Vajzat hyjnë në moshë të hershme në pubertet rrezikojnë të vuajnë nga...

Mar 20, 2018

Vajzat që kalojnë një pubertet të hershme kanë më shumë gjasa që të vuajnë nga obeziteti kur të rriten në krahasim me vajzat që e kalojnë në kohën e duhur raporton një studim i ri i botuar në revistën ndërkombëtare të shëndetësisë.
Sipas specialistëve ky studim i fundit përforcon dhe njëherë më shumë hulumtimet e mëparshme se pesha trupore e femrave është e lidhur me pubertetin e hershëm.
Në studim morën pjesë 183 mijë pjesëmarrëse femra dhe u vërtetua se tek 71 mijë femrat që kishin kaluar një pubertet të hershëm me kalimin e viteve pësuan dhe një rritje të peshës trupore në krahasim me femrat e tjera, shkruan intv.al
Kjo ndodh për shkak se në momentin që femrat përjetojnë një pubertet të hershme kanë nivel presioni më të larë social në krahasim me bashkëmoshatare e tyre.
Puberteti i hershem shoqërohet me rritje të yndyrës në inde çka rrit riskun për një obezitet me kalimin e viteve.
Ky hulumtim nxjerr dhe një tjetër faktor që ndikon në obezitetin e femrave.
Studiuesit shpjegojnë se një vajzë mund të kthehet në obeze për shkak të gjeneve, të nivelit arsimore, aktivitetit fizik dhe së fundmi dhe periudhën kur nis pubertetin/ shkruan intv.al

radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll