Ky veprim i Neymar, për ne shqiptarët është më i bukur se golat e tij! 

Published in SHOWBIZ AND GOSSIP

Edhe pse Ajsi Xhaxhaj dëshiron ta lëri pas të kaluarën e saj duket se kjo është e pamundur. E ftuar në shtëpine e IN Tv “Një kat më lart” të moderatorit Ermal Peçi, Ajsi tha se qeshi kur dëgjoi deklaratën e çiftit Bombaj në ekran që ata dëshironin ta adoptonin.

“Unë dhe atëhere edhe tani, prindërit i kam shumë të përkushtuar ndaj meje. E dija që do flisnim për mua. Ishte lule kjo deklarata mes atyrë që kanë thënë”- vijoi Ajsi.

LAJMI_3_BRENDA.jpg

A përballen ata sot me njëri-tjetrin? Ermali e pyet Ajsin si ndihet në këto momente teksa ajo tregon se kjo përballje është pothuajsë çdo ditë e pa evitueshme . Përse? Zbuloni më shumë pas minutes së 17, ndërsa mos humbisni intervistën e plotë në “Një kat më lart”.

Published in SHOWBIZ AND GOSSIP

Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj kanë rrëmbyer një tjetër trofe ditën e sotme. Ata kanë dalë triumfues në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura në Stamboll të Turqisë.
Luiza Gega shpallet kampione në garën e 3000 metrave në turneun e sallave të mbyllura që u zhvillua në kryeqytetin e Turqisë, Stamboll, duke e kaluar e para finishin me kohën 9 minuta e 6 sekonda. Atletja shqiptare e distancave të mesme rrëmbeu medaljen e artë në këtë disiplinë, ku shfaqi supermacinë ndaj rivaleve të saj.
Ky është një tjetër sukses i madh i arritur nga atletja shqiptare në turneun ballkanik “Istanbul Indoor”, teksa një vit më parë në të njëjtin turne rrëmbeu medaljen e artë në garën e 1500 metrave me kohën 4:06:65, që është edhe rekordi kombëtar në këtë disiplinë.

medar.jpg

Nga ana tjetër edhe Izmir Smajlaj është shpallur kampion i Ballkanit. Ai ka kërcyer 7.80 metra, më shumë se të gjithë konkurrentët e tjerë duke marrë kështu vendin e parë. Pas këtij çmimi Smajlaj është kampioni i Ballkanit, pas medaljes së fituar në Beograd.

kamp.png

Published in Sports

Supriza e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës është padyshim Rita Ora, e cila pas pak do të mbajë koncertin e saj në sheshin e Prishtinës. Këngëtarja shqiptare ka mbajtur një konferencë për shtyp para fillimit të koncertit në Prishtinë, me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Bukuroshja ka dhënë një mesazh për të gjithë të rinjtë duke thënë se se bashku duhet të punojmë që ta bëjmë vendin totë krenar. 

“Së pari dua urime pavarësia. Jam shumë e lumtur që gjendem këtu. Mund të isha kudo në botë këtë ditë. Por kam vendosur ta sjell krejt ekipin tim në Prishtinë, në Kosovë. Ne do të organizojmë shoun më të madhe dhe më të mirë ndonjëherë. Jam shume e lumtur të jem këtu”, tha Rita.

“Do të doja ta shëtisja Kosovën, do të doja të njihja shumë vende pasi që kemi kaluar nëpër një udhëtim të gjatë. Kur fillova të merrem me muzikën, pash shumë yje botërore. Unë jam vajzë nga një vend i vogël dhe duhej të të lë shenjë në botë. Por pas një punë të madhe dhe të vështirë kam arritur këtu. Tash po e shoh se sa kam arritur. Mesazhi im kryesor është se keni vetëm një mundësi që të mbaheni në mend. Sa më shumë që jemi të njohur, e bëjmë vendin më të madh. Ne kemi talente të mëdha, si Bebe Rexha dhe Dua Lipa. Bëni sa më shumë dhe argëtohuni duke prezantuar Kosovën”, ka përfunduar Rita.

Dihet se Rita dhe Bebe Rexha kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njera-tjetrën dhe së shpejti pritet të sjellin një bashkëpunim, por nuk ndodh e njëjta gjë me Ritën dhe Duan.

