Meshkujt nuk janë gjithmonë të zotët për të shprehur ndjenjat e tyre kur bie fjala për dashurinë. Pavarësisht tipeve të ndryshme të meshkujve, ata e kanë të vështirë të pranojnë atë çka ju thotë zemra e tyre, e për më tepër po aq të vështirë tia shprehin dashurinë femrës që duan.

Nëse është një mashkull që ty të pëlqen por nuk arrin të kuptosh nëse edhe ai është i dashuruar me ty, më poshtë po ju sjellim 5 sinjale që do të ndihmojnë të kuptosh më mirë ndjenjat e tij.

1. Ai të dërgon mesazhe pa kuptim vazhdimisht
Sa më të shpeshta të jenë mesazhet e tipit “të pakuptimta” , aq më shumë i dashuruar është ai pas teje. Për shembull nëse të shkruan se ai është duke pirë një margarita apo se sapo pa një mace që i ngjan maces tënde, ai në të vërtetë do të thotë se “ Unë e mbaj mend se ti më the që të pëlqen margarita” dhe se “ unë se kam problem që ti ke mace”. Por thellë thellë ai po të thotë se të dëshiron që të të ketë pranë e se do të ndajë me ty çdo gjë e çdo çast.

2. Ai të telefonon pa arsye
Dije se ka tre arsye pse një mashkull telefonon: për punë, për raste urgjencash apo kur dëshiron të dëgjojë dikë që i intereson. Nëse ai të telefonon thjesht e pa ndonjë arsye, do të thotë se ai do të dëgjojë zërin tënd, se e merr malli për ty dhe se me të vërtetë të do.

3. Ai nuk merr më mesazhe dhe telefonata të tjera kur është me ty
Nëse ke vënë re se mesazhet dhe telefonatat hyrëse të tij, në kohën kur është me ty janë pakësuar, dije se kjo është një shenjë shumë pozitive që tregon se ai mund të ketë ndërprerë marrdhëniet me ish të dashurat e veta dhe se e vlerëson shumë kohën kur është me ty.

4. Ai të kërkon këshilla dhe ndihmë
Një mashkull në përgjithësi e ka shumë të vështirë të ndryshojë stil dhe nëse ai kërkon këshilla prej teje, do të thotë se do të përshtatet me ty dhe dëshiron që ti ta pëlqesh. Ai mund të të pyesë gjëra nga më banalet të tipit: “ A më shkon kjo bluzë?”, “ A e kam shkruajtur bukur kartolinën për ditëlindjen e vëllait?” apo “A do më ndihmosh me blerjet e shtëpisë?”. Këto lloj pyetjesh meshkujt i bëjnë nëse vërtetë pëlqejnë dikë.

5. Ti dëgjon nga miqtë e tij se ai ka ndryshuar
Miqtë e tij e njohin atë shumë mirë, prandaj nëse në një takim të përbashkët dëgjon se ata po e shajnë pasi ai ka ndryshuar dhe se është distancuar, duhet ta kuptosh se ai ka rënë brenda dhe se nuk ka pasur as guximin tua thotë miqve të vet. Tani je ti ajo me të cilën ai do të ndajë kohën e vet dhe se je ti personi me të cilën ai do të ndajë ndjenjat e veta.

Published in MAGAZINA

Të shkosh të jetosh me të dashurin tënd, është një moment i shënuar në lidhjen tuaj. Në bashkëjetesë, duhet të keni parasysh se po jetoni me njeriun që doni dhe nuk po ndani thjesht shtëpinë me një shok dhome. Ndonjëherë bashkëjetesa e vret romancën, por është e mundur që dhe në një situatë të tillë, të ruani shkëndijat në lidhjen tuaj. Ki mendjen! Ka gjashtë mënyra se si bashkëjetesa mund ta vrasë romancën:

