Wednesday, 14 February 2018 23:37

Çfarë dreqin është dashuria?

Isha duke biseduar me nje shoqe që është beqare, e jo si une, që tashmë e kam nje penis sapiens, që më do më shumë se 20 minuta marrëdhënie seksuale, dhe që është i interesuar të ndërtojë dhe një lidhje njerëzore me mua. Kjo ngjarje e re ne jetën time, ka shtuar kuriozitetin e shumë palëve, bisedat online, chat apo telefon. Anyway, duke biseduar, folur qeshur e treguar, vjen pyetja ekzistenciale, sepse tashmë unë jam doktoresha e seksit: “ o Zhak, po sipas teje, dashuria , çfarë dreqin është ?“

Mirë. Në rregull. Mmmmm. Çfarë dreq pyetje është kjo ?

Atëherë, të duash do të thotë të ndihesh i/e respektuar i/e plotësuar, flutrat në stomak dhe këto element që të gjithë i dimë. Do thoni ju, respekti nuk është cliché dhe jo të gjithë respektojnë. Po ama, është si të thuash më pëlqen muzika. Ok të pëlqen muzika, por të pëlqen Kallashi apo Miss Kittin. Flutrat në stomak i ndjejmë kur rritet serotonina në trupin tonë dhe kjo ndodh dhe me ndonjë pëlqim apo flirt të thjeshtë. Pastaj dhe kjo të qënurit i/e plotësuar. Unë në fakt nuk ndihesha bosh, as nuk ndihem e plotësuar tani. Biles me mua ndodhi e kundërta, kisha aq shumë angazhime e punë për të bërë sa duhet të eliminoja diçka që të pranoja dikë në jetën time. Por këto janë më shumë llogjistikë se sa ndjenjë.

Pyetje e madhe dhe e vështirë. Çfarë është pra dashuria ?

Dashuri është të kalosh mirë me dikë por dhe të mërzitesh.

Dashuri është të flasësh për gjithçka dhe të kuptosh dhe kur heshtet.

Dashuri është të mbeshtesësh më shumë se sa të durosh.

Dashuria është të ja duash të mirën tjetrit dhë të sillesh në bazë të kësaj dashurie.

Dashuria është të bësh dashuri por dhe seks. Është të humbasësh veten dhe ndjenjat te tjetri, duke patur besimin që çdo gjë është në vendin e duhur. Pikërisht aty ku donte natyra që të ishte. Në atë vend në atë moment.

Dashuri është të dish se çfarë mendon tjetri pa nevojë shpjegimi.

Dashuria është të shpjegosh dhe atë që është e vështirë dhe të mundohesh të kuptosh dhe atë që nuk të pëlqen. Dashuri është të diskutosh, bisedosh apo të gjesh kompromis.

Dashuria është të angazhohesh, të jesh më i/e miri/a, jo i/e vetmi apo e vetmja.

Dashuri është t’i japësh tjetrit atë që ka nevojë pa patur nevojë të ta kërkojë.

Dashuria është kur ndan suksese dhe dështim.

Dashuria është kur kujdesesh dhe kur nuk e përdhos tjetrin.

Dashuria është të rritesh, piqesh, ndërtosh, prishësh, riparosh, investosh, përmirësosh.

Dashuria është të punosh bashkë për një objektiv të përbashkët, të ndash fuqinë dhe optimizosh resurset.

Dashuria pra është një punë.

Dashuria kërkon kohë, angazhim, energji, pasion, dedikim, sinqeritet, aftësi për zgjidhje problemi, aktivizim, angazhim në team work, aftësi në menazhim projektesh, fleksibilitet, kurse azhornimi të vazhdueshme etj etj. Sepse dashuria është një sektor ku ka shumë konkurrencë, provime, feedback, orë të gjata, dhe më e bukura e kësaj është që me dashurinë nuk paguan as faturën e ujit.

Ndoshta është pikërisht këtu që kuptohet dashuria: kur pamvarësisht vetëdijësimit se sa është e vështirë të duash, nuk ke dyshime.

