Pasi Getoari futi në “sherr” motrat Vjollca, shihni çfarë u thotë i dashuri i Luanës, Krenari! [FOTO]

Feb 13, 2018

Dy nga motrat më të bukura të ekranit shqiptar, janë “gricur” me njëra tjetrën në postimin e fundit të Marinës. Motrat Vjollca teksa ndodhen me pushime në St.Moretz, kanë postuar disa foto të mrekullueshme në Instagram, por fotoja e fundit e Marinës ka nxitur pak debat në kuadër të shakasa.  Moderatorja ka postuar një foto të tyre me veshjet e skijimit dhe shkruan: "Me bishën time".

selim.png

 

Mirëpo Luanës duket se nuk i ka pëlqyer ky përshkrim i të motrës për Getoarin pasi dikur Marina thërriste Luanën "bishë".
"Tani zgjidh kush e ka emrin bisha", i shkruan Luana. "Zyshe ca ke? Ti je bisha e femrave", i komenton Marina.

lua.png

Mirëpo një tjetër personazh është përfshirë në lojë. Ka qenë komenti i Krenar Cocaj ai që ka tërhequr vëmendjen ku shkruan: “Çfarë fotoje…profesionale!”
Por, Marina nuk e ka lënë me kaq, duke ia kthyer: “Thuaj shyqyr që pozuam neve bukur se ndryshe…”

ndrysh.png


Të jetë vallë edhe Krenari me ta?