Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Në dashuri, nëse marrëdhënia në çift ka tendencë të vazhdojë me kontradikta, faji është rutina e përditshme. Mundohuni ta bëni lidhjen tuaj më të gjallë! Beqarët do të duhet të merren pak më shumë me veten e tyre, siç është për shembull sporti! Do të keni shumë çështje praktike për të bërë në punë, dhe për këtë nuk do ju mungojë as energjia për t’i përmbushur detyrat.

Demi

Mos u mashtroni nga këshillat e dikujt që nuk e njihni mirë. Lidhur me dashurinë, le të flasë zemra juaj dhe do të gjeni përsëri bashkëpjesëmarrjen dhe butësinë e munguar këto kohë me të dashurin/ën tuaj. Beqarët sot do të jenë në formë të shkëlqyer. Shkoni drejtë në rrugën tuaj. Ju keni aftësi për të arritur aty ku doni, vetëm duhet t’i besoni më shumë vetes tuaj.

Binjakët

Ka shumë lëvizje planetare në qiellin tuaj. Në dashuri, mund të ketë keqkuptime me personin e zemrës. Do të jeni nervoz dhe të prekshëm! Për shkak të Hënës së kundërt me shenjën tuaj, beqarët do të jenë të shqetësuar, emocionalë dhe impulsivë. Puna është e vështirë, moskuptimi me kolegët gjithashtu do jetë shumë i mundimshëm.

Gaforrja

Konfirmime të sigurta vijnë nga njerëzit tuaj fqinj. Në dashuri mund të tregoni veten më të afërt me partnerin/en tuaj. Një fjalë shtesë e ëmbël nuk do të dëmtonte askënd! Mërkuri pozitiv garanton një ditë të ndritshme, plot me takime dhe shumë kënaqësi. Në punë, ka shumë mundësi të mira, por mos rrezikoni shumë. Mos nxitoni para se të jeni të sigurtë se një marrëveshje është brenda mundësive tuaja.

Luani

Jeta e dashurisë ju mbush me mendime dhe ka shumë gjëra që ju mbajnë në ankth, por ju nuk mund të mbështeteni në të kuptuarit e atyre që janë pranë jush. Është një moment i pakët për zemrat e vetmuara, nuk do të takoni njerëz që përputhen me standardet tuaja. Në vend që të veproni me shpejtësi, jini më të zhytur në mendime.

Virgjëresha

Yjet ju ftojnë të vazhdoni me qetësi në dashuri! Demonstratat tuaja të ngrohta të dashurisë mund të jenë pak mbytëse. Do të jetë një ditë e këndshme për beqarët që do të njohin dikë që të fillojë një marrëdhënie me të. Po kaloni një moment të artë, jeni të lumtur dhe të kënaqur për biznesin tuaj që shkon mirë.

Peshorja

Nëse keni një marrëdhënie të konsoliduar tashmë, gjërat mund të marrin një kthesë mjaft serioze, mjaft të ndryshme nga ajo që prisni. Në vend të kësaj, në lidhje me beqarët, ata mund të kenë nevojë për një shtytje për të reaguar në mënyrë aktive ndaj lodhjes dhe të jenë më dinamikë. Sot ju mund të konfliktoheni me kolegët dhe eprorët, por mos u shqetësoni, gjithçka do kalojë.

Akrepi

Detyrat tuaja rutinë dhe familjare do të jenë shqetësimi juaj sot. Në dashuri do të keni dëshirën për t’u larguar: ju mund të shkoni në kërkim të emocioneve të reja. Beqarët do të duhet të tregohen të hapur dhe të shfaqin pëlqimin që mund të kenë ndaj një personi. Ambienti i punës është i favorshëm, por nervozizmi është kundërproduktiv. Kujdes me përdorimin e fjalëve të rënda.

Shigjetari

Sot dashuria dhe financat kërkojnë vëmendjen tuaj. Në dashuri, nëse keni diçka për të falur, një gënjeshtër ose një mungesë të pajustifikuar, jini të dëgjueshëm dhe të dashur. Test sinqeriteti për ata që janë vetëm, mos i tregoni ato që nuk i ndjeni! Sot nuk është dita e duhur për të dërguar kërkesa ose ankesa, rrezikoni të bëni një vrimë në ujë në punë!

Bricjapi

Një ditë e madhe për të bërë gjëra të reja dhe për të befasuar partnerin/en me një shfaqje të vërtetë dashurie. Në mbrëmje mund të argëtoheni dhe të pranoni një ftesë për darkë. Për beqarët është koha për të ndryshuar pamjen e tyre, rinovimi është një gjë e mirë për të shkundur të kaluarën! Ndonjëherë bizneset e vogla bëjnë biznes të madh. Disponueshmëria dhe mirëkuptimi shpesh vlejnë një mijë fjalë.

Ujori

Në dashuri pothuajse çdo gjë në këtë periudhë shkon pa probleme, prandaj mos u bëni çudi për impulset e dashura dhe të habiteni me personin që doni nga një dhuratë të papritur. Është ditë e përkryer për beqarët që kërkojnë aventura të reja! Ju do të thirreni për të marrë vendime të rëndësishme dhe mund të keni ndryshime të papritura profesionale. Besoni intuitën tuaj.

Peshqit

Lajm i mirë në dashuri: keni një udhëtim me të dashurin/ën tuaj në mendje? Ju duhet vetëm ta propozoni! Beqarët do të jenë në gjendje të mprehin armët e tyre të joshjes për të bërë përshtypje te personat e rinj që do takojnë. Sot do të ketë shumë gjëra për t’u zgjidhur në punë, si dhe praktikat që do të përdorni, por do të keni sukses.

Published in MAGAZINA
Shenjat e horoskopit mesa duket ndikojnë edhe në mënyrën si reagojnë njerëzit kur janë të dehur.
Published in MAGAZINA

Askush nuk mendon sa duhet për fundin. Edhe kur e kujtojmë, e largojmë mendjen menjëherë, duke menduar për gjëra më të ndritura, siç është jeta. Edhe pse pjesë e pandashme e ciklit jetësor mbi tokë, shumica nuk e përballojnë dot idenë e vdekjes.
Me shpresën e jetës së përtejshme, nuk janë të paktë ata që e shuajnë frikën, mbërthyer pas një ideali të tillë. Ka dhe plot të tjerë që besojnë se gjithçka mbyllet me përfundimin e ‘kohës mbi tokë’. Duke qenë se gjithçka duket tejet e errët në këtë këndvështrim, shpesh shërbejnë edhe për t’i parë gjërat nga një këndvështrim ndryshe, shkruan bordo.al. Si për shembull, si do të vdisni sipas shenjës tuaj të zodiakut?
Kuptohet, lista e mëposhtme nuk do të thotë asgjë, por shikojeni kështu: bazuar në ditën e lindjes, ju nuk do të dëshironit që jeta juaj të përfundonte në këtë mënyrë. A nuk jeni dakord?

DASHI – në një shtëpi të përfshirë nga zjarri.
DEMI – përplasje me avion.
BINJAKËT – groposje për së gjalli.
GAFORRJA – të vritesh nga dikush që e do.
LUANI – karrigia elektrike.
VIRGJËRESHA – sulm nga kafshët.
PESHORJA – i zënë në kurth.
AKREPI – vetëvrasje.
SHIGJETARI – mbidozë.
BRICJAPI – mbytje.
UJORI – në gjumë.
PESHQIT – brenda një spitali.

Published in MAGAZINA

Rutina ditore na ngarkon më shumë nga se e mendojmë. Puna, familja, qoftë dhe ambientet sociale janë ato që nuk na bëjnë të mendojmë me kthjelltësi. Stresohemi dhe shpesh herë, kjo çon edhe në bllokimin e trurit, kështu mbetemi pa zgjidhje edhe për çështjet më të thjeshta.
Nga ana tjetër, stresi shërben në disa raste si nxitës për të dhënë maksimumin. Kuptohet, po flasim për doza të vogla të stresit. Kur vjen puna tek njerëzit, dallojnë dy kategori: ata që nuk mposhten lehtë nga ky faktor i jashtëm dhe ata që i zë paniku edhe për hiçgjë, shkruan intv.al. Gjatë aktivitetit të përditshëm i hasim shpesh persona të tillë, e nëse për disa themi: “sa nuk e vret mendjen!”, të tjerë i kritikojmë për situatën stresuese që përmbajnë përreth.
Si shumë herë, edhe në këtë pikë astrologjia ndikon në ndarjen mes ‘indiferentëve’ dhe ‘të stresuarve pa ndalim’. Po ju, e gjeni veten në listën e mëposhtme?