Të kuptosh që je aty.

Që pranon. Që e merr përsipër.

Nga Zhaklin Lekatari/tabu.al/

Published in MAGAZINA

Dashuria e parë nuk harrohet? Kështu thonë. Ti e mban mend? Dikush qesh, dikush përlotet, dikush tjetër dëshiron ta rijetësojë. Por sa sinqeritet ka në rrëfimet tona? Të rriturit mendohen dy herë për dashurinë e parë, ndërsa sinqeriteti i fëmijëve nuk ka çmim. Ndaj këtë "Shën Valentin" nuk duam të trazojmë kujtimet tuaja sepse... të jemi të vërtetë duam një "Shën Valentin" me sytë e fëmijëve. Ata shohin ndryshe, ndjejnë pa komplekse. Ne humbasim rrugës, ata janë ende në start. Fëmijët duan vërtetë! Dashuria e tyre nuk dhemb, vetëm buzëqesh! 

Altea, Aron, Brajan, Danilo, Ebigel, Iris, Kloe, Oresti, Ouen, Vesa, Xhizel janë për ne ëmbëlsira e fushatës së IN Tv  #dashuriepare. Nuk u lodhëm shumë të mësonim prej tyre, pasi përgjigjet na mbushën brenda pak sekondash me një energji tejet pozitive dhe shumë, shumë buzëqeshje!

Kur e pyetëm se kur do të martohet Danilo përgjigjen e kishte gati : “Kur të bëhem 20 vjeç, atëherë!”

Oresti duket se i njeh mire shijet e babit, çfarë dhurate do donte ai për të? “Mami ti bënte babit një Audi RS4!”

Ka më shumë se kaq, ndaj mos humbisni të gjitha videot duke klikuar këtu.

Bashkohuni edhe ju me ne, në fushatën krejt të veçantë #dashuriepare. Ndani në rrjetet tona sociale, Instagram apo Facebook, ndjesinë tuaj rreth dashurisë së parë duke postuar video apo foto më këtë hashtag. 

Jemi të sigurtë që pasi të këni parë këta fëmijë nuk do mendoheni dy herë për dashurinë tuaj!

Published in MAGAZINA

Mos e lejoni veten të gënjeheni nga një dashuri jo e sinqertë. E vërteta është se përgjatë gjithë jetës sonë, dashurohemi tri herë dhe në secilën prej tyre mendojmë se ajo dashuri është e vërtetë dhe do të zgjasë përgjithmonë. Gjithsesi, nuk është gjithçka kaq e thjeshtë. Ajo që duhet, është se duhet të kalosh nëpër të trija këto eksperienca për të njohur më mirë veten tënde dhe ndjenjën e dashurisë së vërtetë po ashtu.

1.Dashuria e parë.

Kjo është dashuria në periudhën e rinisë. Ke flutura në stomak, koka të fluturon dhe duket sikur nuk ke tokë që të të mbajë poshtë këmbëve të tua. Të duket sikur kjo është dashuria e vetme dhe nuk do të ketë dashuri tjetër kaq të madhe në jetën tënde. Për diçka ke të drejtë, dashuria e parë mbahet mend për gjithë jetën. Mirëpo, në fakt, kjo është prova e parë që të përgatit për dashurinë e vërtetë.

2.Dashuria e komplikuar.

Dashuria e dytë dhe eksperienca jote e dytë do të jetë një dashuri e ndërlikuar. Do të të japë shumë mësime dhe do të tregojë gjëra që nuk i dije, apo nuk i prisje ndonjëherë. Kjo dashuri të lëndon. Gjatë gjithë kohës je me dyshimin se gjithçka do të ndryshojë. Për këtë lloj dashurie nuk ia vlen të shpenzojmë kohë, apo të përfshihemi thellë në ndjenja. Ajo vjen me ekstremet e saj, anët pozitive dhe negative, dhe kur të jesh rrëzuar rëndë, do e kuptosh sa shumë ke gabuar. Në ato momente, kjo dashuri mund të kthehet edhe në urrejtje.

