Studimi i Kolegjit Marist dhe i Akademisë së artit liberal nga Massachusettsi, ka treguar se ata të cilët janë të mësuar përdorin në përditshmëri fjalë tabu, në përgjithësi janë më elokuentë.

“Shpesh konsiderohet se njerëzit shajnë për shkak se posedojë fond të kufizuar të fjalëve apo janë të paarsimuar, mirëpo hulumtimi ynë ka treguar të kundërtën, ku ajo shprehi pikërisht të udhëzon në elokuencë dhe në aftësi më të mëdha intelektuale”, thonë shkencëtarët.

Edhe studimet e mëhershme kanë treguar anët e mira të përdorimit të sharjeve.

“Sharjet janë melhem për shpirtin”

Siç transmeton Elite Daily, sharja zvogëlon dhembjen, ndihmon në ballafaqimin me situatat stresuese. Kur shajmë qetësohemi, sepse çlirojnë energjinë e grumbulluar negative.

Sharjet janë ventili më i mirë i shfryrjes, gjithashtu shërbejnë edhe për lidhje më të lehta ndërmjet njerëzve.

Adhurues të sharjeve kanë qenë edhe Shekspiri, Martin Lugeri, Gete dhe Mark Tueni, të cilët shprehjet e pista i kanë përdorur edhe në literaturën e tyre.

Habit studimi: Njerëzit që shajnë me fjalë të pista, janë më inteligjent 
Published in MAGAZINA

Ke filluar një lidhje të re, në të cilën je zhytyr kokë e këmbë dhe gjatë gjithë ditës mendon vetëm për atë.

Do të doje ta kishje gjithmonë pranë dhe të mungon çdo orë larg tij.

Kjo situatë është normale për çiftet e dashuruara, por kij parasysh se meshkujt zakonisht largohen nga femrat të cilat bëhen shumë posesive dhe të bezdisshme. Jo më kot populli thotë: "Gjella me kripë e kripa me karar". Ne kete artikull po sjellim 5 rastet kur nuk duhet ti telefonosh apo shkruash të dashurit.

1. Direkt pas takimeve tuaja të para

A e di se meshkujt marrosen pas femrave pak "të vështira" pasi për ta është një sfidë, njësoj si të shijosh atë mollën e ndaluar. Prandaj mos ji ti e para që shkruan mesazhe direkt pas takimeve tuaja të para. Largoje më mirë telefonin nga dora dhe mos u bëj e bezdisur , pasi këto gabime mund t'ju kushtojnë lidhjen tuaj.

2. Kur ti je e dehur

Në asnjë mënyrë mos i telefono apo shkruaj atij kur ti je në gjendje të dehur, pasi ka shumë mundësi që të pendohesh të nesërmen për ato që mund të kesh thënë, por kthim mbrapa nuk ka.

3. Kur ti je e inatosur me të

Ndodh që të ziheni dhe kjo është normale për çdo çift. Fatmirësisht në këtë periudhë të lidhjes suaj kur ende nuk jetoni bashkë, ti e ke gjithë luksin ta përballosh inatin larg atij. Prandaj nuk këshillohet absolutisht ti telefonosh apo shkruash atij në inat e sipër, pasi mund të thuash shumë gjëra për të cilat mund të pendohesh.

4. Kur do të bësh ironi me të

Ironia më mirë të shmanget fare me të dashurin në pridhën e parë të lidhjes suaj, por nëse do të flasësh me humor për diçka, preferohet që këtë ta bësh në takim të drejtëpërdrejtë se sa ti dërgosh atij mesazh, pasi mesazhi edhe mund të keqinterpretohet dhe ai mund të mendojë se ti po tallesh më të.

5. Kur ti i ke shkruar atij pak më parë

Mos u bëj e bezdishme. Nëse ti i ke shkruar atij vetëm pak orë apo minuta më parë dhe ai ende nuk të është përgjigjur, prit, pasi ai mbase mund të jetë i zënë apo nuk mund të ketë mundësi të flasë.