Virgjëresha
Gemini
Peshqit
Ujori
Gaforrja

Published in MAGAZINA

Bazuar në karakteristikat sipas shenjës së horoskopit, ka fraza në veçanti që shenjat e zodiakut nuk i suportojnë dot. Iu duken absurde kur i dëgjojnë dhe ka shumë mundësi t’ju marrin inat përjetë. Ja cilat janë ato!

SHIGJETARI: ‘Po turpëron veten.’

DASHI: ‘Nuk mund ta bësh sipas mënyrës tënde.’

PESHQIT: ‘Je pa iluzione.’

DEMI: ‘Je thjesht xheloz.’

PESHORJA: ‘Po e ekzagjeron kot.’

AKREPI: ‘Qetësohu.’

BINJAKËT: ‘Je njeri me dy fytyra.’

GAFORRJA: ‘Boll u bëre nxitës.’

LUANI: ‘Nuk sillet gjithçka rreth teje.’

VIRGJERËSHA: ‘Pse je kaq mendjengushtë?’

BRICJAPI: ‘Je shumë perfeksionist.’

UJORI: ‘Por çfarë do të mendojnë njerëzit?!’

Published in MAGAZINA

Disa gra janë të mira dhe të rafinuara, ndërsa të tjerët tërheqin thjeshtësinë e tyre. Pavarësisht nga personaliteti, ka shenja të zodiakut që mund ta çmendin fare një mashkull. Kur është fjala për tërheqjen seksuale, roli i kapitenit i është rezervuar këtyre grave. Gratë e lindura nën shenjat e mëposhtme të zodiakut sipas mendimit të burrave janë më të mahnitshmet në intimitet.

Dashi

Një grua impulsive, e pasionuar dhe kaliente. Dashi ka një imagjinatë fantastike të menaxhuar nga adrenalina në gjakun e saj. Mund të themi se ajo ka një imagjinatë të pasur dhe të shfrenuar. Besnikëria nuk është karakteristika e saj e fortë dhe dalluese, kështu që një marrëdhënie me një grua të tillë do t’ju lejojë të keni dikë të ndryshëm nga ajo. Gjithçka për të është joshëse, sepse në këtë mënyrë dëshmon vlefshmërinë e saj. Ajo është një dashnore e lindur dhe i perfekte.

Luani

Falë faktit se asaj I pëlqen të dallojë nga të tjerët, gruaja e luanit do të bëjë gjithçka për të fituar dhe për të kënaqur partnerin e saj. Kjo është mënyra e saj për të treguar vlerat, mirësinë, bukurinë dhe pasionin e saj. Njerëzit mahniten nga bukuria e saj. Duke treguar interesin e saj për të, një natë e madhe plot pasion dashurie i pret meshkujt, sipas pathos. Ajo nuk është romantike, përkundrazi, preferon të dojë energjikisht me përdorimin e fjalëve dhe emocioneve që të çojnë në kënaqësinë e meshkujve.

