Të gjitha gënjeshtrat dëmtojnë rëndë lidhjen tuaj, por këto 3 gënjeshtra do ta shkatërrojnë atë:

1. Gjithçka është në rregull

Kur diçka është duke ju penguar ju duhet të flisni rreth atij problemi. Ndoshta ju po i largoheni grindjes apo jeni lodhur duke diskutuar, ndoshta jeni e lodhur apo e zënë me punë dhe nuk keni kohë. Mirëpo në vend që të thoni “gjithçka është në rregull” kur nuk është, thoni kjo po më pengon mua do të flasim pas punës rreth kësaj.

2. Bëj ç’të duash, mua nuk më intereson

Ndoshta ndonjëherë vërtetë nuk jeni e interesuar dhe dëshironi të lini vendimin në duart e tij por nëse ju intereson mos i ikni kompromisit, transmeton living.al. Thoni atë që ju mendoni se është e drejtë dhe dialogoni për një zgjidhje të pëlqyeshme nga të dy palët.

3. Në rregull do të qëndroj me ty sonte

Nëse situata mes jush është e tensionuar dhe ju keni nevojë për kohë larg tij, thoni këtë. Nëse qëndroni me të dashurin në një situatë të tensionuar, pa dëshirën tuaj, do të fillojnë grindjet mes jush.

Published in MAGAZINA

Meshkujt nuk janë gjithmonë të zotët për të shprehur ndjenjat e tyre kur bie fjala për dashurinë. Pavarësisht tipeve të ndryshme të meshkujve, ata e kanë të vështirë të pranojnë atë çka ju thotë zemra e tyre, e për më tepër po aq të vështirë tia shprehin dashurinë femrës që duan.

Nëse është një mashkull që ty të pëlqen por nuk arrin të kuptosh nëse edhe ai është i dashuruar me ty, më poshtë po ju sjellim 5 sinjale që do të ndihmojnë të kuptosh më mirë ndjenjat e tij.

1. Ai të dërgon mesazhe pa kuptim vazhdimisht
Sa më të shpeshta të jenë mesazhet e tipit “të pakuptimta” , aq më shumë i dashuruar është ai pas teje. Për shembull nëse të shkruan se ai është duke pirë një margarita apo se sapo pa një mace që i ngjan maces tënde, ai në të vërtetë do të thotë se “ Unë e mbaj mend se ti më the që të pëlqen margarita” dhe se “ unë se kam problem që ti ke mace”. Por thellë thellë ai po të thotë se të dëshiron që të të ketë pranë e se do të ndajë me ty çdo gjë e çdo çast.

2. Ai të telefonon pa arsye
Dije se ka tre arsye pse një mashkull telefonon: për punë, për raste urgjencash apo kur dëshiron të dëgjojë dikë që i intereson. Nëse ai të telefonon thjesht e pa ndonjë arsye, do të thotë se ai do të dëgjojë zërin tënd, se e merr malli për ty dhe se me të vërtetë të do.

3. Ai nuk merr më mesazhe dhe telefonata të tjera kur është me ty
Nëse ke vënë re se mesazhet dhe telefonatat hyrëse të tij, në kohën kur është me ty janë pakësuar, dije se kjo është një shenjë shumë pozitive që tregon se ai mund të ketë ndërprerë marrdhëniet me ish të dashurat e veta dhe se e vlerëson shumë kohën kur është me ty.

4. Ai të kërkon këshilla dhe ndihmë
Një mashkull në përgjithësi e ka shumë të vështirë të ndryshojë stil dhe nëse ai kërkon këshilla prej teje, do të thotë se do të përshtatet me ty dhe dëshiron që ti ta pëlqesh. Ai mund të të pyesë gjëra nga më banalet të tipit: “ A më shkon kjo bluzë?”, “ A e kam shkruajtur bukur kartolinën për ditëlindjen e vëllait?” apo “A do më ndihmosh me blerjet e shtëpisë?”. Këto lloj pyetjesh meshkujt i bëjnë nëse vërtetë pëlqejnë dikë.

5. Ti dëgjon nga miqtë e tij se ai ka ndryshuar
Miqtë e tij e njohin atë shumë mirë, prandaj nëse në një takim të përbashkët dëgjon se ata po e shajnë pasi ai ka ndryshuar dhe se është distancuar, duhet ta kuptosh se ai ka rënë brenda dhe se nuk ka pasur as guximin tua thotë miqve të vet. Tani je ti ajo me të cilën ai do të ndajë kohën e vet dhe se je ti personi me të cilën ai do të ndajë ndjenjat e veta.

Published in MAGAZINA

Të shkosh të jetosh me të dashurin tënd, është një moment i shënuar në lidhjen tuaj. Në bashkëjetesë, duhet të keni parasysh se po jetoni me njeriun që doni dhe nuk po ndani thjesht shtëpinë me një shok dhome. Ndonjëherë bashkëjetesa e vret romancën, por është e mundur që dhe në një situatë të tillë, të ruani shkëndijat në lidhjen tuaj. Ki mendjen! Ka gjashtë mënyra se si bashkëjetesa mund ta vrasë romancën:

6 mënyra si bashkëjetesa vret romancën dhe si t’i luftosh ato

1. Është më e thjeshtë për të neglizhuar kohën cilësore. Përderisa teknikisht ju tani e takoni njëri-tjetrin çdo ditë, bëhet më e vështirë të kujtoni ta bëni këtë kohë që keni bashkë të ketë vlerë. Kur nuk jetonit bashkë, kur takoheshit shkëmbenit ledhatime teksa shikonit televizor, ose dilnit për një shëtitje dorë për dore e të tjera si këto. Por, qëkurse fillon të bashkëjetosh, veç kur e gjen veten duke ngrënë vetëm në një tabaka para televizorit, ose njëri në kuzhinë, tjetri në dhomën e ndenjes. Ose kur vjen puna te shtrati, secili merr librin e tij të preferuar për të lexuar, ose ia fut direkt gjumit, i lodhur nga puna. Të mirat e të jetuarit bashkë janë të shumta, por mund të rrezikojë romancën tuaj.

2. T’u shpëtosh detyrave, nuk do të thotë një “jo”. Kjo është një hapësirë të cilën juve e ndani bashkë, kështu që nëse nuk kujdeseni për të në mënyrë të barabartë mund të krijojë një të çarë të vërtetë në lidhjen tuaj sepse mund të tingëllojë si një mungesë respekti. Megjithatë, nëse ai një mbrëmje nuk do të lajë enët, sepse është lodhur shumë në punë, kjo nuk do të thotë se po u shmanget detyrave të tij. Ndoshta vërtet është i lodhur, por herës tjetër do jetë pa diskutim i gatshëm të mbajë përgjegjësitë e tij.

3. Duke kaluar shumë kohë me miqtë, do të thotë më pak kohë për veten tuaj. Meqë tani jetoni bashkë, kjo nuk do të thotë se nuk mund të dilni në një takim si çift, diku jashtë. Nga frika se mos fyejnë miqtë e tyre apo i takojnë shumë rrallë, çiftet që bashkëjetojnë dalin në grup me miq dhe jo vetëm, sepse nuk duan që të mendojnë se ata po rrinë vetëm me njëri-tjetrin dhe i kanë harruar miqtë. Por nuk duhet tepruar ama, sepse edhe në këto kushte ende keni nevojë të dilni bashkë, vetëm ju të dy.

4. Rehatia është e mirë, por rehatia e tepër mund ta vrasë kohën tuaj seksi. Po, lejohet të jesh një qenie njerëzore në shtëpinë tënde, por do ama edhe një grimcë misteri (të paktën ndonjëherë). Nëse partneri yt të sheh në mënyrë të vazhdueshme të djersitur, me maska në fytyrë dhe duke gogësitur, nuk do të dukesh më si e dashura seksi me të cilën ai ka shkuar të jetojë, por si shoqja e tij e dhomës. E njëjta gjë vlen edhe për të! Thjesht pse po jetoni bashkë, kjo nuk do të thotë se ai nuk duhet të kujdeset më për veten, t’i lë flokët pa prerë apo të mos heq mjekrën.