3.Dashuria e papritur.

Kjo është dashuria që lind nga asgjëja. Një dashuri që ndryshon komplet botëkuptimin tënd për dashurinë, por më pas, teksa sheh pas, as mundesh të mendosh dot më tepër. S’e shpjegon dot se nga buron apo si ka lindur. Nga njëra anë nuk e shpjegon dot, por nga ana tjetër e ndjen se ajo ka një kuptim dhe një vlerë të madhe. Në këtë dashuri gjithçka plotësohet në mënyrë perfekte, si një puzzle. Nuk ke nevojë të kërkosh të jesh dikush që nuk je, nuk ke më presion apo tension për të ndryshuar. Kjo vërtet ndoshta nuk është dashuria që prisje, por është dashuria që të bën të ndihesh mirë.

Mirëpo ndonjëherë, ne kemi nevojë të kalojmë nëpër dashurinë e parë dhe të dytë për të arritur në pikën që do të vlerësojmë të tretën, shkruan bota.al. Mbi të gjitha, çdo person në jetën tonë është një dhuratë ose një mësim.

Published in MAGAZINA

Shumë njerëz të famshëm shkrimtarë, artistë shprehin mendimin e tre për dashurinë duke u shndërruar në shprehje ku shumë prej nesh gjejnë veten.

Sidoqoftë, secili ka historinë e tij të dashurisë. Por mund të gjejnë veten edhe në atë çka të tjerët thonë për këtë ndjenjë që me siguri i jep kuptim jetës sonë.

Më poshtë ju njohim me disa nga shprehjet më të bukura të cituara nga Marlyn Monroe, Beyonce, Oprah Winfrey apo dhe Martin Luther King.

Beyonce
Dashuria është një akt i pafund faljeje. Falja nënkupton kur heq dorë nga e drejta për të lënduar ty .

Marilyn Monroe
I dashuri i vërtetë është ai i cili të drithëron teksa të puth ballin, apo të qesh me sy apo thjesht të sheh mes hapsirës

Oprah Winfrey

Shumë njerëz do të donin të udhëtonin me ty me një limuzinë, por ti ke nevojë për dikë i cili është i gatshëm të marr me ty autobuzin në momentin kur limuzina prishet e të lë në mes të rrugës

Taylor Swift
Mendoj se perfeksioni i dashurisë është se nuk është perfekte.

Dr. Seuus
E kupton që ke rënë në dashuri kur nuk fle dot sepse realiteti është më I bukur se vetë ëndrra.

Nick Carraway tek filmi ‘Getsbi i Madh’
Ai e shihte në atë mënyrë që të gjitha gratë do të donin të shiheshin nga një burrë

Martin Luther King
Errësira nuk mund të zhduk errësirën, vetëm drita mundet
Urrejtja nuk mund të mposht urrejtjen, vetëm dashuria mundet

Published in MAGAZINA
Këtu keni disa nga  efektet më të mahnitshme dhe të provuara shkencërisht që dashuria ka në mendjen dhe trupin tuaj.
Published in MED+

Kur u pyetën për momentin se kur e kuptoi se Meghan Markle ishte e duhura, Princi Harry pretendoi se ishte dashuri me shikim të parë. Por, kërkimet e reja kanë hedhur dyshime të reja mbi idenë e dashurisë me shikim të parë. E vërteta, edhe pse kjo mund të duket shumë më pak romantike, këto ndjenja të forta fillestare thjesht të jetë si pasojë e një tërheqje të fortë fizike. Pavarësisht se raportet e dashurisë në shikim të parë janë relativisht të zakonshme, studimi nuk gjeti as pasion të lartë, as ndjenja të forta të dashurisë nuk janë të përfshira aty; në vend të kësaj, fenomeni është i lidhur fort me tërheqjen fizike.