Duro dhe mos u bëj posesive pasi asnjë mashkull nuk do të donte që kur të hapte telefonin të kishte "31 thirrje të humbura" dhe " 145 mesazhe të palexuara" nga e dashura e tij.

Published in MAGAZINA

Marrëdhënia e mirë me njerëzit që na rrethojnë është thelbësore për një mirëqenie shpirtërore dhe realizim social. Por nëse ke filluar të vësh re se miqtë shpesh largohen nga ty, atëherë në këtë artikull po ju përmendim arsyet kryesore që e shkaktojnë këtë situatë dhe këshilla se si t’i bësh njerëzit për vete.

Përdor shpesh "Unë"

Përdorimi i tepruar i fjalës "Unë" tregon egoizëm, prandaj mundohu të interesohesh edhe për problemet e të tjerëve e të mos flasësh tërë kohës vetëm për veten.

E ndërpret vazhdimisht fjalën e të tjerëve

Askujt nuk i pëlqen ta ndërpresin teksa është duke folur. Prandaj nëse dëshiron të të dëgjojnë, mëso të dëgjosh edhe ti të tjerët e ti këshillosh ata kur kërkohet ndihma jote.

Nuk ju përgjigjesh thirrjeve apo mesazheve

Nëse dikush të merr në telefon apo të shkruan një mesazh dhe ti nuk përgjigjesh apo përgjigjesh me shumë vonesë, kjo tregon indiferencë. Prandaj nëse dëshiron që të tjerët të të respektojnë, trego kujdes dhe përgjigju atyre në kohë.

I zmadhon shumë cilësitë apo fitoret e tua

Zmadhimi i vlerave të vetes është shenjë e njerëzve egoistë dhe nëse ti e bën këtë gjë gjatë gjithë kohës, personat përballë do të ndihen inferiorë e do të duan të largohen. Do të jetë më mirë që vlerat e tua t’i theksojnë të tjerët, e jo ti vet.

Flet me ton jo normal

Nëse flete zë shumë të lartë ose të ulët, kjo nuk ju pëlqen njerëzve. Prandaj mësohu të flasësh me ton normal si bashkëbiseduesit tuaj.

Nuk i shikon njerëzit në sy

Shikimi i bashkëbiseduesit në sy tregon sinqeritet, respekt dhe përkushtim ndaj bisedës. Nëse e eviton zakonisht vështrimin në sy gjatë bisedës, mundohu ta korrigjosh.

Përdor parfum të rëndë

Nuk është aspak e këndshme kur shoqërohesh me dikë që përdor parfum të rëndë. Prandaj mundohu të përdorësh parfum më të lehtë në mënyrë që mos ti krijosh situatë të pakëndshme personit që ke afër.

Je koprrace

E kush do koprracët në rrethin e tyre? Nëse deri tani je mësuar që të paguajnë gjithnjë të tjerët për ty, do të paguash edhe ti për të tjerët pasi solidariteti dhe bujaria janë të rëndësishme për marrëdhëniet e ngushta mes njerëzve.

Nuk mban fjalën e dhënë

Askush nuk do donte në rrethin e vet miqësor apo familjar njerëz të cilëve nuk mund t’ju besojnë pasi ata nuk e mbajnë fjalën e dhenë. Nëse ke vepruar më parë në mënyrë të tillë, atëherë mundohu ta korrigjosh e të krijosh besim te njerëzit.

Merresh me thashetheme

Nëse deri tani ke menduar se të tjerët do të të duan pasi ju jep atyre “lajmet” më të fundit, gabohesh. Në përgjithësi njerëzit ju tremben tipave qe merren me thashetheme pasi mendojnë se një ditë do të bien vet viktimë e këtyre llafeve e do të ngurrojnë të flasin me ty lirisht për problemet apo ndjenjat e tyre.

Harron ditëlindjet

Mos harro të urosh njerëzit që i do pranë vetes për ditëlindjen e tyre, pasi është shumë e rëndësishme. Nëse harron, të tjerët do të kujtojnë se ata për ty nuk kanë rëndësi dhe do të largohen.

