Jeta njerëzore në rrezik! Shkrirja e akujve po rrit sasinë e mërkurit

Feb 08, 2018

Artiku ka rezervën më të madhe në botë të lëndës kimike mërkur, i cili është konsideruar helmues dhe vdekjeprurës për organizmin tonë, megjithatë studiuesit kanë ngritur alarmin se ndryshimi klimës ka sjell çlirimin e tij.
Ngritja e temperaturave ka sjell shkrirjen graduale të akujve dhe çlirimit të Mërkurit i cili kalon pastaj në sistemet ujore të tokës e duke kaluar kështu dhe në zinxhirin ushqimor të njerëzve.
Eksperti Dr Paul Schuster ka deklaruar se pasojat e çlirimit të Mërkurit janë fatale për jetën e gjallë.
Ekspozimi dhe ndaj një sasie shumë të vogël të kësaj lënde kimike mund të shkaktojë tek njerëzit dëme të mëdha si pagjumësi,. dridhje, verbim, humbjen e veshkave dhe nxjerrjen jashtë funksionit mushkëritë.
Gjithashtu ekspertët paralajmërojnë se rreth 24% e tokës është ë përbërë ka permafrosti, i cili është grumbulluesi më i madh i zhivës, dhe të dhënat e fundit kanë treguar se kjo lëndë është 2 herë më e lartë seç ka qenë para 10 viteve.
Hera e fundit kur Mërkuri nisi të çlirohej ishte në periudhën e akullnajave, rreth 2.6 milion vjet më parë kur temperaturat ndryshuan dratikisht.