Supriza e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës është padyshim Rita Ora, e cila pas pak do të mbajë koncertin e saj në sheshin e Prishtinës. Këngëtarja shqiptare ka mbajtur një konferencë për shtyp para fillimit të koncertit në Prishtinë, me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Bukuroshja ka dhënë një mesazh për të gjithë të rinjtë duke thënë se se bashku duhet të punojmë që ta bëjmë vendin totë krenar. 

“Së pari dua urime pavarësia. Jam shumë e lumtur që gjendem këtu. Mund të isha kudo në botë këtë ditë. Por kam vendosur ta sjell krejt ekipin tim në Prishtinë, në Kosovë. Ne do të organizojmë shoun më të madhe dhe më të mirë ndonjëherë. Jam shume e lumtur të jem këtu”, tha Rita.

“Do të doja ta shëtisja Kosovën, do të doja të njihja shumë vende pasi që kemi kaluar nëpër një udhëtim të gjatë. Kur fillova të merrem me muzikën, pash shumë yje botërore. Unë jam vajzë nga një vend i vogël dhe duhej të të lë shenjë në botë. Por pas një punë të madhe dhe të vështirë kam arritur këtu. Tash po e shoh se sa kam arritur. Mesazhi im kryesor është se keni vetëm një mundësi që të mbaheni në mend. Sa më shumë që jemi të njohur, e bëjmë vendin më të madh. Ne kemi talente të mëdha, si Bebe Rexha dhe Dua Lipa. Bëni sa më shumë dhe argëtohuni duke prezantuar Kosovën”, ka përfunduar Rita.

Dihet se Rita dhe Bebe Rexha kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njera-tjetrën dhe së shpejti pritet të sjellin një bashkëpunim, por nuk ndodh e njëjta gjë me Ritën dhe Duan.

Këto dy të fundit nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njera-tjetrën për shkaqe që nuk dihen, mirëpo është aluduar më parë se arsyeja është “Calvin Harris”, ama kjo nuk e pengon Rita Orën të vlerësojë talenti e Dua Lipës.  

Një nga gazetarët e pyeti nëse Kosova do të kishte ndonjëherë mundësinë që të shihte tre këngëtaret shqiptare, Ritën, Bebe Rexhën dhe Dua Lipën, në një koncert së bashku.  Por përgjigja e Ritës nuk ishte ajo që pritej pasi këngëtarja përmendi Bebe Rexhën me të cilën është shumë mikeshë, ndërsa Dua Lipën e injoroi duke mos e përmendur.
"Ju e dini që ne jemi shumë të zëna. Takova Bebe Rexhën në New York, pasi ajo është mikja e më e mirë, dhe aktualisht është duke realizuar një tur muzikor në mbarë botën. Por, si dihet nëse do të jemi bashkë në një koncert. Kurrë nuk duhet thënë kurrë", është shprehur Rita.

Ne gëzohemi shumë kur artistet shqiptare vlerësojnë njëra-tjetrën!

ritaaa.jpeg

Published in SHOWBIZ AND GOSSIP

Dikur kishin shkëndija dashuria dhe ishin një nga çiftet më simpatikë, mirëpo asokohe Dua Lipa nuk ishte kaq e famshme.  

Published in SHOWBIZ AND GOSSIP

Mes urimeve të shumta sot për 10 vjetorin e Pavarësisë se Kosovës, nuk mungon as ai i Dua Lipas.

Published in SHOWBIZ AND GOSSIP

Ditën e sotme slogani “Bac, çikat na e zbardhën ftyrën!”- u bë më viral seç pritej. Ky slogan u publikua sot me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe në logo ishin tre fytyra mjaft të njohura për Kosovën dhe jo vetëm, të cilësuara si krenari e vendit: Rita Ora, Dua Lipa dhe Majlinda Kelmendi.

Grupi “Kosova 10”, krijuesit, thanë se arsyeja pse nuk e kanë futur Erën në këtë listë, sipas tyre, është se ajo nuk është e “kalibrit të Ritës dhe Duas përsa i përket muzikës”.

