Vetëm pak minuta pasi u kritikuan në rrjetet sociale, kryeministri i Edi Rama ka qenë mysafir te shtëpia e homologut Ramush Haradinaj.

Të dy kanë trokutur gotat ndërsa më pak se një orë na ndan nga 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës.

“Përplasje gotash në shtëpinë e Haradinajve GEZUAR FESTEN E PAVARESISE”, shkruan Rama në FB.

Kryeministri i Shqipërisë mbrëmjen e sotme në një intervistë për Baton Haxhiun e akuzoi Haradinajn se është ai që ka shpikur çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Por përgjigja e këtij të fundit ishte e menjëhershme duke i sugjeruar Ramës të merret me “shpikjet e tij në Shqipëri, se ka boll”.

rama.png

Published in INNEWS

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë mëngjes të diele t'i kushTojë vëmendje të veçantë aksionit për pastrimin e lumit të Gjanicës në Fier, ku po shemben disa ndërtesa.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama e ka cilësuar Gjanicën si Lnaën e dytë. Projketi për rehabilitimin e Gjanicës vjen në kuadrin e Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë moment të fundit të pastrimit të “Lanës së Dytë Demokratikase” (lumit Gjanica që përshkon qytetin e Fierit, e u kthye për çerekshekulli në burim plehrash e përmbytjesh), që i hap rrugën një tjetër transformimi spektakolar të Fierit në kuadrin e Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Rama.

Published in INNEWS

Ditën e sotme në protestën e opozitës së bashkuar morën pjesë qindra mijëra shqiptarë të cilët ishin mbledhur kundër qeverisë “Rama 2” dhe të gjithë njëzëri kërkonin largimin e kryeministrit Rama. 

Fatmirësisht, protesta e cila zgjati gati 2 orë ishte e qetë dhe pa incidente, ndërkohë që kryeministri Edi Rama përgjatë gjithë ditës së sotme ka heshtur dhe nuk ka patur asnjë reagim prej tij lidhur me protestën e opozitës së bashkuar.

Para pak minutash, Rama “bëhet i gjallë” dhe poston në profilin e tij në facebook një fotoalbum nga punimet e Forumit Ekonomik Botëror, Davos 2018. 

“Fotoalbumi i punimeve në Forumin Ekonomik Botëror, Davos 2018”, shkruan Rama dhe poston një sërë fotosh nga takimet me përfaqësues të lartë ndërkombëtarë, nga John Kerry te Aleksandër Vuçic. Ndërkohë, ajo që bie në sy është se për protestën e sotme nuk ka shkruar asnjë fjalë.

Published in INNEWS

Gjatë qëndrimit në Davos, ku po zhvillohet Forumi Ekonomik Botëror, kryeministri Rama është takuar edhe me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat serbe në vizitën e tij në Zvicër, ku ka folur dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

A prisni ju që Serbia dhe Shqipëria do të hyjnë së bashku në BE, apo ka parashikime që ndoshta Serbia mund të hyjë në BE para Shqipërisë. Çfarë mendoni për këtë?
Është një proces i bazuar tek merita dhe ndërsa flasim Serbia është më përpara, sepse Serbia tashmë duke negociuar dhe jemi duke pritur me padurim të nisim negociatat këtë vit. Por është një garë e shëndetshme, le të themi.

Procesi i anëtarësimit bazohet në të arriturat. Serbia është para nesh sepse tashmë po zhvillon negociata, por ne shpresojmë se sivjet do t’i fillojmë negociatat.
Por se kjo është konkurrencë e shëndoshë dhe ne kemi dëshirë të përparojmë dhe pse jo, në të ardhmen të jemi në pozitë të njëjtë dhe të hyjmë përnjëherë në BE, me supozimin që Serbia të njohë Kosovën”

Ata e kanë cilësuar si provokim të radhës deklaratën e kryeministrit shqiptar. “Menjëherë pas takimit me Vuçiç, Rama provokon Serbinë”, ka shkruar një nga mediat serbe Alo.rs e pas saj edhe shumë të tjera.

provo.png

Published in INNEWS

Edi Rama priti sot në kryeministri familjarët e viktimave të 21 janarit. Një moment të pazakontë kujtimi e ka cilësuar kryeministri Edi Rama ceremoninë në nderim të 4 viktimave në protestën e 7 viteve më parë, më 21 janar. Rama ka transmetuar live ceremoninë në rrjetin social Facebook ku deklaroi se reforma në drejtësi do të sjellë shumë shpejt frytet e saj.