Këto dy të fundit nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njera-tjetrën për shkaqe që nuk dihen, mirëpo është aluduar më parë se arsyeja është “Calvin Harris”, ama kjo nuk e pengon Rita Orën të vlerësojë talenti e Dua Lipës.  

Një nga gazetarët e pyeti nëse Kosova do të kishte ndonjëherë mundësinë që të shihte tre këngëtaret shqiptare, Ritën, Bebe Rexhën dhe Dua Lipën, në një koncert së bashku.  Por përgjigja e Ritës nuk ishte ajo që pritej pasi këngëtarja përmendi Bebe Rexhën me të cilën është shumë mikeshë, ndërsa Dua Lipën e injoroi duke mos e përmendur.
"Ju e dini që ne jemi shumë të zëna. Takova Bebe Rexhën në New York, pasi ajo është mikja e më e mirë, dhe aktualisht është duke realizuar një tur muzikor në mbarë botën. Por, si dihet nëse do të jemi bashkë në një koncert. Kurrë nuk duhet thënë kurrë", është shprehur Rita.

Ne gëzohemi shumë kur artistet shqiptare vlerësojnë njëra-tjetrën!

ritaaa.jpeg

Published in SHOWBIZ AND GOSSIP

Moderatori i “Një kat më lart” Ermal Peçi mirëpriti Ajsi Xhaxhaj në studion e tij. Duke folur për të kaluarën e saj, Ajsi tha se kanë abuzuar shumë me të, sidomos portalet. E emocionuar ajo thotë se familja i ka qëndruar shumë pranë duke i dhënë forcë për të përballur çdo gjë në lidhje me historinë e abuzimit.

“Ka shumë persona që do ta besonin historinë time nëse do bëja vetvrasje apo të bija në depresion. Unë kam zgjedhur të jetoj, po e shijoj këtë jetë në maksimum që të harroj atë që më ka ndodhur’’- tha Ajsi.

Ajo pohoi se e shkuara e ka penalizuar në projektet e saj teksa nuk heziton tu drejtohet vajzave që kalojnë të njëjtën gjë, si ajo dikur, apo janë preh e abuzime të ndryshme .

“Flisni, flisni, flisni. Ne femrat jemi të shtypura më këmbë. Do përballeni me opinione, por flisni. Më vonë do kuptoni sa mirë keni vepruar. Më mirë të flisni”- vijoi Ajsi.

Mos humbisni intervistën e plotë në videon e mëposhtme.

Published in SHOWBIZ AND GOSSIP

Kosova feston sot 10 vjetorin e Pavarësisë. Ndërsa lidhur me këtë moment të rëndësishëm të shtetit të Kosovës ka reaguar edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Ai është shprehur për agjencinë Reuters se Kosova nuk është më e Serbisë siç janë mësuar ta kenë, por as e atyre (kosovarëve), siç është shprehur ai.

“Na duhet të shohim realitetin e sotëm dhe të kuptojmë marrëdhëniet në botë dhe në Kosovë, por edhe të kuptojmë se Kosova nuk është e jona ashtu siç ne e kemi mësuar veten, mirëpo nuk është as e tyre siç tentojnë të shprehen ata”, theksoi presidenti serb.

Ndërsa shtoi më tej se e rëndësishme është kompromisi.

“Nëse nuk do të ketë kompromis, ne do ta vazhdojmë për dekada këtë konflikt. Ne nuk duhet t’ua lëmë fëmijëvë tanë që të përballen me këtë gjë”, përfundoi Vuçiç.