harry_dhe_meghan.jpg

Në studim, hulumtuesit nga Universiteti i Groningenit analizuan shumë faktorë që mund të ndikojnë në përvojën e dashurisë në shikim të parë .Studimet e mëparshme e kanë lidhur fenomenin me kujtesën e njëanshme, tërheqjen fizike dhe kënaqësinë, e cila mund të bëjë që njerëzit të thonë se ndjejnë një lidhje të menjëhershme. Për të mësuar më shumë rreth kësaj, studiuesit analizuan përgjigjet e 396 pjesëmarrësve, shumica e të cilëve ishin studentë heteroseksualë në të 20-at e tyre. Studimi u krye në dy mënyra, një studim online dhe një studim laboratorik. U vëzhguan tre mënyra takimi: ai ballë për ballë, takim me shpejtësi dhe një mbledhje joformale ku pjesëmarrësit në eksperiment konsumonin edhe ushqim. Pjesëmarrësve iu kërkua të plotësonin një pyetësor për veten dhe partnerët e mundshëm para se të bashkëveprojnë me ta, duke vlerësuar tërheqjen fizike, erosin (të lidhur me pasionin e lartë) dhe ndjenjat e intimitetit, pasionit dhe angazhimit. Në të gjithë studimin, dashuria me shikim të parë u tregua 49 herë, nga 32 individë të ndryshëm, sipas studiuesve. Por, shumica dërrmuese nuk raportojnë përjetuar këtë fenomen. Të dhënat gjithashtu zbuluan se burrat kishin më shumë gjasa të raportonin dashuri në shikim të parë se femrat. Dhe, tërheqja fizike ishte lidhur fort me raportet e dashurisë në shikim të parë. Studimi zbuloi se probabiliteti i raportimit të dashurisë në shikim të parë ishte afërsisht 9 herë më i lartë për çdo rritje të një njësie në shkallën e tërheqjes fizike.

Published in MAGAZINA

Meshkujt nuk janë gjithmonë të zotët për të shprehur ndjenjat e tyre kur bie fjala për dashurinë. Pavarësisht tipeve të ndryshme të meshkujve, ata e kanë të vështirë të pranojnë atë çka ju thotë zemra e tyre, e për më tepër po aq të vështirë tia shprehin dashurinë femrës që duan.

Nëse është një mashkull që ty të pëlqen por nuk arrin të kuptosh nëse edhe ai është i dashuruar me ty, më poshtë po ju sjellim 5 sinjale që do të ndihmojnë të kuptosh më mirë ndjenjat e tij.

1. Ai të dërgon mesazhe pa kuptim vazhdimisht
Sa më të shpeshta të jenë mesazhet e tipit “të pakuptimta” , aq më shumë i dashuruar është ai pas teje. Për shembull nëse të shkruan se ai është duke pirë një margarita apo se sapo pa një mace që i ngjan maces tënde, ai në të vërtetë do të thotë se “ Unë e mbaj mend se ti më the që të pëlqen margarita” dhe se “ unë se kam problem që ti ke mace”. Por thellë thellë ai po të thotë se të dëshiron që të të ketë pranë e se do të ndajë me ty çdo gjë e çdo çast.

2. Ai të telefonon pa arsye
Dije se ka tre arsye pse një mashkull telefonon: për punë, për raste urgjencash apo kur dëshiron të dëgjojë dikë që i intereson. Nëse ai të telefonon thjesht e pa ndonjë arsye, do të thotë se ai do të dëgjojë zërin tënd, se e merr malli për ty dhe se me të vërtetë të do.

3. Ai nuk merr më mesazhe dhe telefonata të tjera kur është me ty
Nëse ke vënë re se mesazhet dhe telefonatat hyrëse të tij, në kohën kur është me ty janë pakësuar, dije se kjo është një shenjë shumë pozitive që tregon se ai mund të ketë ndërprerë marrdhëniet me ish të dashurat e veta dhe se e vlerëson shumë kohën kur është me ty.

4. Ai të kërkon këshilla dhe ndihmë
Një mashkull në përgjithësi e ka shumë të vështirë të ndryshojë stil dhe nëse ai kërkon këshilla prej teje, do të thotë se do të përshtatet me ty dhe dëshiron që ti ta pëlqesh. Ai mund të të pyesë gjëra nga më banalet të tipit: “ A më shkon kjo bluzë?”, “ A e kam shkruajtur bukur kartolinën për ditëlindjen e vëllait?” apo “A do më ndihmosh me blerjet e shtëpisë?”. Këto lloj pyetjesh meshkujt i bëjnë nëse vërtetë pëlqejnë dikë.

5. Ti dëgjon nga miqtë e tij se ai ka ndryshuar
Miqtë e tij e njohin atë shumë mirë, prandaj nëse në një takim të përbashkët dëgjon se ata po e shajnë pasi ai ka ndryshuar dhe se është distancuar, duhet ta kuptosh se ai ka rënë brenda dhe se nuk ka pasur as guximin tua thotë miqve të vet. Tani je ti ajo me të cilën ai do të ndajë kohën e vet dhe se je ti personi me të cilën ai do të ndajë ndjenjat e veta.

Published in MAGAZINA

Edhe femrat më të zgjuara, pavarësisht karakterit apo temperamentit të ndryshëm që mund të kenë, bëjnë disa gabime me partnerin , që mund të dëmtojnë rëndë marrdhëniet e tyre... Më poshtë po jua listojmë cilat janë këto gabime, në mënyrë që të keni mundësi ti shmangni në të ardhmen.

1.Përpiqet të zgjidhe problemet e partnerit
Megjithëse kjo mund të duket një ide e bukur, ndërhyrja e tepërt në punët e partnerit do ta bëjnë atë të ndihet i paaftë. Prandaj më mirë këshillojeni partnerin se sa të mundoheni të zgjidhni problemet në vendin e tij.

2.Mendon se lidhjet e tij të vjetra janë ende të rëndësishme për të
Krijimi i skenave të xhelozisë për ish-et e tij pa ndonjë shkak të vërtetë, vetëm do të dëmtonin mardhëniet tuaja. Prandaj mos flisni me të për historitë e tij të kaluara. Ndërsa ai ju ka zgjedhur ju, do të thotë që jeni më e rëndësishmja për të.

3. I bindet partnerit për çdo gjë
Ka shumë femra, të cilat megjithëse të arsimuara mirë dhe me karrierë, nuk guxojnë ti kthejnë fjalën partnerit të tyre. Ky është gabim. Meshkujve ju pëlqejnë femrat me vetbesim he që dinë të mbrojnë argumentet e tyre. Sigurisht ndonjëherë mund të lëshoni pe, por jo ta bëni këtë rrugë...

4. Nuk ndryshon asgjë në jetën e saj pas lidhje me partnerin
Ndryshe nga problemi i pikës më sipër, ka femra të cilat megjithëse në lidhje, nuk ndryshojnë asgjë në jetën e tyre. Vazhdojnë të rrijnë shumë gjatë në punë e të dalin me miqtë apo kolegët duke e lënë partnerin pas dore. Tani që jeni 2, duhet të mësoni të rruani ekuilibrat e duhur dhe ti kushtoni kohën e duhur njeriut tuaj të zemrës.

5. E krahason atë me ishin e vet
Ky është një ndër gabimet më të mëdhaja. Mos i përmendni atij detaje për ishin tuaj, e qa më tepër të bëni krahasime, pasi do ta bëni atë të ndihet inferior dhe i parëndësishëm.

6. Akoma ëndërron për mashkullin ideal
Mashkulli ideal nuk ekziston. Çdokush ka të mirat dhe të metat e veta. Nëse vërtetë e doni partnerin tuaj, mësoni ta vlerësoni për atë që është dhe ti evidentoni gabimet por pa e lënduar.

