Shpërthen Vasili: Kryeministri ynë, na la jashtë Evropës për Tahirin

Feb 14, 2018

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, flet për heqjen e imunitetit të të ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili po hetohet për lidhje me grupet e trafikut të drogës. Vasili i referohet deklaratës së Thorsten Frei, raportuesit për Shqipërinë në Komisionin Parlamentar për çështjet e jashtme në Parlamentin gjerman, i cili tha se duhet t’i hiqej mandati ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Deputeti Petrit Vasili, sulmon Ramën se ka marrë në mbrojtje Tahirin, duke lënë Shqipërinë jashtë Evropës.
Statusii Petrit Vasilit
Kryeministri mbrojti Tahirin dhe la Shqipërinë jashtë Europës.
Deputeti gjerman Thorsten Frei e tha shume shumë qartë "duhej hequr pa diskutime imuniteti i Tahirit". Kryeministri u bë bllok dhe e mbrojti bashkë me të tijtë Tahirin,duke u vendosur kundër Europës, Gjermanisë dhe shqiptarëve. Ky kryeministër e mbron me çdo mjet krimin dhe drogën, tani pas fjalëve të Frei këtë e ka të qartë edhe shqiptari më i fundit. Kryeministri e la Shqipërinë jashtë Europës sepse Tahiri dhe droga janë kryesore kurse Shqipëria është përtej fundit për të. Kjo ka vetëm një emër tradhti e lartë ndaj interesave strategjike të vendit.