Si gjithmonë ndodh që kryeministri të marrë shumë komente në videot dhe statuset e tij e nuk ngurron të ua kthejë. 

Njëri prej tyre i thotë se nuk janë kapur autorët e vrasjeve dhe kjo ceremoni është e pa vlerë por Kryeministri Rama i përgjigjet me ironi.

Qytetari që komenton: A u kapen vrasesit e 21 Janarit!? Përndryshe ky perkujtim nuk ka ma vlere. Kjo eshte vec hedhje balte e atyre qe dhan jeten.

Komenti i Edi Ramës: Miqesisht Dionis, shfrytezoje sa me shume ate vend ku je, qe te mesosh te mendosh si duhet. Per te miren tende natyrisht, qe kur te japesh mendime te degjohesh me respekt jo te dukesh sikur s’ke as shkolle e as etike. Gjithe te mirat.

komentuesi.jpg

Published in INNEWS
Thursday, 04 January 2018 09:18

Edi Rama rikthen Spaçin [VIDEO]

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në facebook ka lajmëruar se është hapur fabrika e Pasurimit të Bakrit në Spaç të Mirditës. Në fakt kjo fabrikë në fazën fillestare ka të punësuar rreth 300 qytetarë, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e situatës ekonomike në familjet e tyre. Kryeministri transformimin e fabrikës e ka sjellë edhe nëpërmjet një video. 

Edi Rama:
“MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të Fabrikës së re të Pasurimit të Bakrit në Spaç, ku përveç 300 të punësuarve të rinj, investimet e fazës së parë prej 11 milionë dollarësh në teknologji bashkëkohore që mbron mjedisin, pritet të kenë një impakt ekonomik rreth 6 milionë dollarë në vit për gjithë zonën e Mirditës”

Published in INNEWS

Sot më 31 dhjetor, pak orë para ndërrimit të viteve, mediat italiane rikthejnë në vëmendje stilin e veçantë të veshjes së kryeministrit Rama. Në një artikull të publikuar nga “Corriere.it”, është zgjedhur si personazh i viti kryeministri shqiptar Edi Rama. “Kryeministri shqiptar dhe takimet zyrtare me atlete”, titullohet artikulli.
“Disa ditë më parë kryeministri shqiptar u shfaq i veshur me atlere në një darkë me mësuesit më të mirë të vendit, dhe atyre u tha: ‘Jam veshur kështu për solidarizim me mësuesit e edukimit fizik’. Por pavarësisht pyetjeve të ndryshme për këtë stil veshje, e vetmja gjë e sigurt është se prej disa muajsh, kryeministri Rama – artist, basketbollist, lideri socialist, dhe prej vitit 2013 kryeministër i Shqipërisë, – shfaqet në takime zyrtare i veshur me atlete. I vetmi në skenën politike”, thuhet në artikull.

Takimet “sportive”
Në Samitin e fundit në Trieste për vendet e Ballkanin Perëndimor, në korrikun e këtij viti, kryeministri Rama shtrëngoi duart me homologun italian Paolo Gentiloni, i veshur me atlete të bardha “Adidas”, (gjë që nuk e përsëriti në vizitën e tetorit në Romë). Me të njëjtat atlete, Rama u takua edhe me presidentin francez Emmanuel Macron. Me një palë atlete të tjera, por këtë herë të zezë, u paraqit në një takim të udhëheqësve të Ballkanit në Bruksel, me ftesë të Federica Mogherinit.