Published in INNEWS

Policinë e qytetit të Korçës do ta drejtojë Lorenc Paganika, i emëruar në këtë pozicion pak orë më parë. Mësohet se Paganika ka qenë në krye të Policisë së Gjirokastrës prej prillit të vitit 2017. Ndryshimet në krye të policisë kanë qenë të shumta që pas emërimit të Ardi Veliut si drejtor i policisë së Shtetit. Lëvizje janë kryer edhe në sektorët e rëndësishëm të Policisë së Shtetit.
-Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, deri tani Zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, emërohet Drejtor, në Drejtorinë e Menaxhimit të Informacionit dhe Mbrojtjes së të Dhënave, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe i jepet grada Drejtues i Parë.
-Drejtues i Lartë Aida Veizaj (Hajnaj), deri tani Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, emërohet Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
-Drejtues i Parë Gjovalin Loka, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, emërohet Drejtor i Departamentit, në Departamentin për Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe i jepet grada Drejtues i Lartë
-Drejtues i Parë Theodhori Gravani, deri tani Drejtor i Drejtorisë për Logjistikën, emërohet Drejtor i Departamentit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe i jepet grada Drejtues i Lartë.
-Drejtues i Parë Shaban Nexhi, deri tani Drejtor, në Drejtorinë e Menaxhimit të Informacionit dhe Mbrojtjes së të Dhënave, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emërohet Drejtor i Drejtorisë se Migracionit në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin.
-Drejtues Enkeleda Toska, deri tani Drejtor i Drejtorisë se Migracionit në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, emërohet Drejtor i Drejtorisë se Kufirit dhe Migracionit Tiranë
-Drejtues Andi Likaj, deri tani Shef Sektori i Europolit, emërohet Shef Sektori, në Sektorin (Zyra) Qendrore Kombëtare, INTERPOL.
- K/Komisar Shkelzen Rexhepi, deri tani specialist në Sektorin e Interpolit, emërohet Shef Sektori, në Sektorin (Zyra) Kombëtare Europol.

Published in INNEWS

Si brenda shtëpisë së “Big Brother 9” ashtu edhe jashtë saj, Xheni ishte një nga vajzat më të komentuara në rrjetet sociale dhe mediat online. Ajo ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes falë romancës së saj me Benardin, por lidhja e tyre nuk ishte e destinuar të zgjaste shumë.

Pavarësisht se u aludua disa herë për një rikthim të tyre, siç duket ata i kanë ndarë rrugët përfundimisht. Mirëpo ata kanë qenë sot sërish në qendër të vëmendjes së mediave pasi dy ish-banorët e “Big Brother 9”, mbrëmjen e djeshme ndodheshin në të njëjtin club të kryeqytetit duke u argëtuar.

Menjëherë nisën aludimet se Xheni dhe Benardi janë rikthyer, por në një video për xing.al, Benardi sqaron se ai dhe Xheni ndodheshin në cepa të ndryshëm të clubit.

“Janë budallalliqe, pa lidhje. Duket qartë tek fotot që jemi në cepa të ndryshëm dhe clubi është shumë i madh. Vetëm një Zot e di sa shumë njerëz mund të futen aty brenda”, shprehet Benardi duke treguar kështu se mes tij dhe Xhenit s'ka ndodhur asgjë e re.

 

collagemat.jpg

Published in SHOWBIZ AND GOSSIP

Moderatorja, aktorja Ajsi Xhaxhaj ishte e ftuara e rradhës në programin e fundjavës “Një kat më lart” të moderatorit Ermal Peçi. E shkuara e saj tejet e komentuar u bë pjesë e bisedës kësaj here më synim, ashtu siç moderatori theksoi, që edhe në ekranet shqiptarë të flitet për abuzimet seksuale. #timesup ishte hashtagu shumë i përfolur nga abuzimet seksuale në kinemanë amerikane, ndaj le te kemi edhe në vendin tonë të tilla momente për më shumë reflektim e ndërgjegjësim.

Ajsi tha se është lodhur nga historia e saj edhe pse publiku nuk di që së fundmi ka fituar një betejë ligjore me Leonard Bombaj. Ajo tregoi se pas intervistës së saj me Jonida Shehun u padit për shpifje nga Bombaj. Vendimi? Për “Një kat më lart” Ajsi pohoi se u shpall e pafajshme sepse “askush nuk mund ti cënoj lirinë e fjalës dhe të drejtën për të shprehur një histori të kaluar”.

LAJMI_1_BRENDA.jpg

 

Por si ka shkuar kalvari i akuzave të viteve më parë, çfarë thuhet në dosjen ndaj saj? Pse Ajsi thotë që dosja e saj u mbyll? Përse nuk i është dorëzuar? Beson ajo te gjyqësori sot? Zbuloni përgjigjet pas minutës së 13, ndërsa të plotë intervistën e gjeni në videon e mëposhtme.

Published in SHOWBIZ AND GOSSIP