6 mënyra si bashkëjetesa vret romancën dhe si t’i luftosh ato

1. Është më e thjeshtë për të neglizhuar kohën cilësore. Përderisa teknikisht ju tani e takoni njëri-tjetrin çdo ditë, bëhet më e vështirë të kujtoni ta bëni këtë kohë që keni bashkë të ketë vlerë. Kur nuk jetonit bashkë, kur takoheshit shkëmbenit ledhatime teksa shikonit televizor, ose dilnit për një shëtitje dorë për dore e të tjera si këto. Por, qëkurse fillon të bashkëjetosh, veç kur e gjen veten duke ngrënë vetëm në një tabaka para televizorit, ose njëri në kuzhinë, tjetri në dhomën e ndenjes. Ose kur vjen puna te shtrati, secili merr librin e tij të preferuar për të lexuar, ose ia fut direkt gjumit, i lodhur nga puna. Të mirat e të jetuarit bashkë janë të shumta, por mund të rrezikojë romancën tuaj.

2. T’u shpëtosh detyrave, nuk do të thotë një “jo”. Kjo është një hapësirë të cilën juve e ndani bashkë, kështu që nëse nuk kujdeseni për të në mënyrë të barabartë mund të krijojë një të çarë të vërtetë në lidhjen tuaj sepse mund të tingëllojë si një mungesë respekti. Megjithatë, nëse ai një mbrëmje nuk do të lajë enët, sepse është lodhur shumë në punë, kjo nuk do të thotë se po u shmanget detyrave të tij. Ndoshta vërtet është i lodhur, por herës tjetër do jetë pa diskutim i gatshëm të mbajë përgjegjësitë e tij.

3. Duke kaluar shumë kohë me miqtë, do të thotë më pak kohë për veten tuaj. Meqë tani jetoni bashkë, kjo nuk do të thotë se nuk mund të dilni në një takim si çift, diku jashtë. Nga frika se mos fyejnë miqtë e tyre apo i takojnë shumë rrallë, çiftet që bashkëjetojnë dalin në grup me miq dhe jo vetëm, sepse nuk duan që të mendojnë se ata po rrinë vetëm me njëri-tjetrin dhe i kanë harruar miqtë. Por nuk duhet tepruar ama, sepse edhe në këto kushte ende keni nevojë të dilni bashkë, vetëm ju të dy.

4. Rehatia është e mirë, por rehatia e tepër mund ta vrasë kohën tuaj seksi. Po, lejohet të jesh një qenie njerëzore në shtëpinë tënde, por do ama edhe një grimcë misteri (të paktën ndonjëherë). Nëse partneri yt të sheh në mënyrë të vazhdueshme të djersitur, me maska në fytyrë dhe duke gogësitur, nuk do të dukesh më si e dashura seksi me të cilën ai ka shkuar të jetojë, por si shoqja e tij e dhomës. E njëjta gjë vlen edhe për të! Thjesht pse po jetoni bashkë, kjo nuk do të thotë se ai nuk duhet të kujdeset më për veten, t’i lë flokët pa prerë apo të mos heq mjekrën.

5. Mos e lini seksin për nesër, ndryshe kurrë nuk do të vijë. Sigurisht, ka momente kur jeni shumë të lodhur që të bëni seks, por nuk duhet që kjo të bëhet rrugë. Mund të bëni diçka për ta evituar këtë... Gjatë ditës dërgojini njëri-tjetrit mesazhe “të pista” si dhe fantazoni për një mbrëmje të zjarrtë seksi. Kjo do t’ju ndihmojë t’ju rritet dëshira dhe që në darkë të jeni në humor të mirë për seks.

6. Një rutinë për gjithçka, nuk i lë vend spontanitetit. Të jetosh bashkë do të thotë të kesh plane të caktuara. Kush bën dush i pari në mëngjes, kush mund të ndjek programin e tij të preferuar në televizor, kush duhet të punojë deri vonë, kush do të gatuajë darkën. Por se keni një rutinë të nevojshme, kjo nuk do të thotë se nuk mund të jeni spontanë dhe ta mbani gjallë shkëndijën e pasionit. Ai mund të vijë në shtëpi dhe të të surprizojë me një tufë me lule, teksa ti mund ta surprizosh duke gatuar një darkë për të. Kjo do t’ju shpëtonte nga rutina!

