Habit kryeministri spanjoll, flet ashpër kundër Neymar, ''Nuk e dua Neymar në Madrid sepse...''

Feb 13, 2018

Gazeta spanjolle “AS” në një intervistë me kryeministrin spanjoll, Mariano Rajoy, që njihet si një tifoz i çmendur i klubit kryeqytetas të Realit të Madridit ka shokuar me deklaratën e tij ndaj Neymar.

“Nuk do të isha i lumtur nëse Neymar do të vishte fanellën e Realit, aktualisht të gjithë flasin vetëm për treshen e sulmit por duhet thënë se e gjithë organika e Realit është e jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Më tej kryeministri spanjoll ka folur edhe për përballjen e Realit me PSG-në në Ligën e Kampionëve.

“Takimi në Champions jam i bindur që do të jetë emocionues, luajnë dy nga skuadrat me formacionet më të mira në botë”. Champions League është skena ku Reali është protagonist, aq më shumë tani që objektivat e tjerë janë ezauruar për më të mirën e mundshme”