Pas rehabilitimit kundër depresionit, Selena Gomez vendos t’i rikthehet përsëri muzikës [FOTO]

Feb 14, 2018

Pak kohë më parë në media ka qarkulluar lajmi se pas ribashkimit të bujshëm, Selena Gomez dhe Justin Bieber ishin ndarë sërish. E kundër kësaj lidhje u përfol se ishte edhe nëna e Selenës, por mesa duket ishin thjesht thashetheme sepse çifti jo vetëm që nuk janë ndarë, por duken shumë të lumtur përkrah njëri tjetrit.

Por një pengesë tjetër e madhe për Selenen ka qenë edhe stresi i tepërt dhe problemet shëndetësore. Por mesa duket pas rehabilitimit të stresit dhe bashkimit me Justinin, Selena ka vendosur t’i rikthehet sërish muzikës.

Ajo ka pranuar të flasë edhe publikisht për problemet me shëndetin mendor, duke përfshirë këtu ankthin dhe depresionin. Për këtë gjë ajo vendosi të hiqte dorë për pak kohë nga muzika dhe të shtrohej në një qendër rehabilitimi.

Së fundmi me anë të disa videove në ‘Instagram’, ajo ka njoftuar se shumë shpejt do të fillojë të bëhet përsëri pjesë aktive e rrjeteve sociale. Gjithashtu Selena ka thënë se do të vijë shumë shpejt me gjëra të reja për fansat e saj, ndoshta me një këngë ose me një album muzikor.

28001410_554454068253261_1613735174_n.pngselena-gomez-rehab-depression-smoking-tennessee-10.jpggettyimages-545632568.jpg28000548_554454064919928_1484965628_n.png