Përpara se të lidheni me dikë, duhet të tregoni kujdes për mënyrën si silleni.
Published in MAGAZINA
Një nga gjërat që njerëzit kanë frikë nga  një lidhje është frika ndaj tradhëtisë.
Published in MAGAZINA
Ekspertët, sipas intv.al  kanë vënë në pah gabimet që bëjnë meshkujt kur dalin në takim me një femër që pëlqejnë dhe që mendojnë pse jo  të lidhen me të.
Published in MAGAZINA
Eksperti i marrëdhënieve Michael Masters, autor i “Text Appeal For Guys” është shprehur se "femrat zakonisht nuk ju japin një shans të dytë”. Këtu janë gabimet që ju mund të shmangni  kur i dërgoni mesazh një femre. Mos thoni më pas që nuk ju paralajmëruam. Sipas intv.al ja disa prej tyre:
1. Mos i dërgoni mesazhe me shkurtime
Kohët e fundit, shumica e njerëzve “ përtojnë”, t’i shkruajnë fjalët ashtu si janë, por preferojnë me shkurtime. Të shkruarit një mesazh  është  e rëndësishme, pasi mund të shmangësh ndonjë keqkuptim. Nëse i shkruani me shkurtime, ajo do mendojë se keni mungesë respekti ndaj saj.
2. Ftesat e minutës së fundit
Ftesat e minutës së fundit, nuk janë të këndshme. Prandaj, sipas intv.al sigurohuni disa ditë më parë për t’i bërë  ftesë. Mundohuni t’ja bëni qejfin në këtë mënyrë, pasi do e fitoni më lehtë respektin e saj. Mesazhi ftues duhet të jetë i këndshëm.
3. Mos u tregoni të pavendosur
Femrat  pëlqejnë kur ju merrni përgjegjësi, sepse pavendosmëria si "Kudo që dëshironi të shkoni" ose "Unë mund të ha çdo gjë". Femrat nuk i duan meshkujt të cilët nuk e kanë idenë për të bërë gjëra.
4.  Dhënia e një përgjigjeje me një fjalë
Teksti i saj është me tre paragrafë, ndërsa i juaji me një fjalë. Kjo gjë do e mërziste një femër, prandaj mundohuni të shkuani pak më shumë. E dimë, që meshkujt janë më të prerë për gjërat, por mundohuni.
Burimi: Mensfitness
Përshtati: Anisa Bega
Published in MAGAZINA
Femrat dhe meshkujt kanë mënyrën e tyre si  i mendojnë gjërat.
Published in MAGAZINA
Në një lidhje duhet të tregoheni të kujdesshëm me gjërat që i shprehni të partnerit tuaj.
Published in MAGAZINA

Vajza vini re! Kujdes se me çfarë meshkujsh shoqëroheni! Mund të demoralizoheni ose më keq akoma mund t’ju përdorin vetëm si vegël argëtimi!

Published in MAGAZINA

Me siguri që edhe ju e keni diskutuar me shokët ose shoqet se kush është shteti që ka femra të zjarrta në shtrat.

Published in MAGAZINA

Edhe femrat më të zgjuara, pavarësisht karakterit apo temperamentit të ndryshëm që mund të kenë, bëjnë disa gabime me partnerin , që mund të dëmtojnë rëndë marrdhëniet e tyre... Më poshtë po jua listojmë cilat janë këto gabime, në mënyrë që të keni mundësi ti shmangni në të ardhmen.

1.Përpiqet të zgjidhe problemet e partnerit
Megjithëse kjo mund të duket një ide e bukur, ndërhyrja e tepërt në punët e partnerit do ta bëjnë atë të ndihet i paaftë. Prandaj më mirë këshillojeni partnerin se sa të mundoheni të zgjidhni problemet në vendin e tij.

2.Mendon se lidhjet e tij të vjetra janë ende të rëndësishme për të
Krijimi i skenave të xhelozisë për ish-et e tij pa ndonjë shkak të vërtetë, vetëm do të dëmtonin mardhëniet tuaja. Prandaj mos flisni me të për historitë e tij të kaluara. Ndërsa ai ju ka zgjedhur ju, do të thotë që jeni më e rëndësishmja për të.

3. I bindet partnerit për çdo gjë
Ka shumë femra, të cilat megjithëse të arsimuara mirë dhe me karrierë, nuk guxojnë ti kthejnë fjalën partnerit të tyre. Ky është gabim. Meshkujve ju pëlqejnë femrat me vetbesim he që dinë të mbrojnë argumentet e tyre. Sigurisht ndonjëherë mund të lëshoni pe, por jo ta bëni këtë rrugë...

4. Nuk ndryshon asgjë në jetën e saj pas lidhje me partnerin
Ndryshe nga problemi i pikës më sipër, ka femra të cilat megjithëse në lidhje, nuk ndryshojnë asgjë në jetën e tyre. Vazhdojnë të rrijnë shumë gjatë në punë e të dalin me miqtë apo kolegët duke e lënë partnerin pas dore. Tani që jeni 2, duhet të mësoni të rruani ekuilibrat e duhur dhe ti kushtoni kohën e duhur njeriut tuaj të zemrës.

5. E krahason atë me ishin e vet
Ky është një ndër gabimet më të mëdhaja. Mos i përmendni atij detaje për ishin tuaj, e qa më tepër të bëni krahasime, pasi do ta bëni atë të ndihet inferior dhe i parëndësishëm.

6. Akoma ëndërron për mashkullin ideal
Mashkulli ideal nuk ekziston. Çdokush ka të mirat dhe të metat e veta. Nëse vërtetë e doni partnerin tuaj, mësoni ta vlerësoni për atë që është dhe ti evidentoni gabimet por pa e lënduar.

Published in MAGAZINA

Të lani flokët tuaj në mënyrë të përditshme nuk është shenjë kujdesi. Përkundrazi, folikulat e flokëve prodhojnë një lëndë natyrale të quajtur sebum i cili mbron flokët tuaj prej agjentëve të jashtëm. Duke i larë kaq shpesh, kjo lëndë fillon të zhduket duke i bërë flokët tuaj të brishtë. Për një flok dhe lëkurë të shëndetshme të kokës ja se çfarë duhet të keni parasysh:

Një pjesë e mirë e shampove kanë në përbërjen e tyre klorur sodiumi, që nënkupton kripë dhe mund të shkaktojë tharjen e lëkurës.

Në përmbajtje ato kanë edhe përbërës si parabeni ose urea-formaldehyde të cilat me kalimin e kohës janë përgjegjësit kryesore të rënies së flokëve. Lexoni me kujdes përbërësit që ta shmangni këtë proces të padëshiruar.

Pigmentet të cilët nuk janë natyralë, të përdorur në shampot kolor(me ngjyra) mund të shkaktojnë kruarje dhe acarim të lëkurës.

Prania e sulfatit në larjen e shpeshtë të flokëve i bën ata më të thatë e më të dobët, edhe në krehje.

Substancat hidratuese të shampos mund të pengojnë rritjen e folikulave dhe të bllokojnë oksigjenin në rrënjën e flokëve duke ngadalësuar rritjen e tyre në rast e teproni me larje të përditshme të flokëve.

Published in MED+