Akrepi

Gruaja Akrep është një pushtuese me përvojë e zemrave të meshkujve. Nuk ka komplekse, është shumë e lirë, e hapur dhe ka dëshirë për pasion agresiv. Ajo është e predispozuar ndaj pabesisë, që e sjell atë në gradën e të dashuruarve të klasit të parë. Tërheqëse dhe misterioze, një akrep femër do të zgjojë tek ju një pasion të pafund, shkruan opinion.al. Kërkon vetëm ato marrëdhënie që do të sjellin kënaqësitë trupore. Pa komplekse, ajo do t’ju tërheqë në një aventurë seksuale të paharrueshme që do t’ju japë një eksperiencë të pakrahasueshme

Published in MAGAZINA
Saturday, 31 March 2018 09:18

Mësoni parashikimin e yjeve për sot

Dashi

Xhelozia dhe qëndrimi juaj nuk do të ndryshojnë situatën. Dita, megjithatë, ju rezervon perspektivë të mirë për dashurinë, edhe nëse disa diskutime do t’ju shqetësojnë. Beqarët do të kenë shumë fat sot dhe do të takojnë një person të veçantë. Kënaqësia në punë do t’ju shpërblejë dhe disa të ardhura shtesë do t’ju bëjnë shumë të lumtur.

Demi
Do të jeni pak të lodhur nga rutina që sillet rreth jetës suaj të dashurisë. Nëse doni ta bëni atë më të angazhuar ju e dini se si ta ndryshoni, merrni iniciativën! Beqarët do të luftojnë me një situatë monotone që ju zvarritet prej disa kohësh. Bashkëpunimet sot do të jenë të dobishme dhe ju do të sillni përpara kontaktet profesionale që do t’ju sjellin fat.

Binjakët
Nëse doni që qetësia në familje të shmangë polemikat, përgjigja ndonjëherë është më mirë se luftimi. Mos i komplikoni gjërat me këmbënguljen tuaj. Beqarët janë më mirë të mos bien në iluzione në lidhje me një person, por të qëndrojnë me këmbë në tokë. Propozimet që keni marrë janë shumë të dobishme. Është koha për të zgjedhur, por kujdesuni për kolegët ziliqarë.

Gaforrja
Jini të durueshëm nëse dëshironi të zgjidhni një çështje dashurie në emrin tuaj. Pengesat janë të shumta, por ju doni dhe do dini si të shkoni përpara. Reflektoni para se të veproni. Beqarët do të kontaktohet nga dikush nga e kaluara për të kaluar një mbrëmje së bashku. Në ambientin e punës do keni bashkëpunimin e duhur me kolegët për të cilin ndoshta keni pasur nevojë kohët e fundit.

Luani
Një sekret që nuk dëshiron ta zbulosh, po kompromenton jetën tuaj private, por ndoshta nuk e kuptoni atë. Zemrat e vetmuara do të bëjnë miq të rinj dhe do përjetojnë përvoja emocionuese. Tregoni se keni ide të qarta në punë për një projekt që ende nuk ka filluar. Vendosni nëse doni të keni sukses.

Peshorja
Nëse doni të faleni nga të dashurit tuaj dhe të shmangni keqkuptimet, flisni me zemër të hapur. Në çdo rast, shtyni vendimet drastike, ju mund të pendoheni. Lajme të shkëlqyera vijnë për beqarët, sot ata mund të gjejnë një marrëveshje me një person të veçantë. Mos u jepni shumë besim kolegëve, mbani sekretet tuaja të ngushta. Në aspektin profesional do të keni sukses.

Akrepi
Jini të kënaqur me ata që kanë pranuar se ishin gabuar. Disa ngjarje të paparashikuara në dashuri mund të ndodhin, kjo nuk do të thotë se gjithçka duhet të përfundojë, thjesht toleroni! Beqarët do të jenë në gjendje të vërejnë se disa miq nuk janë miq të vërtetë. Jupiteri është në favorin tuaj dhe mbron zgjedhjet tuaja në çdo punë. Përdorni të gjitha burimet për gjëra të arritshme.

Shigjetari
Situata që po përjetoni nuk është e mirë për ju. Merrni përsëri jetën tuaj private në dorë nëse doni të buzëqeshni, jini të ndershëm me veten! Beqarët do të jenë të zënë me arritje të reja dhe takime me miq të rinj. Ju jeni plot energji dhe do të kryeni çdo detyrë. Shmangni keqkuptimet me kolegë të papërshtatshëm.