Tregohesh pa takt

Pavarësisht nëse je e sinqertë, takti në komunikim është i rëndësishëm. Mësohu ti thuash gjërat në një mënyrë të tillë që mos t’i lëndosh të tjerët.

Nuk tregon kujdes për paraqitjen tënde dhe ambientin përreth

Askush nuk i do njerëzit që nuk vishen siç duhet apo që e mbajnë rrëmujë shtëpinë apo zyrën e tyre. Prandaj, nëse nuk dëshiron që të të shmangin, trego kujdesin e duhur ndaj ambientit përreth dhe ndaj paraqitjes tënde.

Jep mendim për çdo gjë

Është e tepruar të japësh këshilla dhe mendime për çdo gjë, pavarësisht nëse nuk kërkohet mendimi yt. Mësohu të jesh më e rezervuar dhe mos jep ide edhe për gjërat që nuk ke njohuri apo në rastet kur nuk kërkohet këshilla jote.

Published in MAGAZINA

Seks që të marrësh provimi! Ky është fenomeni i ri që ka nisur të dalë në pah dhe po denoncohet së fundmi nga studentët shqiptarë. Një studim i një ditë më parë që flet për korrupsionin që ka pushtuar universitete publike shqiptare e Organziatës Qëndresa Qytetare vë theksin dhe tek kërkesat e petagogëve për favore seksuale në këmbim të notës. Në fakt është hera e parë në vendin tonë që studentët në një studim kanë guxuar të raportojnë ngacmimet seksuale. Deri pak kohë më parë ky fenomen as që nuk është përmendur dhe ka qënë tabu, por sot kohët kanë ndryshuar dhe me shumë të ngjarë studentët shqiptarë janë bërë më të guximshëm dhe po denoncojnë. Ata në fakt kanë plotësuar një pyetësor në mënyrë anonime dhe një pjesë jo e vogël e tyre e kanë raportuar këtë fenomen negativ. Po meqë studimi është kryer në tre universitete qarku është i mbyllur. Petagogët që ngacmojnë seksualisht ndodhen në Universitetin e Tiranës, në atë të Durrësit dhe të Elbasanit. Më shumë se kaq studentë nuk guxojnë dot, pasi ata nuk kanë denoncuar profesorët në gjykatë. Në fakt ngacmimi seksual në këmbim të notës është një akt shumë i rëndë dhe përbën vepër penale.

printscreen_seksok.jpg

Published in INNEWS

Në Shqipëri në lidhje me internetin nuk ka asnjë ''censurë'' zyrtare. Në një kohë që në vendet e zhvilluara shumë faqe qoftë pornografike apo dhe të dyshimta që mund të ndikojnë negativisht tek fëmijët janë bllokuar. Kjo e dhënë ka dalë nga një hartë e publikuar nga WhoisHostingThis.
Kategoritë e marra në konsideratë janë: Mediat sociale, platforma të shfaqjes së filmave botërore dhe pornografi. Në studim thuhet se shumica e vendeve demokratike kanë pak censurë në internet, kryesisht për të kontrolluar piraterinë. Megjithatë, disa vende kufizojnë qasjen në informacione të ndryshme dhe nuk lejojnë çdo diskutim midis qytetarëve, shpesh që lidhen me protesta dhe trazira.
Shumica e censurës në internet në shtetet demokratike realizohet në emër të luftës kundër piraterisë së softuerit dhe llojeve të tjera të ndarjes së paligjshme të skedarëve. Ndërsa vendet që ushtrojnë një lloj censure si Turqia apo Rusia shpesh pohojnë se po e bëjnë për mirëqenien dhe sigurinë e qytetarëve të tyre, kjo në rastin e pornografisë. Faqet pornografike i ndalojnë edhe shtete me demokraci shumë të zhvilluar si Britania.