Published in MAGAZINA

Nëse keni filluar të dilni me dikë, duhet të keni vëmendjen që të kuptoni nëse ja vlen, apo jo. Sipas ekspertëve, është shumë e thjeshtë ta kuptoni pasi ai do bëjë pikërisht këto 4 gjëra. Prandaj, hidhini një sy:

1. Nuk e përcakton se çfarë jeni
Nëse një mashkull që pretendoni të keni diçka së bashku, ka frikë të shprehë se çfarë jeni, kjo gjë tregon se nuk ka ndërmend t’ju marrë seriozisht. Ai thjesht dëshiron të kalojë kohën e tij dhe vetëm kaq.

2. Nuk ka pasur asnjë lidhje serioze
Edhe kjo gjë tregon se ky person nuk mund të krijojë lidhje serioze me ju. Sidomos nëse është në një moshë më të madhe dhe ende bën një jetë si aventurier. Mundësitë të krijojë diçka ndryshe me ju janë të pakta.

3. Bën plane me ju në minutën e fundit
Ju nuk jeni prioriteti it tij dhe sa herë mendon të bëjë diçka me ju, kujtohet vetëm në momentin e fundit. Kjo gjë tregon se nuk ka shans të krijojnë me ju lidhje serioze, pasi edhe planet e tij i bën në fund me ju.

4. Nuk thotë “ne”
Ky person mendon vetëm për veten e tij dhe kur flet nuk thotë asnjëherë: ne. Ai është egoist dhe lidhjen me ju e ka kalimtare. Prandaj, femra bëhuni të vëmendshme, pasi më vonë nuk do ketë kthim dhe do lëndoheni.

Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega

Published in MAGAZINA

Sot po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të mbajtur marrëdhënie të shëndosha, pasi stresi i jetës dhe punës së përditshme shpesh na rrëmben dhe harrojmë ti kushtojmë rëndësinë dhe vëmëndjen e duhur partnerit tonë. Në këtë artikull po ju sjellim disa këshilla se si të ndihmoni dhe motivoni partnerin tuaj kur ai gjendet përballë një situate delikate në jetën apo karrierën e tij.

1. Gjeni arsyen e shqetësimeve të tij
Një nga gjërat e para që duhet të bëni për të mbështetur partnerin tuaj është të kuptoni arsyen e trishtimit dhe shqetësimeve të tij. Mos u nxitoni të kritikoni pa kuptuar mirë arsyet dhe rëndësinë që kanë ndikuar në situatën aktuale në të cilën ai ndodhet..

2. Këshilloni hapa të ngadalta
Këshillojeni partnerin tuaj që nëse ka probleme me punën, shoqërinë ap familjen, të tregohet më i matur e ti hedhë hapat në mënyrë graduale derisa të arrijë objektivat e dëshiruara. Vetëm me shumë përkushtim dhe durim mund të ecet përpara.

3. Vijeni në pah suksesin e tij
Nëse partneri ruaj ndihet i demoralizuar, ndihmojeni duke i vënë në pah arritjet dhe suksesin e tij të deritanishëm. Këto fjalë të dëgjuara nga ana juaj, do të jenë shumë motivuese për të.

4. Mos i bëni presion
Nëse partneri juaj ndodhet përballë një situate të vështirë, mundohuni mos të vini në pah pakënaqësitë tuaja e ti bëni vazhdimisht presion se ai nuk po ju kushton vëmëndjen e kohën e duhur. Kini parasysh se tani ai ka nevojë për ndihmën tuaj. Prandaj tregoni durim dhe mirëkuptim.

5. Vlerësoni hapat e tij pozitive
Nëse partneri juaj po tregon se po bën përpjekje për të dalë nga situata në të cilën ndodhet, mos u tregoni shumë kërkuese duke i listuar gjërat që ai ende nuk ka bërë ndaj jush apo ndaj detyrimeve të tjera të jetesës së përbashkët. Mundohuni të vlerësoni dhe falenderoni atë për çdo hap që hedh përpara, në mënyrë që ai të ndihet i motivuar për ta kaluar situatën e vështirë në të cilën ndodhet.

Published in MAGAZINA