Published in MAGAZINA

Edhe femrat më të zgjuara, pavarësisht karakterit apo temperamentit të ndryshëm që mund të kenë, bëjnë disa gabime me partnerin , që mund të dëmtojnë rëndë marrdhëniet e tyre... Më poshtë po jua listojmë cilat janë këto gabime, në mënyrë që të keni mundësi ti shmangni në të ardhmen.

1.Përpiqet të zgjidhe problemet e partnerit
Megjithëse kjo mund të duket një ide e bukur, ndërhyrja e tepërt në punët e partnerit do ta bëjnë atë të ndihet i paaftë. Prandaj më mirë këshillojeni partnerin se sa të mundoheni të zgjidhni problemet në vendin e tij.

2.Mendon se lidhjet e tij të vjetra janë ende të rëndësishme për të
Krijimi i skenave të xhelozisë për ish-et e tij pa ndonjë shkak të vërtetë, vetëm do të dëmtonin mardhëniet tuaja. Prandaj mos flisni me të për historitë e tij të kaluara. Ndërsa ai ju ka zgjedhur ju, do të thotë që jeni më e rëndësishmja për të.

3. I bindet partnerit për çdo gjë
Ka shumë femra, të cilat megjithëse të arsimuara mirë dhe me karrierë, nuk guxojnë ti kthejnë fjalën partnerit të tyre. Ky është gabim. Meshkujve ju pëlqejnë femrat me vetbesim he që dinë të mbrojnë argumentet e tyre. Sigurisht ndonjëherë mund të lëshoni pe, por jo ta bëni këtë rrugë...

4. Nuk ndryshon asgjë në jetën e saj pas lidhje me partnerin
Ndryshe nga problemi i pikës më sipër, ka femra të cilat megjithëse në lidhje, nuk ndryshojnë asgjë në jetën e tyre. Vazhdojnë të rrijnë shumë gjatë në punë e të dalin me miqtë apo kolegët duke e lënë partnerin pas dore. Tani që jeni 2, duhet të mësoni të rruani ekuilibrat e duhur dhe ti kushtoni kohën e duhur njeriut tuaj të zemrës.

5. E krahason atë me ishin e vet
Ky është një ndër gabimet më të mëdhaja. Mos i përmendni atij detaje për ishin tuaj, e qa më tepër të bëni krahasime, pasi do ta bëni atë të ndihet inferior dhe i parëndësishëm.

6. Akoma ëndërron për mashkullin ideal
Mashkulli ideal nuk ekziston. Çdokush ka të mirat dhe të metat e veta. Nëse vërtetë e doni partnerin tuaj, mësoni ta vlerësoni për atë që është dhe ti evidentoni gabimet por pa e lënduar.

Published in MAGAZINA

Ndarja është e vështirë. Është e vështirë, por mund të ndodhë. Ndonjëherë, mund të duket sikur nuk ka asnjë mënyrë të mirë për t’u ndarë me dikë. Kur duhet ta bëni? Çfarë duhet të thoni?
Disa këshilla se si të ndaheni me dikë në një mënyrë të mirë:

Flisni ballë për ballë

Dhjetë vjet më parë, mendimi i ndarjes me telefon ishte i tmerrshëm. Tani, falë rolit gjithnjë në rritje që teknologjia luan në jetën tonë, nuk është e pazakontë ndarja me sms ose me email. Por nëse doni të ndaheni me dikë në një mënyrë të mirë, ju ia keni borxh atyre që të flisni ballë për ballë. A do të kërkojë kurajë nga ana juaj? Po. Por, kjo do t’ju ndihmojë të mbyllni këtë libër të jetës.

Zgjidhni një vend neutral

Zgjedhja e zakonshme është apartamenti, sepse është një vend privat ku mund të menaxhoni emocionet pa u brengosur. Por, besoni apo jo, ndarja në publik nganjëherë është më mirë se sa privatisht. Një vend neutral është i mirë. Kjo detyron të dyja palët të qëndrojnë të qetë, të ftohtë…

E di se çfarë do të thuash

Ju nuk do të mësoni përmendësh fjalimin e ndarjes, por duhet të jeni në gjendje të shpjegoni pse marrëdhëniet tuaja nuk po funksionojnë dhe pse po i jepni fund.