Published in INNEWS

Në kohët e sotme duket se vendi ynë nuk ka probleme me ujin, pasi bien rreshje dhe përmbytjet janë të shpeshta, po shumë shpejt situata parashikohet të ndryshojë. Vendi do vuajë nga thatësira. Instituti i Burimeve Botërore në një raport thekson se në vitin 2040 Shqipëria do të jetë pjesë e shteteve, të cilat do të vuajnë nga mungesa e ujit, ose siç thotë shpehimisht studimi do jetë “zonë me stres për ujin”.
Sipas të dhënave, Shqipëria bën pjesë e shteteve me rrezik të lartë, ku raporti i mungesës në furnizim me ujë pritet të jetë në nivelet 40-80%, pra gati do të përgjysëmohet sasia e ujit. Edhe pjesa tjetër e Ballkanit do të vuajë të njëjtin fat, Greqia parashikohet të jetë në vendet me “rrezik shumë të lartë”, sikurse edhe vendet e Emirateve të Bashkuara dhe Afrikës Veriore.
Studiuesit parashikojnë se në mesin e shekullit, më shumë se gjysma e njerëzimit do të jetojë në zona të thata. Arsyet janë përdorimi pa kriter i ujit, por dhe ndryshimet klimatike.
Instituti i Burimeve Botërore ka marrë në analizë 167 vende dhe zbulon se 33 do përballen me probleme të jashtëzakonshëm të ujit. Ata këshillojnë se uji duhet të mirëmenaxhohet dhe të disiplinohen konsumatorët, por  dhe të nxiten investitorët për të ndërtuar infrastrukturë, që të ketë sa më pak humbje nëpër rrjete.

Published in INNEWS

Një pjesë e madhe e ushqimeve në vendin tonë janë jashtë kontrollit. E cilësia më shumë varet nga vetë ndërgjegjia e prodhuesit, pasi ka pak inspektorë dhe hallkat e zinxhirit të kontrollit nuk funksionojnë si duhet. Albanian Food Industry me mbështetjen e Fondacionit për një Shoqëri të Hapur ka realizuar një studim të hollësishëm në lidhje me problematikat e sigurisë ushqimore. Ku dhe nga disa monstra që janë analizuar veç frutave dhe perimeve, që rezultojnë të gjitha cilësore, disa kampionë qumështi apo dhe mishi kanë lëndë toksike si aflatoksina, mikrobe deri tek ngjyruesit, që përdoren mbi normë. Eksperti Alban Zusi sqaron për IN News kategori tregtarëve anonimë janë më problematikët.
Në kushtet që shumë hallka të kontrollit nuk funksionojnë ose nuk kanë kapacitete inspektorësh që të kontrollojnë gjithë tregun Zusi rekomandon një zgjidhje tjetër më europiane, që lidhet me parandalimin e problematikave të tilla. “AKU pak inspektorë dhe makina. Vendet europiane kanë ngritur grupe konsulence më shumë, jo kontolli ndaj dhe parandalojnë në kohë situata problemtike,” tha Zusi për IN News.
Deri sa institucionet përgjegjëse të reflektojnë për të zgjidhur problemet Alban Zusi iu drejton këtë këshillë konsumatorëve: “Blini tek kompanitë e mëdha dhe serioze e merrni kuponi se aty e kuptoni që janë fabrika legale e siguria është më e lartë!”

Published in INNEWS

Pasuria jo gjithnjë përputhet me jetëgjatësinë e këtë e faktojnë rezultatet e analizave midis vendeve të pasura dhe atyrë të varfra pas një studimi të kryer nga Harvard Magazine.
Mos prisni që të qëndrojë gjithnjë legjenda urbane se ku ka të pasur ka jetë më të gjatë, pasi harta e përpiluar nga Reddit, tregon vendet ku jetëgjatësia nuk lidhet domosdoshmërisht me pasurinë e tyre. Pra nuk është e thënë që një vend që renditet në vendin e 50-të në PBB për frymë, duhet gjithashtu të radhitet në vendin e 50-të për jetëgjatësi. Fakt konkret është Shqipëria, që është 103-ta në PBB-në për frymë, pra hyn në listën e vendeve shumë të varfra, por ka jetëgjatësi shumë të lartë duke u renditur e 37-ta në botë. Përpiluesi i hartës në Reddit shkruan që ka një jetëgjatësi shumë më tepër në krahasim me një vend të zhvilluar.
Ndoshta kjo është për shkak të një shpërndarjeje të barabartë të pasurisë, apo klimës së mrekullueshme, apo dietës mesdhetare, por çfarëdo që po bën Shqipëria, po e bën shumë mirë, - thuhet në shkrim.
Edhe Guinea është një tjetër shembull ekstrem. Është e 51-ta në PBB për frymë pra e pasur dhe e 171 për jetëgjatësinë, ndër më të ulëtat në botë. Shkak janë politikat e dobta shëndetësore dhe numri shumë i ulët i spitaleve.

Published in INNEWS

Për herë të parë në vendi tonë është realizuar një studim i plotë mbi grupet dhe familjet kriminale. Të dhënat janë mbledhur dhe analizuar nga dy ekspertë më të mirë të fushës Fabjan Zhilla dhe Besfort Lamallari, me mbështetje e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Studimi nxjerr në pah se thuajse në të gjitha qytetet kryesore të vendit ka grupe të strukturuara kriminale të cilat kanë kontroll territori dhe janë fokusuar kryesisht në trafikun e narkotikëve, gjobëvënien dhe mbledhjen e borxheve.
Janë zbuluar rreth 40 grupe dhe familje mafizoze, ku një pjesë e madhe dyshohet se janë të lidhura me biznesin apo dhe segmente të shteti.

Tiranë
Në Tiranë mendohet se veprojnë të paktën 3 organizata kriminale shumë të fuqishme, të cilat kanë një shtrirje kohore të aktivitetit kriminal të hershëm. Organizata e parë i ka fillimet, që në 1994 dhe aktivitetit të saj është pastrimi i të ardhurave kriminale të mafies ndërkombëtare. Organizata e dytë dyshohet të ketë të paktën 27 anëtarë dhe ka si objekt kryesor trafikun e narkotikëve, gjobëvenien dhe mbledhjen e gjobave për të tretët. Organizata e tretë hamendësohet të jetë më pak në numër dhe më pak aktive, por me investime të rëndësishme në fushën e minerareve.

Shkodër
Në Shkodrër të veprojnë të paktën 4 “familje” të mëdha të cilat janë përfshirë në aktivitete kriminale, kryesisht në trafikun e narkotikëve, armëve dhe qenieve njerëzore. Nga ekspertët mendohet se Shkodra mund të jetë “hambari” i ardhshëm i rritjes së kanabisit dhe se mund të rrezikojë rëndë stabilitetin e kësaj zone duke pasur parasysh ekuilibrat e brishta sociale në këtë rreth.

Durrës
Në qytetin e Durrësit diskutohet që të kenë investime shumë grupe kriminale të cilët vijnë nga i gjithë vendi duke shërbyer dhe si pikë takimi apo edhe strehimi për shumë prej tyre. Mendohet që në Durrës aktualisht të jetë ri-aktivizuar një organizatë kriminale e drejtuar nga individë më precedentë të mëparshëm penal dhe gjithashtu vepron një “familje” e njohur në botën e krimit dhe me influencë jo vetëm në aktivitete tregtare por dhe aktivitete sociale.

Vlorë
Karakteristikë e grupeve kriminale të qytetit të Vlorës është se në dallim nga grupet të cilat ishin aktive në vitin 92-99 ato të Zani Caushi, Kakami apo Gaxhai nuk ka më territore të ndara. Vihet re që vrasjet në qytetin e Vlorës janë të shumta dhe këto vrasje në përgjithësi nuk janë për çështje territori, por për zonat e influencës në rrjetet ndërkombëtarë të narkotikëve dhe armëve në vendet e BE.

Fier
Ndërsa Fierit mendohet të jenë aktive organizatat më të sofistikuara dhe më të qëndrueshme në të gjithë historinë e tranzicionit politik në Shqipëri.
Grupet kriminale në Fier, në ndryshim nga qytetet e tjera bazohen jo vetëm në lidhje gjaku dhe shoqërore por mbi të gjitha në lidhje komunitare, komuniteti kosovar dhe çam. Së fundimi ka dyshime se drejtues organizatash kriminale në vendet e BE kanë investuar në këtë qytet të ardhurat e tyre kriminale dhe se po zgjerojnë ndjeshëm influencën e tyre edhe pranë partive politike, sidomos atyre të vogla.

Berat
Berati mendohet të jetë një qytet ku krimi i organizuar ka investuar për një kohë të gjatë dhe vazhdon të jetë aktiv. Dyshohet se organizatat kriminale në këtë qytet janë kryesisht lokale të mbështetura në lidhje të forta familjare dhe shoqërore. Kanë influencë të paktën 3 “familje” me precedentë të fortë kriminalë.

Elbasan
Edhe qyteti i Elbasanit vazhdon të mbetet një pikë e nxehtë ku aktiviteti i krimit të organizuar vazhdon të jetë prezent edhe pas shkatërrimit të dy bandave famëkeqe të “Mandelës” dhe “Tan Kateshit”. E vrasjet serial që nisën në 2016 e faktojnë këtë. E ndryshe nga qytet e tjetra këtu ka një specifikë, pasi një trend i rrezikshëm po vërehet në këtë qytet. Organizatat e grupeve kriminale në qytet po imitohen nga grupe të rinjsh në zonat rurale.

Published in INNEWS
Wednesday, 29 November 2017 16:08

Një zgjidhje për pacientët skizofren [VIDEO]

Pacientët që vuajnë nga skizofrenia tashmë mund të kenë avatarë të cilët imitojnë zërat në kokën e tyre në mënyrë që ata të përballen me torturën që zien tek ta.

Një terapi eksperimentale për njerëzit që vuajnë nga skizofrenia duket të jetë shumë premtuese që në fazat e para të saj.

Kjo terapi I vë pacientët përpara një avatari kompjuterik I cili I jep zë mendimeve torturuese që ata kanë.Shkencëtarët britanikw kryen një provë duke krahasuar terapinë me avatar me një formë terapie këshillimi.  Pas 12 javësh ata zbuluan se avatrët rezultuan më efektivë në reduktimin e halucinacioneve  apo zërave në kokën e pacientëve.Kërkime të mëtejshme janë të nevojëshme për të parë ndikimet e kësaj përqasjeje edhe më gjerë, ndaj terapia nuk është akoma e mundur për popullsinë.Por nëse pas kërkimeve të mëtejshme kjo medtodë rezulton e sukseshme, ekspertët thonë se terapia me avatarë do të ndryshojë rrënjësisht mënyrat e trajtimit për shumë pacientë rreth botës. Skizofrenia është një crregullim psikiatrik që prek rreth 1 në 100 njerëz në të gjithë botën. Simptomat më të zakonshme janë deluzionet dhe halucinacione dëgjimore. Zërat që pacientët dëgjojnë në kokën e tyre janë fyes, torturues dhe kërcënues duke ju shkaktuar stress dhe ankth pacientëve.Trajtimet me barna mund t’I reduktojnë simptomat në shumicën e pacientëve por rreth 1 në 4 vajzhdojnë t’i kenë halucinacionet. Ky studim I publikuar në gazetën “The Lancet Psychiatry” përfshinte 150 pacientë në Britani të cilët vuanin nga skizofrenia për rreth 20 vjet dhe kishin patur halucinacione dëgjimore shumë shqetësuese për më tepër se një vit. Nga këta paciente, 75 u trajtuan me terapinë avatar dhe 75 me terapi këshillimi. Tom Craig, pofesori i cili drejtoi studimin tha se rezultatet dhanë prova se terapia me avatar përmirëson ndjeshëm halucinacionet dëgjimore.

 

 

Published in MED+