Kryeprokurorja, Arta Marku ndërpret komandimet e prokurorëve

Jan 20, 2018

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar në takimin e saj me gazetarët kryeprokurorja Arta Marku ka surprizuar me vendimin e fundit. Lëvizja e Arta Marku është lëshimi i një tjetër urdhri, që ka të bëjë me ndërprerjen e komandimeve të prokurorëve në të gjithë vendin. Mësohet se Marku firmosur urdhrin për ndërprerjen e komandimit për 6 drejtues, të cilët do të kthehen pranë prokurorive ku janë emëruar. Aktualisht numri i prokurorëve të komanduar në të gjithë vendin është 30.   Mes prokurorëve që lëvizin ka edhe nga Krimet e Rënda, nga Vlora dhe Durrësi. Pas marrjes së detyrës prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Markushkarkoi dy prokurorë nga detyra. Rovena Gashi u shkarkua nga posti i Drejtoreshës së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa pak ditë më pas të njëjtin fat pati edhe bashkëshorti i saj Dritan Gina i cili u lëviz nga prokuroria e Elbasanit.