Bricjapi
Një situatë e vështirë për të zgjidhur ju shqetëson, mbi të gjitha sepse ajo përfshin probleme me partnerin/en. Jini të kujdesshëm në kërkimin e sqarimeve, por është e nevojshme të sillni përsëri qetësinë. Beqarët nuk duhet të mbingarkohen me angazhime dhe t’i kushtojnë vetes më shumë argëtim. Një ngjarje e papritur mund të dërgojë një projekt, vazhdoni me synimet tuaja.
Ujori

Ndjeheni të pasigurt dhe ndoshta nuk mund të gjeni atë që kërkoni me të vërtetë. Sot është një mundësi e mirë për të kuptuar historinë tuaj dhe për të eliminuar atë që nuk është e mirë. Beqarët sot do të kenë energjinë e duhur për të kapërcyer çdo keqkuptim. Është koha e duhur për të rifilluar disa kontakte profesionale, së shpejti meritat tuaja do të njihen.

Peshqit
Hëna sot mbron të gjitha historitë e dashurisë dhe madje edhe keqkuptimet do të zgjidhen. Merrni një pushim dhe shijoni këtë fundjavë. Zemrat e vetmuara do të jenë në gjendje të heqin dorë nga liria e tyre në sajë të një ndjenje që po bëhet gjithnjë e më e fortë. Ju do të jeni veçanërisht krijues dhe do të vendosni të gjithë frymëzimin tuaj në praktikë. Mos u nxitoni të vendosni. Hooroskopi shqip.

 

Published in MAGAZINA

Legjenda të lashta tregojnë se çdo person ka një shpirt binjak të cilin do ta takojë herët a vonë. Gjithkush ka dëshirën për të gjetur një partner, ose një shok me të cilin të ndajë pjesën tjetër të jetës. Megjithatë, jo të gjithë e kanë këtë fat dhe shpesh është shumë e vështirë për të gjetur partnerin e përsosur.

Zodiaku mund t’ju ndihmojë të kuptoni nëse do takoni shpirtin tuaj binjak. Këtu janë 4 shenjat që së shpejti do të jenë me fat të mjaftueshme për të takuar personin e duhur.

Dashi

Dashi është një luftëtar, kokëfortë dhe disi extrovers, por ndonjëherë kanë tendencë për t’u mbyllur në vetvete, nëse diçka i shqetëson. Megjithatë, dashi di të dashuroji dhe t’i japi shpirtin partnerit. Ai do të japë dashuri, por gjithashtu i pëlqen të marrë dashuri, kuptohet që edhe të vlerësohet, sidomos në kohën kur ajo është shumë i mërzitur, për shkak të problemeve.

Nuk është e lehtë për të krijuar një marrëdhënie me këtë shenjë, por shumë shpejt ka për të marrë një surprizë nga një mik që ka kohë që nuk është në kontakt, ose një takim i papritur që do ta bëjë për të ribesuar tek ideja e gabuar, që nganjëherë ndërtohet dashuri mbi të.

Akrepi

Akrepi është një shenjë shumë kokëfortë dhe ambicioz , por kjo nuk e ndalon atë nga gjetja dashurisë së jetës së tij. Në një marrëdhënie, gjithmonë kërkon përsosjen dhe gjetja e partnerit të përsosur, nuk është e lehtë.

Akrepi është shumë i çuditshëm dhe i hapur për dashuri dhe së shpejti një takim i papritur do të ndricojë ditët e tij.

Virgjëresha

Virgjëresha do përsosjen, bukurinë dhe gjithmonë kërkon partnerin e saj ideal, sipas pathos. Ajo nuk heq dorë kurrë të përballet me vështirësitë dhe kjo kokëfortësi do ta bëjë atë të marrë gjithçka që ajo dëshiron.

Ujori

Ujori di të dashurojë, por nuk mund ta gjejë personin që përshtatet me personalitetin e tij elektrizues. Pranvera do të jetë shumë produktive për ujorin dhe do të rizbulojë dashurinë. Hidhu dhe mos lejo të biesh poshtë, gjërat e bukura kërkojnë kohë dhe përpjekje.