Hipotezat
Stili i veshjes së kryeministrit Edi Rama u duk edhe gjatë fushatës së kaluar elektorale, ku ai në takimet me qytetarët shfaqej i veshur sportiv, me tuta dhe atlete. Mbase ky popullaritet ndikoi që ai të triumfonte në votime në mënyrë të tillë që ta formonte një qeveri të re pa nevojën për një koalicion. Analistët politikë të Ballkanit thonë se kryeministri 53-vjeçar Edi Rama, dëshiron të përcjellë imazhin e një vendi dinamik dhe të ri, çka tregon se dëshiron të “akreditojë” këtë fakt në kancelaritë evropiane si një element stabiliteti.

Published in INNEWS

Këtë të dielë të gjithë shikuesit e ‘’Diela Shqiptare’’ janë përlotur të gjithë, kjo pasi tek rubrika “Ka një mesazh për ty” kanë qenë personazhe me histori mjaft të vështirë. E para ishte një vajzë me emrin Eriglisa Lami, e cila edhe pse me universitet i thonë puno si fshesaxhie në Bashkinë e Laçit gjithashtu ka kaluar një sërë dhimbjesh shumë të ndryshme deri tek puna vullnetare me fëmijët në nevojë me të cilët pasi tregon se do donte të bënte diçka për ta. Ndërsa historia e dytë ka përlotur Arditin edhe vetë kryeministrin, Edi Rama. Bëhet fjalë për historinë e Leos, i cili eshte 9 vjeç por nuk mund të ecë edhe pse ka bërë disa ndërhyrje. Ai ka shpresë që një ditë do të ecë në këmbë. I duhet fizioterapi dhe nuk kanë shumë mundësi financiare por që ka shkruar një letër “Babagjyshi i Vitit të Ri”. Personat nuk ishin ne dieni se kryeministri Rama po i shihte dhe se ishte brenda televizionit. Por në mbarim ishte surpriza e madhe. Kryeministri Rama u gjend si “Babagjyshi i Vitit të Ri”, duke bërë të mundur keshtu një taksi që ta çojë për ditë në shkollë dhe ta marrë. Jo vetëm një kukull për motrën e tij të vogel por shumë dhurata si dhe premtoi se do të bëjë ç’mos që ai të ecë në këmbë. Ndërsa Eriglisës, pozicionin si Këshilltare e ministrit për çështjet sociale./intv.al/ 

infghj.jpg

Published in INNEWS

Kryeministri Edi Rama i ka përshëndetur shqiptarët këtë mëngjes nga Brukseli. Ai pasditen e së hënës pati një takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE, Mogherini dhe me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Rama e ka konsideruar takimin si mjaft pozitiv për perspektivën europianeve të vendeve tona. Në foto Rama është e qartë se po qëndron në krah të kryeministres serbe.

Published in INNEWS

Pas ngjarjes së regjistruar në Shkodër kur Kryeministri Rama është pritur me protesta, ka reaguar dhe ish deputetit i PDs Astrit Patozi.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook ai ka ironizuar "batutat" e Ramës një ditë më parë për fishkëllimën dhe pyllin.
“Kur të fillojë ajo lloj muzike, mos u mundo kot t'u tregosh bilbilave ku janë pemët, por përpiqu të gjesh një shteg për të dalë vetë nga pylli.”,shprehet ish deputeti.

MOS I TREGO BILBILIT PYLLIN
I dashur timonier,
Kërkoj ndjesë që e mora vesh me vonesë lajmin për fishkëllimat e djeshme në Pallatin e Sportit. Më falet, gjithësesi, dhe jam i justifikuar në një farë mënyre, se kam qenë i zënë me festimet e Ditës së Rinisë.
Por tani, që e pashë, një këshillë po ta jap. Kur të fillojë ajo lloj muzike, mos u mundo kot t'u tregosh bilbilave ku janë pemët, por përpiqu të gjesh një shteg për të dalë vetë nga pylli.
Se i bie se ka nisur që për ty të këndohet ajo kënga, që kishte interpretuar mbrëmë jo keq Ditmir Bushati "Pranvera filloi me ardhë, dhe bylbyli nis me knu..."

sgfsf.PNG

Published in INNEWS