Nis lufta tregtare SHBA-Kinë. Trump zbulon sanksionet, Pekini zotohet të hakmerret

Mar 22, 2018

Presidenti Donald Trump po planifikon vendosjen e sanksioneve kundër Kinës për atë që ai e quajti vjedhjen e pronës intelektuale të SHBA, duke ushqyer frikën e një lufte tregtare ndërsa Pekini u zotua të hakmerret. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se Trump do të njoftojë veprimet që do të marr pas një "hetimi mbi përpjekjet shtrembëruese të tregut të Kinës për të detyruar, shtypur dhe vjedhur teknologjitë amerikane dhe pronën intelektuale". Sipas Shtëpisë së Bardhë kreu i SHBA-ve do ta nënshkruaj të mërkurën" memorandumin presidencial që synon agresionin ekonomik ndaj Kinës". Ministria e Tregtisë kineze lëshoi një paralajmërim të enjten, duke bërë të qartë se Pekini "nuk do të qëndrojë duarkryq duke parë se si të drejtat e tij legjitime dëmtohen.  Do të marren të gjitha masat e nevojshme për ti mbrojtur këto të drejta". Pak javë  më parë Trump njoftoi vendosjen e një sërë sanksionesh mbi çelikun dhe aluminin e prodhuar nga jashtë. Anëtarë të administratës paralajmëruan se perspektiva e një lufte tregtare ishte një kërcënim në rritje për ekonominë më të madhe në botë. Kryeministri kinez i kërkoi Trump të martën që të mos veprojë "emocionalisht", por presidenti impulsiv nuk po tregon asnjë shenjë përkrahjeje. Shtëpia e Bardhë po konsideron të vendosë tarifa prej 30 miliardë dollarësh mbi importet kineze.

radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll