Deputeti i PD-së, Bardh Spahia i cili së bashku me kolegë të tjerë u është bashkuar protestueve para Gjykatës së Apelit në Shkodër ka thënë se kjo protestë për lirimin e qytetarëve kukësianë është përgjigjia e merituar për këtë shtet kriminal, pasi ata protestuan për një të drejtë të tyre dhe arrestimi ishte i paligjshëm. Ai bëri dhe një paralajmërim të “frikshëm” kur tha se shqiptarët janë në prag të revoltës.

“Kjo qeveri, kjo bandë kriminale po merr përgjigjen më të mirë, vala e protestës do të vazhdojë. Ka një mijë arsye për të cilën qytetarët shqiptarë janë në prag të revoltës”, ka thënë për ‘Fax News’ Spahia.
Ai tha gjithashtu se Shkodra si djep i demokracisë është e parë kur vjen punë për të ngritur krye kundër shtypjes.

Published in INNEWS

Partia Demokratike duket se është skeptike sa i takon rekomandimit të Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Deputetja e PD, Jorida Tabaku, nw nw postim nw rrjetin social FB shprehet se është hera e tretë që Brukseli rekomandon çeljen e negociatave, ndërsa thekson se rekomandimi me kusht është dështim për qeverinë.

Postimi i plotë

Komisioni rekomandon për herë të tretë hapjen e negociatave.
Shqipëria e nisi rrugëtimin e saj në Europë që nga dita e parë e ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike në vitin 1992. Kjo si pasojë e një vokacioni të brendshëm të shqiptarëve të cilët zgjodhën hyrjen në Europë përballë perdes së hekurt që kish vendosur diktatura komuniste në vend.

Sot, pas 27 vitesh Shqipëria ende kërkon të ndërtojë të ardhmen e saj brenda Bashkimit Europian, por qeveria që e drejton prej pesë vitesh vazhdon të qëndrojë në vend-numëro.
Rekomandimi për hapjen e negociatave me kusht që iu dorëzua sot qeverisë Rama është një dështim i asaj çfarë qeveria premtoi këtu e pesë vite të shkuara. Por një dritë jeshile e Europës që ende shpreson se rekomandimi i kushtëzuar do të bëjë më përgjegjëse qeverinë aktuale karshi ëndrrës dhe dëshirës së shqiptarëve.

Raporti evidenton qartë se Komisioni do të vëzhgojë imtësisht ritmin aktual të reformës në drejtësi si një pikë kyçe e një shteti ligjor, sikundër i rikujton qeverisë pesë prioritetet të cilat zënë vend të veçantë në bilancin e vendit përballë Europës.

Ndonëse përballë këtyre sfidave deri më tani qeveria është dorëzuar. Mjafton të kujtojmë se përpjekjet e qeverisë ndaj pesë prioriteteve të BE-së (reforma e sistemit të drejtësisë, reforma e administratës publike, lufta ndaj korrupsionit, lufta ndaj krimit të organizuar, dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut) janë të barabarta me zero.

Mjafton të kujtojmë se përpjekjet e qeverisë për zbatimin e reformës në administratë publike janë në fakt përpjekje të qeverisë për të “marrë tepsinë për veten e saj”. Beteja e qeverisë ndaj krimit të organizuar në fund të ditës është shndërruar në një betejë të qeverisë për të mbrojtur ish ministrin e brendshëm të akuzuar për bashkëpunim në trafikimin e lëndëve narkotike.
Jo më larg se një ditë më parë, ministri i brendshëm Xhafaj doli përkrah kryebashkiakut Sejdini që akuzohet për përfshirje në grupet kriminale. Ndërkohë që krimi i organizuar godet në forma inceneratorësh dhe jo vetëm qytetarët shqiptarë si në xhepat e tyre ashtu edhe në cilësinë e jetës. Pa folur më pas për mbrojtjen e të drejtës së pronësisë (përfshirë në të drejtat e njeriut) ku qeveria angazhohet të nxjerrë ligje në kundërshtim me të Drejtat e njeriut.

Për ta thënë më qartë; duhet një përpjekjet titanike nga qeveria për të kaluar këtë hendek! Kjo është hera e tretë që Shqipërisë i sugjerohet nga Komisioni hapja e negociatave. Në 2013 u rekomandua marrja e statusit të vendit kandidat dhe hapja e negociatave por vendet anëtare vendosen vetëm për marrjen e statusit të vendit kandidat. Në nëntor 2016 përsëri komisioni rekomandoi hapjen e negociatave me kusht zbatimin e plotë të reformës në drejtësi mbas ndryshimeve kushtetuese të miratuara me konsensus.

Partia Demokratike beson se Shqipëria e ka vendin në Europë, për sa kohë të jetë në opozitë nuk ka për ta penguar këtë proces. Përkundrazi, siç e ka treguar do ta mbështesë pa hezitim. Ndonëse edhe një herë i takon përgjegjësia forcës qeverisëse për të bindur vendet anëtare.

Published in INNEWS

Ndërsa Kryeministria përgënjështroi lajmin se kryeministri Rama nuk kishte plan të shkonte në Shkodër duke thënë se ishte sajesë e PD, selia blu reagon.

Në një deklaratë për mediat PD shprehet se Rama u fsheh nga shkodranët dhe se gënjeu kur tha se nuk kishte plan të shkonte në Shkodër.
Më tej në deklaratë thuhet se Kryeministria I kishte çuar axhendën gazetarëve të Shkodrës dhe u bën thirrje mediave të publikojnë mesazhet e shpërndara nga Kryeministria. PD shprehet se gazetarët e Vlorës u lajmëruan për vizitën e Ramës 10 minuta para nisjes.

Reagimi i plotë:
Edi Rama u fsheh si frikacak sot nga shkodranët, duke anulluar vizitën e bërë publike një ditë më parë nga mediat e kontrolluara prej tij.

I çekuilibruar psikologjisht, për shkak të protestave që po e ndjekin deri tek dera e shtëpisë, Edi Rama gënjeu sot publikisht shqiptarët, kur tha se nuk kishte në plan të shkonte në Shkodër, por në Vlorë.

Kryeministria e ka shpërndarë njoftimin për axhendën e Edi Ramës në Shkodër tek disa nga gazetarët që mbulojnë aktivitetin e Ramës, tek Partia Socialiste e Shkodrës dhe deputetët e saj.

PD u bën thirrje mediave të publikojnë mesazhet e shpërndara nga kryeministria, të jenë në lartësinë e misionit të tyre për të informuar publikun me vërtetësi dhe paanshmëri.

Propaganda bajate nuk e mbulon dot as frikën e Ramës as nga shqiptarët, as faktin se, në çoroditje e sipër nga protesta e shkodranëve, gazetarët e Vlorës u lajmëruan me urgjencë nga Bashkia për praninë e Ramës në ceremoni vetëm 10 minuta para nisjes së saj.

Published in INNEWS

Partia Demokratike përmes një njoftimi për mediat ka shprehur mbështetjen e saj për ndërhyrjen ushtarake të perëndimit në Siri.

“Partia Demokratike mbështet vendosmërisht goditjen ushtarake të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës kundër armëve kimike të regjimit kriminal në Siri. Përdorimi i këtyre armëve kimike rikonfirmoi se regjimi i Asad-it është në gjendje të ndërmarrë veprimet më ç’njerëzore kundër popullsisë së pambrojtur, nëse nuk përballet me pasojat më të rënda.

Partia Demokratike e vlerëson si plotësisht legjitime ndërhyrjen e sotme ushtarake të aleateve tanë dhe shpreh mbështetjen e plotë dhe të vendosur për Presidentin Trump, Kryeministren May dhe Presidentin Macron, në aktet e ndërmarra për të ndëshkuar krimet monstruoze, për të mbrojtur popullsinë siriane nga sulmet me armë kimike dhe në përpjekjen për siguri dhe paqe në rajon dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e partisë më të madhe opozitare në vend.

Published in INNEWS

Çështja e protestuesve të Kukësit, 11 prej të cilëve vijojnë të jenë të arrestuar ka shkaktuar debate edhe mes deputetit të PD-së Romeo Gurakuqi dhe zvkryeministres Senida Mesi.

Gjatë tryezës së përbashkët me ambasadorin britanik Duncan Norman në Shkodër Gurakuqi i kërkoi Mesit të jepte shpjegime për arrestimin e 11 protestuesve dhe tarifën e Rrugës së Kombit.

Debati vijoi edhe më tej kur Gurakuqi kërkoi që Mesi të mos largohej nga tryeza.

Zvkryeministrja u shpreh se duhet të nisej për në Tiranë për shkak të një takimi tjetër çka tensionoi situatën para ambasadorit.

E pranishme në tryezë ka qënë edhe kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi e cila tha se qeveria ështëe lidhur me krimin dhe trafikimin e drogës në rang ministrash.

Published in INNEWS

Partia Demokratike përmes një postimi në rrjetin social facebook ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Rama sa i përket taksës tek Rruga e Kombit. Në videon e publikuar të titulluar ‘Sa na kushton Edi Rama’ PD tregon dhe bën diferencën sesi paguhet në shtete të ndryshme.

PD shprehet se Rama u ka marrë shqiptarëve 800 milionë dollar nga taksa e qarkullimit për mirëmbajtjen e rrugëve.

Një ditë më parë kryedemokrati Basha bëri thirrje për mosbindje civile dhe që shqiptarët të kundërshtojnë duke mos paguar taksat.

Postimi i plotë:

Edi Rama grabit shqiptarët për të pasuruar konçesionarët!
Edi Rama u ka marrë shqiptarëve 800 milionë dollarë nga taksa e qarkullimit për mirëmbajtjen e rrugëve, por tani kërkon të na grabisë sërish me taksën e Rrugës së Kombit.

 

Published in INNEWS

Opozita një ditë më parë lajmëroi mosbindje civile në shumë aspekte. Po sot është vënë re se demokratët nuk kanë marrë pjesë më komisionet parlamentare. 

Mësohet se të paktën në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë nuk ka qënë prezent asnjë deputet i PD-së. Ndërsa LSI me sa duket do të jetë në korent të zhvillimeve dhe është mjaftuar vetëm më “dërgimin” e deputetit Edmond Haxhinasto.
Gjithësesi ky mund të quhet hapi i parë i mosbindjes, pasi opozitarët kanë plan të vijojnë protestat dhe madje kanë propozuar dhe mospagimin e taksave.

Published in INNEWS


Partia Demokratike, ka vijuar akuzat kundër deputetit socialist Alket Hyseni, të cilin thotë se prokuroria duhet ta marr në hetim për akuzën adresuar ndaj tij për grabitjen e 11 mijë metrave katrorë në Dhërmi.Në një deklaratë për mediet nga selia blu, deputeti Ervin Salianji tha se kryeministri po përdor dy standarde për të bërë drejtësi.

Salianji:
Alket Hyseni e ka siguruar pronën nga një i arrestuar vitin e kaluar për falsifikimin e dokumenteve, në kohën kur Hyseni drejtonte Task forcën për pronat e Bregut në Jug. Pra, Alket Hyseni e dinte konfliktin për këtë pronë, por sërish e bleu pronën e tjetërsuar me dokumente të falsifikuar për më shumë se 200 milionë lekë. Më pas pronën ia kaloi një firme, që siç rezulton nga dokumentet është e babait të tij.
Sipas kësaj force politike grabitjet e pronave bëhen me mbështetjen e Edi Ramës. Opozita i kthehet sërish akuzave se qeveria po tenton të mbyll me çdo kusht çështjen “Tahiri”. Akuzat e PD, janë hedhur poshtë nga deputeti Alket Hyseni, i cili ka sqaruar një ditë më parë se toka në Dhërmi që ai ka në zotërim, nuk është e njëjta me atë që pretendohet. “Hedh një i marrë një gurë në lumë dhe mblidhen një tufë të mençurish, por nuk e nxjerrin dot. Meqë me grupin e parë u shfaq edhe Shqupi, më duhet të bëj një sqarim për të gjithë miqtë e mi, votuesit dhe mbështetësit, si dhe për opinionin publik”-shkroi deputeti socialist. “Akuzat e montuara duke instrumentalizuar një zonjë, i refuzoj me neveri. Nuk e njoh as zonjën dhe asnjë nga familja apo fisi i saj (të paktën në dijeninë time), me të cilët mësova se është në konflikt familjar prej shumë vitesh”-shkruan ndër të tjera Hyseni.

Published in INNEWS

Partia Demokratike përmes deputetit Enkelejd Alibeaj, reagoi sërish sot në lidhje me akuzat e ngritura ditët e fundit, mbi “financimet ruse”.Alibeaj i quajti qesharake akuzat, duke thënë se konspiracion rus nuk e ndihmojnë Edi Ramën për të shpëtuar Tahirin nga burgu.

Deklarata e plotë e PD
Akuzat qesharake për konspiracion rus nuk mund ta ndihmojnë Edi Ramën të fshehë 2 të vërteta të mëdha, se ai po bën gjithçka për të shpëtuar Saimir Tahirin nga burgu dhe se vëllai i tij, Olsi Rama, është një nga peshqit e mëdhenj të kokainës kolumbiane.

Që kur 613 kilogramët e kokainës u kapën me ndihmën e partnerëve të huaj, Kryeministri i vendit është zhdukur nga qarkullimi dhe nuk jep përgjigje se çfarë lidhje ka Olsi Rama me një nga kartelet më të rrezikshme të drogës kolumbiane dhe cili ishte roli i Olsi Ramës në ngarkesën e 613 kilogramëve kokainë të pastër.

Edi Rama hesht dhe nuk u thotë shqiptarëve përse është takuar fshehurazi me Saimir Tahirin të premten paradite në një nga spitalet private të Tiranës. Është detyrim i kryeministrit të vendit të flasë për marrëdhënien e tij me Saimir Tahirin, duke mos mbajtur më peng integrimin europian të vendit. Edi Rama e di shumë mirë se pa i hequr mbrotjen politike ish ministrit të tij të brendshëm, Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Politikën në Shqipëri nuk e ulin poshtë skemat e trasha të Edi Ramës me rusë, spiunazh dhe destabilitet, por është bashkëqeverisja e tij me krimin rreziku më i madh për stabilitetin e Shqipërisë dhe rajonit. Është biznesi i tij familjar me kartelet e kokainës, mbrojtja e Saimir Tahirit dhe shndërrimi i vendit në parajsën e drogës akti më antikombëtar i Edi Ramës.

Published in INNEWS

Partia Demokratike e akuzon kryeministrin Edi Rama se ka takuar fshehtas ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, të akuzuar për lidhjen e tij me trafikun e drogës. Deputetja e PD, Dhurata Çupi deklaroi se kryeministrin e ka pushtuar një heshtje varri pas kapjes së 613 kilogramë kokainë.
Deklarata e plotë
Edi Rama duhet t’u tregojë sa më shpejt shqiptarëve përse e ka takuar dje në mëngjes Saimir Tahirin në një nga spitalet private të Tiranës. Edi Rama duhet të tregojë se për çfarë kanë biseduar për më shumë se 1 orë me ish Ministrin e tij të Brendshëm, i akuzuar për trafik droge. Edi Rama duhet të flasë edhe nëse vëllai i tij fshihet pas kokainës kolumbiane dhe jo t’u shesë shqiptarëve 613 kilogramë kokaine për sapun. Ka një arsye pse Edi Ramën e ka pushtuar një heshtje varri për kokainën, madje as nuk mburret më për kapjen e saj. Arsyeja është se kokat e vërteta të kokainës janë pranë tij, në majat e politikës dhe në gjirin e familjes. Arsyeja është se garancia që ai dhe njerëzit e tij u dhanë kriminelëve të Klanit të Gjirit të Kolumbisë dështoi, sepse ia dogjën partnerët ndërkombëtare. Ndaj Edi Rama sot ndjehet nën presion nga të gjitha anët, çfarë i ka shkatuar një gjendje të rënduar psiqike, për të cilën ai ka tre ditë që viziton spitalin. Edi Rama gjendet mes dy zjarresh. Nga njëra anë ka presionin e trafikantëve, të cilëve u ka shkaktuar një dëm të madh dhe janë të rrezikuar. Nga ana tjetër, është nën presionin e partnerëve ndërkombëtarë. Edi Ramës i është bërë e qartë nga disa qeveri europiane se po nuk u kapën kokat e kokainës, nuk ka Shqipëri në Europë! Edi Ramës i është bërë e qartë se, nëse Saimir Tahirit nuk i hiqet mbrojtja politike, nuk ka Shqipëri në Europë! Por Edi Rama nuk e dorëzon dot as Saimir Tahirin, as Olsi Ramën as Agron Xhafajn, se pastaj do t’i duhet të dorëzohet vetë. Këtë fakt nuk mund ta fshehë as Edi Rama, as matrioshkat e tij, që me përralla me rubla ruse, përpiqen më kot të fshehin të vërtetat kriminale të kryeministrit të vendit. "

Published in INNEWS