‘’Zhduket’’ bordi i AKEP. Asnjë përgjigje për median e interesuar për vendimin që favorizon Albtelecom[VIDEO]

Feb 13, 2018

Kreu i AKEP, Ilir Zela që ka hartuar draftin që favorizon në mënyrë të paligjshme opertorin Albtelecom, nuk mund ta miratojë i vetëm atë. Drafti që të miratohet do dhe votën e anëtarëve të tjerë të Këshillit drejtues. Këta janë Alban Karapici, Anila Denaj, Ketrina Topciu, Klarina  Allushi, të cilët ditë e enjte ose do bëhen bashkëfajtorë me kreun, Zela ose do tregojnë dinjitet profesional duke respektuar kështu dhe postet për të cilat janë zgjedhur.
Alban Karapici, Anila Denaj, Ketrina Topciu, Klarina  Allushi, po i rilexojmë emrat se nëse s’reflektojnë nesër përgjegjësia do të jetë jo më morale dhe penale, por dhe personale. Kujtojmë këtu se jo pak herë vendime të paligjshme janë fshehur nga eprorët pas bordeve dhe kryetarët i kanë shpëtuar përgjegjësive ligjore.
Sot dy ditë para vendimt siç të paktën kështu ka pohua një prej tyre, ata kanë vendosur të heshtin.
IN Tv u përpoq me të gjitha mënyrat të bënte transparencë që ata të shpreheshin se nesër mund të jenë vonë, por anëtarët e Këshillit drejtues të AKEP, refuzuan.
Me kameran tonë iu drejtuam institucionit dhe qëndruam për disa orë me rradhë dhe i vetmi që na priti ishte roja që falë këmbënguljes tonë mundi të kontaktonte me sekretaret dhe përgjigjia ishte se anëtarët do flasin tjetër ditë se ishin të zënë.
IN Tv përdori çdo rrugë komunikimi për të marrë një reagim nga anëtarçt e bordit. Por ata kanë vendosur të heshtin. Vetëm një prej anëtareve, zgjodhi të reagonte në kçtë mënyrë me telefon: “Mi keni rënë shumë herë telefonit, kam punë”, tha Anila Denaj.
Anëtarët refuzuan edhe ti përgjigjen mesazhit që dërguam për të marrë një reagim prej tyre.
Me herët në mëngjes për shkak të këmbënguljes së mediave për të bërë transparencë mbi vendimin dy anëtarët e bordit dhanë përgjigje pa përgjigje.
 “Nuk jam unë ajo që duhet të flas për këtë. Jo, jo. S’kam asgjë për të thënë”, tha Ketrina Topçiu.
“Do e merrni vesh të enjten,” tha Klarina Allushi.
Publiku pret transparencë dhe reflektim për këtë akt të paligjshëm. Ndërsa pas dy ditësh do të merret vesh nëse do kemi një shkeles të ligjit apo pesë të tillë.

radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll