Përjashtohet nga Sanremo? Ja vendimi zyrtar për këngën e Ermal Metës[VIDEO]

Feb 07, 2018

Nga performanca e tij e djeshme në Sanremo e deri pak orë më parë, gjithë mediat italiane e më shumë ato shqiptare nxituan të flasin për përjashtimin e Ermal Metës dhe Fabrizio Moro nga Sanremo.

Duke zbehur pak suksesin e mbrëmshëm, boom-in në twitter apo në Youtube (video më e parë nga nata e parë) gjërat duket se mbetën pezull deri në mesditë. Pas performancës së djeshme të Ermalit dhe Fabrizios nisën diskutimet online se refreni është i njëjtë në tekst e melodi nga kënga “Silenzio” e Ambra Calvani dhe Gabriele De Pascali.

Në fakt, të dyja këngët kanë të njëjtin autor ndaj çështja u bë akoma më mediatike. Nuk është vjedhje, as plagjiaturë. Vet RAI sqaron se në rregullat e festivalit i lejohet çdo kompozitori deri në masën 30% të risjell një krijim të tijin, ashtu siç ka ndodhur me këngën "Non mi avete fatto niente".

Por cili është fati i këngës? Vijon garën. Nuk do të këtë përjashtim të sajin nga Sanremo, ndaj le të urojmë sukses për netët në vijim.