Jini të patundur dhe të sinqertë pa dëmtuar ndjenjat e tyre

Nuk ka Ndoshta në ndarje. Përpiquni të mos jepni shpresa dhe të bëni të qartë përgjigjien.

Sapo të mbarojë, vendosni kufij

Pas ndarjes, ndjenjat tuaja ndoshta nuk do të shuhen automatikisht – është e natyrshme të vazhdosh të kujdesesh për ish-in. Ju mund të mendoni se gjëja e mirë është t’i pyesni se si janë me një mesazh. Edhe pse është një gjest i mirë në teori, në të vërtetë mund të ketë efekt të kundërt. Nëse vendosni të qëndroni miq, vendosni disa rregulla bazë për marrëdhënien, në mënyrë që të mos kaloni në sjellje të vjetra.

Published in MAGAZINA

Ka kaq shumë rregulla për femrat lidhur me seksin, por nuk i dëgjoni kurrë të njëjtat rregulla për meshkujt. Njerëzit, gjithmonë I këshillojnë femrat gjatë gjithë kohës që të presin edhe pak për të bërë seks e mos hidhen direkt në lojë. Por a është seksi në takimin e parëë për femrat një ide kaq e keqe? Ne themi jo, dhe kemi disa arsye për këtë.

Edhe femrat eksitohen, ok?
Seksi është për kënaqësinë tuaj dhe nuk ken ipse të sakrifikoni për të nëse jeni gati, qoftë edhe në takimin e parë. Jeta është shumë e shkurtër për të luajtur lojra dhe t’i rezishtosh tundimit kohët e sotme.

Do kuptoni nëse keni kimi në shtrat apo jo
Më mirë ta kuptoni që në fillim sesa të zhgënjeheni më vonë!

Do kuptoni qëllimet e tij
Nëse kjo ishte gjithçka që ai donte dhe më vonë zhduket, do e kuptoni se me kë keni të bëni.

Pritja i bën gjërat më të çuditshme
Ju pëlqen të pres derisa të ndihni emocionalisht të lidhur me dikë që më pas të kryeni marrëdhënie, por kjo gjithashtu mund t’i bëjë gjëra tepër të vështira. Ka më shumë rrezik! Ju dëshironi t’i bëni përshtypje njëri-tjetrin. Ju jeni të shqetësuar rreth se si dukeni. Mashkulli yt mund të të pëlqejë aq shumë, por nuk performon mirë në shtrat (nga nervozizmi ndoshta). Dhe pastaj, nëse nuk funksionon, ndjeheni në faj  për këtë.

Nëse doni të bëni seks që në takimin e parë, atëherë bëjeni. Mos u njeni keq dhe mos dëgjoni gjithmonë çfarë mendojnë të tjerët lidhur me këtë.

Published in MAGAZINA

Eshtë shumë tronditëse dhe e skiletshme nëse partneri të akuzon për tradhëti edhe kur keni kaq  shumë vjet që jetoni bashkë... Por ndodh që partneri papritur të fillojë e të krijojë skena xhelozie, për arsye nga më të ndryshmet e të të fajësojë ty për tradhëti.

Si të veprosh në një situatë të tillë?

Këshilla e parë: Mos ju kundërvi partnerit
Në raste të tilla mundohu të shmangësh reagime të tipit: “Çfarë është ky absurd, as nuk dua të diskutoj me ty një temë të tillë”, “Mjaft me këto, po thua budallallëqe”, “Kur do pushosh me këto sajesat e tua pa kuptim?”

Këshilla e dytë : Dëgjoje mendimin e  tij
Konfliktet midis jush dhe ragimet si më sipër e përkeqësojnë situatën. Prandaj në vend që të debatosh e ti kundërvihesh partnerit tënd, mundohu ta qetësosh e të krijosh komunikim me të, duke e pyetur se përse ai e mendon një gjë të tillë.

Këshilla e tretë: Mëso të pranosh edhe ti gabimet e tua
Ndodh shpesh që një ndër arsyet kryesore pse një mashkull mund të të akuzojë për tradhëti të jetë ftohja nga ana jote e kohëve të fundit, për shkak të angazhimeve në punë, fëmijëve, problemeve të ndryshme shëndetësore apo familjare etj. Prandaj është shumë e rëndësishme që ti kërkosh atij falje për pamundësinë ti kesh qëndruar atij afër kohët e fundit dhe binde se kjo gjë do të ndryshojë.

Këshilla e katërt : Largoje frikën e tij duke i treguar se sa shumë e do
Hap  tjetër, pasi të kesh dëgjuar mendimin e partnerit rreth xhelozisë së tij dhe arsyeve pse ai mendon se ti mund ta tradhëtosh, është ta qetësosh atë dhe ti tregosh se është i vetmi në jetën tënde dhe se e do atë po aq shumë sa e ke dashur në fillim.

Këshilla e pestë: Propozoi atij  të kaloni disa pushime vetëm ju të dy
Në situata të tilla, do të ishte tejet e rekomandueshme të largoheshit për disa ditë nga rutina juaj e përditshme për pushime vetëm ju të dy. Ideja e një udhëtimi do ti vërtetonte partnerit se ti e çmon shumë atë dhe se dëshiron të kalosh sa më shumë kohë me të. Pastaj në pushime gjërat shihen me një sy tjetër dhe ka shumë mundësi që ti lini pas krahëve problemet dhe mendimet e tij të pavend.

Eshtë shumë tronditëse dhe e skiletshme nëse partneri të akuzon për tradhëti edhe kur keni kaq  shumë vjet që jetoni bashkë...

Por ndodh që partneri papritur të fillojë e të krijojë skena xhelozie, për arsye nga më të ndryshmet e të të fajësojë ty për tradhëti.

Si të veprosh në një situatë të tillë?

Këshilla e parë: Mos ju kundërvi partnerit

Në raste të tilla mundohu të shmangësh reagime të tipit: “Çfarë është ky absurd, as nuk dua të diskutoj me ty një temë të tillë”, “Mjaft me këto, po thua budallallëqe”, “Kur do pushosh me këto sajesat e tua pa kuptim?”

Këshilla e dytë : Dëgjoje mendimin e  tij

Konfliktet midis jush dhe ragimet si më sipër e përkeqësojnë situatën. Prandaj në vend që të debatosh e ti kundërvihesh partnerit tënd, mundohu ta qetësosh e të krijosh komunikim me të, duke e pyetur se përse ai e mendon një gjë të tillë.

Këshilla e tretë: Mëso të pranosh edhe ti gabimet e tua

Ndodh shpesh që një ndër arsyet kryesore pse një mashkull mund të të akuzojë për tradhëti të jetë ftohja nga ana jote e kohëve të fundit, për shkak të angazhimeve në punë, fëmijëve, problemeve të ndryshme shëndetësore apo familjare etj. Prandaj është shumë e rëndësishme që ti kërkosh atij falje për pamundësinë ti kesh qëndruar atij afër kohët e fundit dhe binde se kjo gjë do të ndryshojë.

Këshilla e katërt : Largoje frikën e tij duke i treguar se sa shumë e do

Hap  tjetër, pasi të kesh dëgjuar mendimin e partnerit rreth xhelozisë së tij dhe arsyeve pse ai mendon se ti mund ta tradhëtosh, është ta qetësosh atë dhe ti tregosh se është i vetmi në jetën tënde dhe se e do atë po aq shumë sa e ke dashur në fillim.

Këshilla e pestë: Propozoi atij  të kaloni disa pushime vetëm ju të dy

Në situata të tilla, do të ishte tejet e rekomandueshme të largoheshit për disa ditë nga rutina juaj e përditshme për pushime vetëm ju të dy. Ideja e një udhëtimi do ti vërtetonte partnerit se ti e çmon shumë atë dhe se dëshiron të kalosh sa më shumë kohë me të. Pastaj në pushime gjërat shihen me një sy tjetër dhe ka shumë mundësi që ti lini pas krahëve problemet dhe mendimet e tij të pavenda.

Published in MAGAZINA

Është një situatë e pasigurt.
Ju jeni në një romancë të re dhe ndiheni shumë mirë me këtë person. Mban erë të mirë. Është i mrekullueshëm në shtrat. E adhuroni të qeshurën e tij/saj. Në të vërtetë, nuk mund të rrini dot pa të.
Deri sa të mundeni.
Një romancë e re është diçka e madhe dhe emocionuese, por ndonjëherë keni nevojë për një hapësirë tuajën. Problemi: Ju nuk doni që personi që po shihni të keqinterpretojë nevojën tuaj për të qënë vetëm si mungesë interesi. Kur partneri fillon të bëhët pak i ngjitur, ja si të kërkoni hapësirën tuaj pa dëmtuar marrëdhënien.

Së pari: Mësoni të vlerësoni pavarësinë tuaj
Shumë njerëz kur lidhen, bien në një rutinë ku çdo moment të ditës e kalojnë së bashku si një çift.
Kjo është gabimi. Nuk është normale ose e shëndetshme që të gjithë kohën e lirë t'ia kushtoni partnerit tuaj. Asnjë lidhje nuk duhet t'ju pengojë të dilni me miqtë, të merreni me hobit tuaj apo interesat ku po investonit. Nëse kjo gjë po ndodh me lidhjen tuaj, situate po bëhët shqetësuese.
Në vend të kësaj, lejo që ky person të kuptojë se ju e vlerësoni pavarësinë tuaj dhe e keni të nevojshme të kaloni kohë vetëm. Jini të qartë se jeni një femër/mashkull i zënë me me punë dhe ndonjëherë, ju duhet koha juaj.

Mos i bini përqark, por tregohuni të drejtpërdrejtë.
Kur dikush që po ju ”mbyt” duke qënë gjithë kohën pas jush, nuk po ju tërheq më, është normale t’I distancoheni. Nuk ka problem.
Por, nëse po flasim për dikë që ju pëlqen vërtet, nuk do ishte e drejtë diçka e tillë. Në vend të saj bëjeni të qartë që në fillim, në mënyrë që mos nisin keqkuptimet.

Thoni se është e rëndësishme që të keni së bashku kohë dhe kohë vetëm
Kjo nuk është e paarsyeshme. Të kesh një jetë jashtë marrëdhënies tënde është diçka e nevojshme - dhe krijimi i kufijve në fillim do të parandalojë lëndimet më vonë. Partneri juaj do ta kuptojnë plotësisht.

Përpiquni ta merrni situatën me ndjeshmëri, jo refuzim
Të gjithë jemi mjaft të pambrojtur në ato muajt e parë të vështirë të takimeve: të pasigurt për atë që po ndodh apo deri ku do shkojnë gjërat. Çdo formë "Unë kam nevojë për hapësirë" mund të duket si fundi i kësaj marrëdhënieje.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, le të flasim për fajin.
Është gjëja që na ndalon që të kemi këto biseda kritike dhe na detyron të rrimë në një pellg të turpshëm të trishtimit dhe të mbytjes.
Nevoja e hapësirës NUK do të thotë që nuk ju pëlqen ky person! Nuk ka asgjë për t'u ndjerë fajtore këtu. Të kesh jetën tënde nuk do të thotë që nuk je për lidhje. Përkundrazi! Në fund të ditës, ju jeni ende ju dhe e dini mirë që çdo gjë ka kohën dhe përkushtim e saj.

Published in MAGAZINA

Nëse keni filluar të dilni me dikë, duhet të keni vëmendjen që të kuptoni nëse ja vlen, apo jo. Sipas ekspertëve, është shumë e thjeshtë ta kuptoni pasi ai do bëjë pikërisht këto 4 gjëra. Prandaj, hidhini një sy:

1. Nuk e përcakton se çfarë jeni
Nëse një mashkull që pretendoni të keni diçka së bashku, ka frikë të shprehë se çfarë jeni, kjo gjë tregon se nuk ka ndërmend t’ju marrë seriozisht. Ai thjesht dëshiron të kalojë kohën e tij dhe vetëm kaq.

