundur për tu bërë.