Por si duket pas kësaj deklarate ka reaguar për Express edhe nëna e Erës, Suzana Istrefi.

“Njerëz shumë më të mençur se ata që e kanë dizajnu/ shkru edhe se unë, e kanë shti Erën në listën e personave më të suksesshëm shqiptar, e ata që nuk e kanë shti hiç nuk është problem. Jeta është e gjatë. Suksesi i Erës është i pakrahasueshëm edhe me të Ritës edhe me të Duas. Pse është i pakrahasueshëm sepse e dimë të gjithë”, u shpreh Istrefi duke shtuar se Era është e vetmja që ka arritur të bëhet e njohur në tërë botën nga një vend i vogël si Kosova dhe jo si Dua e Rita.

“Prej një vendi të vogël një sukses që e ka arrit Era, deri sot nuk e ka arrit asnjë artist, asnjë artist i filmit as muzikës popullore, as pop, ama bash kërkush. Dua dhe Rita kanë arritur shumë po prej një vendi që është njëri prej vendeve ma me perspektivë dhe ma të zhvillum në botë. Unë jam ajo nana më krenare në botë që asnjë nanë nuk e ka përjetu suksesin e fëmiut të vetë si unë, përfundoi Suzana Istrefi./intv.al/

82357-640-0-5a87180c31eb8.jpg

Published in SHOWBIZ AND GOSSIP

Shumë vajza me siguri do donin të ishin në vendin e kësaj shqiptareje…

Published in SHOWBIZ AND GOSSIP

Dua Lipa njeh vetëm suksese.

Published in MUSIC

Dua Lipa padyshim është ndër këngëtaret më të dëgjuara në gjithë boten. “New Rules” ishte ‘çelësi’ i këngëtares për të hapur çdo ‘derë’ suksesi që dëshironte. Së fundmi ajo performoi hitin e saj, që në YouTube ka rreth 1 bilion shikime, në emisionin “TheEllenShow”. Por gjatë performancës u vu re detaji që e ‘bashkoi’ me një ndër moderatoret më të pëlqyera në vend, Fatma Methasani. Dua ishte e veshur shume thjesht vetëm një fustan dhe me atlete, njesoj sikurse edhe moderatorja e emisionit ‘Fun Day’ në IN Tv. Në fillim kur Fatma startoi emisionin e saj veshja e saj me atlete dhe fustan u pa si diçka e re në media dhe kështu u përqafua menjëherë nga publiku. Më poshtë do mund të shihni disa pamje të Fatmës me këtë veshje dhe performancën e Dua Lipas në emisionin “TheEllenShow”./intv.al/

fatma.jpg

Published in SHOWBIZ AND GOSSIP

Me siguri nuk e dinit që Bebe Rexha kishte kontakt me këtë këngëtare shqiptare…

Published in SHOWBIZ AND GOSSIP

Është ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare dhe ka bërë namin jo vetëm në Shqipëri por ngado...

Published in SHOWBIZ AND GOSSIP

Në insertin “Dikur&Sot” tek emisioni “Fun Day” me moderatore Fatma Methasani në INTv u fol për dy këngëtare mjaft të dashura për publikun por njëkohësisht shumë të suksesshme, Dua Lipan dhe fenomenin, Enca. Shpesh herë shohim yjet e Holliwood-it si kanë qenë të vegjël dhe themi se kanë ndryshuar shumë, sidomos në kohët e sotme ku kirurgjia plastike është shtuar tej mase. Vlen të thuhet se tiparet e një femije nuk mund të ndryshojnë shumë kur rritet por përsëri ndryshimi ndodh. Këtë herë në videon më poshtë në minutën 20:36 jemi kthyer në kohën kur Ruensa dhe Dua ishin fëmijë. Ndryshim i madh? Shihni insertin dhe do habiteni e mahniteni./intv.al/

Published in SHOWBIZ AND GOSSIP