''Trimëria e këtyre shkon deri sa të shohin anijet tona ushtarake'', Erdogan kërcënon ashpër Greqinë

Feb 14, 2018

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan, ka kërcënuar ashpër shtetin Grek, ''Trimëria e këtyre shkon deri sa të shohin anijet tona ushtarake''.

Ky kërcënim ka ardhur pas sulmit në Siri nga ushtria turke. Erdogan u shpreh gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentarë të partisë së nuk do të qëndrojë duarkryq ndaj kërkimeve që Greqia ka nisur për gaz në detin Egje, shkruan Hürriyet.

“Trimëria e këtyre shkon deri sa të shohin anijet tona ushtarake. Duhet të dinë se zona në detin Egje është po aq e rëndësishme për ne sa ç ‘është edhe operacioni ushtarak që po kryejmë tani në Siri. Anijet tona ushtarake dhe avionët tanë do të bëjnë atë që ia kërkon detyra nëse nevojitet”, tha Erdogan duke marrë duartrokitjet e sallës.

Konfliktet mes dy shteteve janë të vazhdueshme dhe duket se e gjithë kjo situatë kautike që është krijuar mes tyre është konflikti I vazhdueshëm që kanë për ishujt në Egje, sipas të cilëve përcaktohet edhe zona ekonomike e secilit shtet.

erdogan-2-750x430-1.jpg