5. Mos e lini seksin për nesër, ndryshe kurrë nuk do të vijë. Sigurisht, ka momente kur jeni shumë të lodhur që të bëni seks, por nuk duhet që kjo të bëhet rrugë. Mund të bëni diçka për ta evituar këtë... Gjatë ditës dërgojini njëri-tjetrit mesazhe “të pista” si dhe fantazoni për një mbrëmje të zjarrtë seksi. Kjo do t’ju ndihmojë t’ju rritet dëshira dhe që në darkë të jeni në humor të mirë për seks.

6. Një rutinë për gjithçka, nuk i lë vend spontanitetit. Të jetosh bashkë do të thotë të kesh plane të caktuara. Kush bën dush i pari në mëngjes, kush mund të ndjek programin e tij të preferuar në televizor, kush duhet të punojë deri vonë, kush do të gatuajë darkën. Por se keni një rutinë të nevojshme, kjo nuk do të thotë se nuk mund të jeni spontanë dhe ta mbani gjallë shkëndijën e pasionit. Ai mund të vijë në shtëpi dhe të të surprizojë me një tufë me lule, teksa ti mund ta surprizosh duke gatuar një darkë për të. Kjo do t’ju shpëtonte nga rutina!

Published in MAGAZINA

Edhe femrat më të zgjuara, pavarësisht karakterit apo temperamentit të ndryshëm që mund të kenë, bëjnë disa gabime me partnerin , që mund të dëmtojnë rëndë marrdhëniet e tyre... Më poshtë po jua listojmë cilat janë këto gabime, në mënyrë që të keni mundësi ti shmangni në të ardhmen.

1.Përpiqet të zgjidhe problemet e partnerit
Megjithëse kjo mund të duket një ide e bukur, ndërhyrja e tepërt në punët e partnerit do ta bëjnë atë të ndihet i paaftë. Prandaj më mirë këshillojeni partnerin se sa të mundoheni të zgjidhni problemet në vendin e tij.

2.Mendon se lidhjet e tij të vjetra janë ende të rëndësishme për të
Krijimi i skenave të xhelozisë për ish-et e tij pa ndonjë shkak të vërtetë, vetëm do të dëmtonin mardhëniet tuaja. Prandaj mos flisni me të për historitë e tij të kaluara. Ndërsa ai ju ka zgjedhur ju, do të thotë që jeni më e rëndësishmja për të.

3. I bindet partnerit për çdo gjë
Ka shumë femra, të cilat megjithëse të arsimuara mirë dhe me karrierë, nuk guxojnë ti kthejnë fjalën partnerit të tyre. Ky është gabim. Meshkujve ju pëlqejnë femrat me vetbesim he që dinë të mbrojnë argumentet e tyre. Sigurisht ndonjëherë mund të lëshoni pe, por jo ta bëni këtë rrugë...

4. Nuk ndryshon asgjë në jetën e saj pas lidhje me partnerin
Ndryshe nga problemi i pikës më sipër, ka femra të cilat megjithëse në lidhje, nuk ndryshojnë asgjë në jetën e tyre. Vazhdojnë të rrijnë shumë gjatë në punë e të dalin me miqtë apo kolegët duke e lënë partnerin pas dore. Tani që jeni 2, duhet të mësoni të rruani ekuilibrat e duhur dhe ti kushtoni kohën e duhur njeriut tuaj të zemrës.

5. E krahason atë me ishin e vet
Ky është një ndër gabimet më të mëdhaja. Mos i përmendni atij detaje për ishin tuaj, e qa më tepër të bëni krahasime, pasi do ta bëni atë të ndihet inferior dhe i parëndësishëm.

6. Akoma ëndërron për mashkullin ideal
Mashkulli ideal nuk ekziston. Çdokush ka të mirat dhe të metat e veta. Nëse vërtetë e doni partnerin tuaj, mësoni ta vlerësoni për atë që është dhe ti evidentoni gabimet por pa e lënduar.

Published in MAGAZINA

Ndarja është e vështirë. Është e vështirë, por mund të ndodhë. Ndonjëherë, mund të duket sikur nuk ka asnjë mënyrë të mirë për t’u ndarë me dikë. Kur duhet ta bëni? Çfarë duhet të thoni?
Disa këshilla se si të ndaheni me dikë në një mënyrë të mirë:

Flisni ballë për ballë

Dhjetë vjet më parë, mendimi i ndarjes me telefon ishte i tmerrshëm. Tani, falë rolit gjithnjë në rritje që teknologjia luan në jetën tonë, nuk është e pazakontë ndarja me sms ose me email. Por nëse doni të ndaheni me dikë në një mënyrë të mirë, ju ia keni borxh atyre që të flisni ballë për ballë. A do të kërkojë kurajë nga ana juaj? Po. Por, kjo do t’ju ndihmojë të mbyllni këtë libër të jetës.

Zgjidhni një vend neutral

Zgjedhja e zakonshme është apartamenti, sepse është një vend privat ku mund të menaxhoni emocionet pa u brengosur. Por, besoni apo jo, ndarja në publik nganjëherë është më mirë se sa privatisht. Një vend neutral është i mirë. Kjo detyron të dyja palët të qëndrojnë të qetë, të ftohtë…

E di se çfarë do të thuash

Ju nuk do të mësoni përmendësh fjalimin e ndarjes, por duhet të jeni në gjendje të shpjegoni pse marrëdhëniet tuaja nuk po funksionojnë dhe pse po i jepni fund.

Jini të patundur dhe të sinqertë pa dëmtuar ndjenjat e tyre

Nuk ka Ndoshta në ndarje. Përpiquni të mos jepni shpresa dhe të bëni të qartë përgjigjien.

Sapo të mbarojë, vendosni kufij

Pas ndarjes, ndjenjat tuaja ndoshta nuk do të shuhen automatikisht – është e natyrshme të vazhdosh të kujdesesh për ish-in. Ju mund të mendoni se gjëja e mirë është t’i pyesni se si janë me një mesazh. Edhe pse është një gjest i mirë në teori, në të vërtetë mund të ketë efekt të kundërt. Nëse vendosni të qëndroni miq, vendosni disa rregulla bazë për marrëdhënien, në mënyrë që të mos kaloni në sjellje të vjetra.

Published in MAGAZINA

Tradhëtitë dhe ndarjet janë kthyer në një fenomen kohët e fundit. Por pas çdo tradhëtie ka disa arsye të caktuara të cilat jo shpesh arrihen të kuptohen në kohë dhe që shkaktojnë përçarje dhe ftohtësi në marrdhënien mes partnerëve.

Në këtë artikull po listojmë disa nga arsyet kryesore që çojnë femrat drejt tradhtisë.

1. Kur femra nuk ka më besim tek partneri i vet
Kur femra nuk ka më besim tek partneri i vet, pasi dallon që ai shpesh e gënjen apo nuk mban premtimet e dhëna, atëherë ajo ndihet e braktisur dhe vetëm, gjë që e bën atë të mendojë se partneri i saj po e tradhton apo nuk e do më si më parë.

2. Kur partneri është shumë posesiv
Ka raste të femrave të cilat ndihen tërë kohës nën presionin dhe kontrollin e tepruar të partnerit të tyre, duke i bërë ato të ndihen pa vetëbesim dhe si të izoluara e jo të lira, situatë kjo që shpesh i shtyn drejt një marrdhënieje tjetër ku ato duan ta ndjejnë veten më të lira dhe të pavarura.

3. Kur partneri nuk mban përgjegjësitë e veta
Ka shumë raste të femrave të cilat përballen me partnerë të papërgjegjshëm, të cilët nuk kujdesen për detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, duke e bërë femrën të ndihet vetëm dhe e pambrojtur, gjë që e çon atë shpesh në kërkim të një partneri tjetër.

4. Kur partneri është shumë moskokëçarës dhe i prirur drejt lirisë së vet
Ka raste kur meshkujt e trajtojnë partneren e tyre si të mirëqënë dhe nuk kujdesen për gjërat apo çështjet e përbashkëta. Gjithashtu këto lloj partnerësh zakonisht janë shumicën e kohës jashtë duke u argëtuar me miqtë e tyre, apo duke kaluar shumë kohë me angazhimet e tyre profesionale. Në të tilla situata, femra shpesh shkon në kërkim të një partneri tjetër, tek i cili dëshiron të gjejë personin me angazhimin dhe dëshirën për ti qëndruar asaj afër, apo me dëshirën për të kaluar kohën së bashku.

5. Kur partneri cakton rregullat dhe vendos për çdo gjë
Rregullat e bashkëjetesës zakonisht caktohen nga të dyja palët, duke respektuar njëri-tjetrin. Por në rastet kur është vetëm mashkulli ai që cakton rregullat dhe që merr të gjitha vendimet, pa marrë mendimin e partneres së vet, atëherë femra ndihet e burgosur dhe ka humbur lirinë e saj. Një situatë e tillë e çon shpesh një femër drejt tradhtisë, për tu ndjerë e lirë dhe e vlerësuar.

6. Kur mungojnë marrëdhëniet intime
Në rast të mungesës së marrdhënieve të mira intime mes partnerëve në një çift, krijohen situata shumë të ftohta ku femra ndihet e padëshiruar dhe që e bën atë të mendojë se partneri i saj ka dikë tjetër. Kjo situatë e shtyn atë shpesh në kërkim të një lidhjeje tjetër.

Published in MAGAZINA

Nëse je në një lidhje, ti duhet ta dish se jo çdo gjë mund ti thuhet mikeshave apo familjarëve.

Pavarësisht se ti mund të kesh nevojë për këshilla, disa gjëra të lidhjes tuaj duhet të mbeten midis jush e mos të përhapen tek të tjerët pasi vetëm mund t’ju dëmtojë. Prandaj në këtë artikull po sjellim një listë të atyre sekreteve të cilat bën mirë mos t’ia thuash askujt:

1. Ju po kaloni një krizë seksuale
Krizat seksuale janë normale në një çift dhe nëse ka një periudhë kur ju nuk bëni seks me njëri tjetrin, mundohu të kuptosh arsyet apo shkaqet që shqetësojnë partnerin tënd, para se këtë fakt tia vësh të ditur gjithë farefisit, pasi partner yt mund të ndihej shumë keq nëse do të mësonte se ti ke folur me të gjithë lidhur me këto probleme intime.

2. Problemet e tua me vjehrrën
Është shumë vështirë të gjesh mirëkuptim gjithnjë me vjehrrën tënde, por bën mirë që mosmarrëveshjet tuaja mos ti përhapësh gjithandej pasi kjo vetëm do të tensiononte situatën tënde me vjehrrën, nëse ajo merr vesh se flet gjithandej keq për të.

3.Fantazitë e tij seksuale
Fantazitë e tij seksuale ti nuk ke pse i ndan me mikeshat apo familjarët e tu, bën mirë ti mbash ti për veten tënde, pasi nëse partneri yt dëgjon se ti ke folur për këtë temë, do të ndihet njësoj sikur ta kishe tradhtuar.

4. Tradhëtia e njërit prej jush
Nëse dikush nga ju ka tradhtuar, kjo nuk është një gjë që nuk mund të kapërcehet lehtë por nga ana tjetër bëj kujdes, pasi në një moment të caktuar njerëzit mund ti përdorin kundra teje apo partnerit tënd informacione kaq konfidenciale.

5. Sekretet e partnerit
Nëse partneri të ka treguar një sekret të rëndësishëm nga jeta e tij, ti nuk duhet ta përhapësh ate tek miqtë dhe famikljarët, përndryshe ai do të humbasë besimin tek ty.

6. Të fshehtat dhe gjendja e tij finaciare
Gjendja e tij financiare si dhe të fshehtat e tij lidhur me paratë, duhet ti dish vetëm ti e jo dikush tjetër. Gjithashtu edhe shpenzimet tuaja për gjëra të ndryshme nuk kanë pse ti dinë të gjithë, ato ju përkasin juve.

7. “Mangësitë” e tij
Askush nuk është i përsosur, prandaj mos pretendo perfeskion nga partneri yt. Nëse ai ka ndonjë mangësi fizike, të tipit “e ka të vogël”, këtë gjë nuk ka pse ta dijë e gjithë shoqëria jote, pasi herët a vonë ai do ta mësojë se çfarë ke thënë për të dhe do të zghgënjehet shumë prej teje. E njëjta gjë vlen edhe për mangësitë lidhur me karakterin apo aspektin psikologjik, prandaj mundohu mos ta tregosh atë “keq” para të tjerëve.

Published in MAGAZINA

Ka kaq shumë rregulla për femrat lidhur me seksin, por nuk i dëgjoni kurrë të njëjtat rregulla për meshkujt. Njerëzit, gjithmonë I këshillojnë femrat gjatë gjithë kohës që të presin edhe pak për të bërë seks e mos hidhen direkt në lojë. Por a është seksi në takimin e parëë për femrat një ide kaq e keqe? Ne themi jo, dhe kemi disa arsye për këtë.

Edhe femrat eksitohen, ok?
Seksi është për kënaqësinë tuaj dhe nuk ken ipse të sakrifikoni për të nëse jeni gati, qoftë edhe në takimin e parë. Jeta është shumë e shkurtër për të luajtur lojra dhe t’i rezishtosh tundimit kohët e sotme.

Do kuptoni nëse keni kimi në shtrat apo jo
Më mirë ta kuptoni që në fillim sesa të zhgënjeheni më vonë!

Do kuptoni qëllimet e tij
Nëse kjo ishte gjithçka që ai donte dhe më vonë zhduket, do e kuptoni se me kë keni të bëni.

Pritja i bën gjërat më të çuditshme
Ju pëlqen të pres derisa të ndihni emocionalisht të lidhur me dikë që më pas të kryeni marrëdhënie, por kjo gjithashtu mund t’i bëjë gjëra tepër të vështira. Ka më shumë rrezik! Ju dëshironi t’i bëni përshtypje njëri-tjetrin. Ju jeni të shqetësuar rreth se si dukeni. Mashkulli yt mund të të pëlqejë aq shumë, por nuk performon mirë në shtrat (nga nervozizmi ndoshta). Dhe pastaj, nëse nuk funksionon, ndjeheni në faj  për këtë.

Nëse doni të bëni seks që në takimin e parë, atëherë bëjeni. Mos u njeni keq dhe mos dëgjoni gjithmonë çfarë mendojnë të tjerët lidhur me këtë.

Published in MAGAZINA

Eshtë shumë tronditëse dhe e skiletshme nëse partneri të akuzon për tradhëti edhe kur keni kaq  shumë vjet që jetoni bashkë... Por ndodh që partneri papritur të fillojë e të krijojë skena xhelozie, për arsye nga më të ndryshmet e të të fajësojë ty për tradhëti.

Si të veprosh në një situatë të tillë?

Këshilla e parë: Mos ju kundërvi partnerit
Në raste të tilla mundohu të shmangësh reagime të tipit: “Çfarë është ky absurd, as nuk dua të diskutoj me ty një temë të tillë”, “Mjaft me këto, po thua budallallëqe”, “Kur do pushosh me këto sajesat e tua pa kuptim?”

Këshilla e dytë : Dëgjoje mendimin e  tij
Konfliktet midis jush dhe ragimet si më sipër e përkeqësojnë situatën. Prandaj në vend që të debatosh e ti kundërvihesh partnerit tënd, mundohu ta qetësosh e të krijosh komunikim me të, duke e pyetur se përse ai e mendon një gjë të tillë.

Këshilla e tretë: Mëso të pranosh edhe ti gabimet e tua
Ndodh shpesh që një ndër arsyet kryesore pse një mashkull mund të të akuzojë për tradhëti të jetë ftohja nga ana jote e kohëve të fundit, për shkak të angazhimeve në punë, fëmijëve, problemeve të ndryshme shëndetësore apo familjare etj. Prandaj është shumë e rëndësishme që ti kërkosh atij falje për pamundësinë ti kesh qëndruar atij afër kohët e fundit dhe binde se kjo gjë do të ndryshojë.

Këshilla e katërt : Largoje frikën e tij duke i treguar se sa shumë e do
Hap  tjetër, pasi të kesh dëgjuar mendimin e partnerit rreth xhelozisë së tij dhe arsyeve pse ai mendon se ti mund ta tradhëtosh, është ta qetësosh atë dhe ti tregosh se është i vetmi në jetën tënde dhe se e do atë po aq shumë sa e ke dashur në fillim.

Këshilla e pestë: Propozoi atij  të kaloni disa pushime vetëm ju të dy
Në situata të tilla, do të ishte tejet e rekomandueshme të largoheshit për disa ditë nga rutina juaj e përditshme për pushime vetëm ju të dy. Ideja e një udhëtimi do ti vërtetonte partnerit se ti e çmon shumë atë dhe se dëshiron të kalosh sa më shumë kohë me të. Pastaj në pushime gjërat shihen me një sy tjetër dhe ka shumë mundësi që ti lini pas krahëve problemet dhe mendimet e tij të pavend.

Eshtë shumë tronditëse dhe e skiletshme nëse partneri të akuzon për tradhëti edhe kur keni kaq  shumë vjet që jetoni bashkë...

Por ndodh që partneri papritur të fillojë e të krijojë skena xhelozie, për arsye nga më të ndryshmet e të të fajësojë ty për tradhëti.

Si të veprosh në një situatë të tillë?

Këshilla e parë: Mos ju kundërvi partnerit

Në raste të tilla mundohu të shmangësh reagime të tipit: “Çfarë është ky absurd, as nuk dua të diskutoj me ty një temë të tillë”, “Mjaft me këto, po thua budallallëqe”, “Kur do pushosh me këto sajesat e tua pa kuptim?”

Këshilla e dytë : Dëgjoje mendimin e  tij

Konfliktet midis jush dhe ragimet si më sipër e përkeqësojnë situatën. Prandaj në vend që të debatosh e ti kundërvihesh partnerit tënd, mundohu ta qetësosh e të krijosh komunikim me të, duke e pyetur se përse ai e mendon një gjë të tillë.

Këshilla e tretë: Mëso të pranosh edhe ti gabimet e tua

Ndodh shpesh që një ndër arsyet kryesore pse një mashkull mund të të akuzojë për tradhëti të jetë ftohja nga ana jote e kohëve të fundit, për shkak të angazhimeve në punë, fëmijëve, problemeve të ndryshme shëndetësore apo familjare etj. Prandaj është shumë e rëndësishme që ti kërkosh atij falje për pamundësinë ti kesh qëndruar atij afër kohët e fundit dhe binde se kjo gjë do të ndryshojë.

Këshilla e katërt : Largoje frikën e tij duke i treguar se sa shumë e do

Hap  tjetër, pasi të kesh dëgjuar mendimin e partnerit rreth xhelozisë së tij dhe arsyeve pse ai mendon se ti mund ta tradhëtosh, është ta qetësosh atë dhe ti tregosh se është i vetmi në jetën tënde dhe se e do atë po aq shumë sa e ke dashur në fillim.