Published in MAGAZINA

Dashi dhe Bricjapi

Dashi është një shenjë e zjarrit dhe personat që kanë lindur në këtë shenjë te zodiakut janë idividë aktivë që i kushtojnë shumë rëndësi aspekteve fizike të jetës. Dashi është bekuar me kurajo, por disa herë bëhen të padurueshëm. Personat që i përkasin kësaj shenje nuk përshtaten lehtë. Për ta qëndrueshmëria dhe besueshmëria duken të mërzitshme, monotone dhe kushtëzuese.

Ana me e theksuar e Bricjapit është shpirti i tyre konkurrues. Fatkeqësisht edhe personat e dashit janë konkurrues dhe kjo mund të jetë një pengesë serioze për të arritur një marrdhënie harmonike. Në ndryshim me Dashin, ambicia më e madhe e Bricjapit është të shkojë përpara. Nje diçka tjetër gjë që mund të ndikojë negativisht në jetën e kësaj shenje, është natyra aventureske e dashit., që bie komplet ndesh me natyrën konservatore të Bricjapit.

Demi dhe Luani

Demi ka një karaktr të fortë dhe të theksuar. Personat e lindur nën këtë shenjë kanë një sens shumë të zhvilluar për estetikën; çdo gjë në ambjentin e tyre duhet të jetë tërheqëse për syrin. Personat e Demit janë realist dhe racionalë, por asnjëherë nuk të japin përshtypjjen e materialistit. Nga këndvështrimi professional, nuk janë njerëzit më ambiciozë, por nga njëra anë bëjnë mirë në një ambjent pune të rehatshëm. Vlerat thelbësore dhe më të rëndësishme në jetë për ta janë familjarët dhe miqte e mirë.

Në një lidhje luani sillet si një perandor, dhe nuk është i gatshëm ta lëshojë prenë e tij. Normal që emocione të tilla mund të çojnë dhe në shpërthime xhelozie. Për më tepër, dashuria e Luanit që të vlerësohet dhe admirohet, duhet të jetë e sinqertë. Kur bëhet fjalë për një bisedë midis Luanit dhe Demit, të dy partnerët duhet të kenë fjalën e fundit. Në një situatë të tillë, krenaria e Luanit ndeshet me kokëfortësinë e Demit.

Binjakët dhe Peshqit

Binjakët janë shumë të shoqërueshëm dhe të hapur. Adhurojnë të jenë në qëndër të vëmendjes dhe dinë si të tërheqin njerëzit e tjerë. Për më tepër janë negociatorë shumë të aftë, por nëse nuk do të arrijnë atë që dëshirojën, ata do të përdorin mashtrimin. Nuk janë personat më romantikë, por kanë një natyrë më spontane dhe të gëzueshme, sipas Pathos. Binjakët dashurojnë aventurat romantike, por nuk janë gati ti hyjnë një lidhjeje serioze.

Peshqit nuk mund të imagjinojnë një jetë të lumtur në një lidhjë ku nuk mund të besojnë tek partneri. Shumë shpesh janë gati të bëjnë përjashtime dhe compromise. Fatkeqësisht peshqit nuk janë gjithmonë në gjendje të kuptojnë binjakët. Dhe do ti lënë ata të irrituar dhe të zhgënjyer.

Akrepi dhe Shigjetari

Akrepi është një shenjë e ujit dhe si vet uji, personat e këtij grupi janë shumë të përshtatshëm në çdo lloj situate. Ana më e fortë e akrepit është se janë tërheqës dhe pasionantë. Janë karismatikë por edhe pak misteriozë. Një akrep nuk do të kishte kurrë vështirësi t;ju bënte ta dashuronit.

Nga ana tjetër Shigjetarët janë të hapur dhe socialë. Si akrepi, edhe personat e lindura nën këtë shenjë janë me karakter të forte, shkruan bordo.al. Ja pse problemi më i madh në një lidhjë Shigjetar-Akrep do të jetë lufta e egoizmit.

Published in MAGAZINA

Nuk e keni lexuar akoma horoskopin për sot? Zbuloni çfarë thuhet për shenjën tuaj!

Published in MAGAZINA