Rama pedagogëve, ligji i arsimit nuk ndryshon mos më detyroni të ‘’pres’’ koka[VIDEO]

Feb 14, 2018

“Mund të çohen nja 100 pedagogë e të thonë të ndryshohet ligji, kjo nuk do ndodhë, ligji duhet zbatuar e pas ca vitesh mbase duhet parë. Mos me çoni tek pika fundore, se ligji na e lejon të ndërhyjmë, por unë nuk dua. Po vajtëm tek ajo pikë, aty duhen prerë koka,” iu tha Rama profesorëve të Universitetit të Tiranës, që kanë kundështuar ligjin e arsimit të lartë.
Rama dhe Ministrja e Arsimit, Nikolla gjatë mbedhjes së senatit të Universitetit të Tiranës deklaruan se kërkesat e Forumit për Liritë Akademike për ndryshimin e ligjit të arsimit të lartë dhe shkarkimin e bordit administrativ, nuk do të plotësohen.  
Rama debatoi dhe me Rektorin, Mynyr Koni për çështjen e kompetencave dhe ju kërkoi drejtuesve të universiteteve që pagat t’i menaxhojnë me autonominë, që ju jep ligji.
“Askush nuk e merr peng dot reformën, as me shfaqje, aq me firma, apo shqetësime sado legjitime që të jenë. Jeni bishti i fundit të kavallit të univeristeteve të Shqipërisë. Keni autonomi dhe vetëmenaxhohuni,” shtoi Rama.
Ndërsa Koni tha se administrat dhe bordi nuk bashkëpunojnë, por kryeministri këtë e quajti demokraci.
Në debat u përfshinë dhe dekanët, që në disa raste ju kundërvunë edhe njëri tjetrit. Ai i Ekonomikut, Kule tha se: “Më ka ardh turp, që problemet e universitetit t’i nxjerr në pazar.”