Këshilla e pestë: Propozoi atij  të kaloni disa pushime vetëm ju të dy

Në situata të tilla, do të ishte tejet e rekomandueshme të largoheshit për disa ditë nga rutina juaj e përditshme për pushime vetëm ju të dy. Ideja e një udhëtimi do ti vërtetonte partnerit se ti e çmon shumë atë dhe se dëshiron të kalosh sa më shumë kohë me të. Pastaj në pushime gjërat shihen me një sy tjetër dhe ka shumë mundësi që ti lini pas krahëve problemet dhe mendimet e tij të pavenda.

Published in MAGAZINA

Është një situatë e pasigurt.
Ju jeni në një romancë të re dhe ndiheni shumë mirë me këtë person. Mban erë të mirë. Është i mrekullueshëm në shtrat. E adhuroni të qeshurën e tij/saj. Në të vërtetë, nuk mund të rrini dot pa të.
Deri sa të mundeni.
Një romancë e re është diçka e madhe dhe emocionuese, por ndonjëherë keni nevojë për një hapësirë tuajën. Problemi: Ju nuk doni që personi që po shihni të keqinterpretojë nevojën tuaj për të qënë vetëm si mungesë interesi. Kur partneri fillon të bëhët pak i ngjitur, ja si të kërkoni hapësirën tuaj pa dëmtuar marrëdhënien.

Së pari: Mësoni të vlerësoni pavarësinë tuaj
Shumë njerëz kur lidhen, bien në një rutinë ku çdo moment të ditës e kalojnë së bashku si një çift.
Kjo është gabimi. Nuk është normale ose e shëndetshme që të gjithë kohën e lirë t'ia kushtoni partnerit tuaj. Asnjë lidhje nuk duhet t'ju pengojë të dilni me miqtë, të merreni me hobit tuaj apo interesat ku po investonit. Nëse kjo gjë po ndodh me lidhjen tuaj, situate po bëhët shqetësuese.
Në vend të kësaj, lejo që ky person të kuptojë se ju e vlerësoni pavarësinë tuaj dhe e keni të nevojshme të kaloni kohë vetëm. Jini të qartë se jeni një femër/mashkull i zënë me me punë dhe ndonjëherë, ju duhet koha juaj.

Mos i bini përqark, por tregohuni të drejtpërdrejtë.
Kur dikush që po ju ”mbyt” duke qënë gjithë kohën pas jush, nuk po ju tërheq më, është normale t’I distancoheni. Nuk ka problem.
Por, nëse po flasim për dikë që ju pëlqen vërtet, nuk do ishte e drejtë diçka e tillë. Në vend të saj bëjeni të qartë që në fillim, në mënyrë që mos nisin keqkuptimet.

Thoni se është e rëndësishme që të keni së bashku kohë dhe kohë vetëm
Kjo nuk është e paarsyeshme. Të kesh një jetë jashtë marrëdhënies tënde është diçka e nevojshme - dhe krijimi i kufijve në fillim do të parandalojë lëndimet më vonë. Partneri juaj do ta kuptojnë plotësisht.

Përpiquni ta merrni situatën me ndjeshmëri, jo refuzim
Të gjithë jemi mjaft të pambrojtur në ato muajt e parë të vështirë të takimeve: të pasigurt për atë që po ndodh apo deri ku do shkojnë gjërat. Çdo formë "Unë kam nevojë për hapësirë" mund të duket si fundi i kësaj marrëdhënieje.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, le të flasim për fajin.
Është gjëja që na ndalon që të kemi këto biseda kritike dhe na detyron të rrimë në një pellg të turpshëm të trishtimit dhe të mbytjes.
Nevoja e hapësirës NUK do të thotë që nuk ju pëlqen ky person! Nuk ka asgjë për t'u ndjerë fajtore këtu. Të kesh jetën tënde nuk do të thotë që nuk je për lidhje. Përkundrazi! Në fund të ditës, ju jeni ende ju dhe e dini mirë që çdo gjë ka kohën dhe përkushtim e saj.

Published in MAGAZINA