2. Nuk ka pasur asnjë lidhje serioze
Edhe kjo gjë tregon se ky person nuk mund të krijojë lidhje serioze me ju. Sidomos nëse është në një moshë më të madhe dhe ende bën një jetë si aventurier. Mundësitë të krijojë diçka ndryshe me ju janë të pakta.

3. Bën plane me ju në minutën e fundit
Ju nuk jeni prioriteti it tij dhe sa herë mendon të bëjë diçka me ju, kujtohet vetëm në momentin e fundit. Kjo gjë tregon se nuk ka shans të krijojnë me ju lidhje serioze, pasi edhe planet e tij i bën në fund me ju.

4. Nuk thotë “ne”
Ky person mendon vetëm për veten e tij dhe kur flet nuk thotë asnjëherë: ne. Ai është egoist dhe lidhjen me ju e ka kalimtare. Prandaj, femra bëhuni të vëmendshme, pasi më vonë nuk do ketë kthim dhe do lëndoheni.

Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega

Published in MAGAZINA

Marrëdhëniet janë të vështira dhe me 42 përqind të martesave që përfundojnë me divorc, ekspertët po shqyrtojnë arsyet se përse kaq shumë prej tyre po dështojnë.

Sipas një profesori të psikologjisë sociale, kjo ndodh pasi ne jemi thjesht shumë idealistë.

Eli Finkel, i cili jep mësim në Universitetin Northëestern në Ilinois, shpjegon se ne kemi pritshëmri të larta nga nga marrëdhëniet romantike dhe na duhet të ulim drastikisht pritshmëritë tona nëse dëshirojmë të ndihemi të përmbushur me të vërtetë.

Ai beson se ndryshimet qe po ndodhin në konceptin e martesës në 100 vitet e fundit vijnë si rrjedhojë e në presioneve të shtuara të cilat janë përkeqësuar nga ndryshimet kulturore. Përveç supozimit se ne do ta duam dhe adhurojmë bashkëshortin tonë, Finkel shpjegon se ekziston një dhe ideja se që partneri ynë do të na mundësojë edhe të rritemi të pavarur.

Ai nënkupton se kjo shpesh i lë njerëzit të mbështeten te partnerët e tyre për t’u ndjerë të kënaqur nga vetja vetë-kënaqësi, duke u supozuar se ata do t’i bëjnë të ndihen kompetentë, ambiciozë dhe tërheqës.
Kjo vë shumë presion mbi marrëdhënien, argumenton Finkel.

Finkel beson se nuk duhet të keni turp duke kërkuar më pak nga partneri juaj.

Ai këshillon që partnerët të kalojnë një kohë të mirë bashkë, të angazhuar në aktivitete për të siguruar që kanë interesa të përbashkëta në aspektin e asaj që presin të fitojnë nga marrëdhënia.

Teoritë e Finkel paralelizohen nga një studim i kohëve të fundit që shqyrtoi pasojat e pritjeve të marrëdhënieve të paplotësuara në 296 të rinj. Megjithëse pjesa më e madhe e pjesëmarrësve ishin në moshën 20 vjeçare dhe nuk ishin të martuar, studiuesit zbuluan se shumë nga pritjet e marrëdhënieve të tyre dhe realitetet nuk përputheshin, duke i lënë ata të pakënaqur romantikisht.

Published in MAGAZINA

Sot po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të mbajtur marrëdhënie të shëndosha, pasi stresi i jetës dhe punës së përditshme shpesh na rrëmben dhe harrojmë ti kushtojmë rëndësinë dhe vëmëndjen e duhur partnerit tonë. Në këtë artikull po ju sjellim disa këshilla se si të ndihmoni dhe motivoni partnerin tuaj kur ai gjendet përballë një situate delikate në jetën apo karrierën e tij.

1. Gjeni arsyen e shqetësimeve të tij
Një nga gjërat e para që duhet të bëni për të mbështetur partnerin tuaj është të kuptoni arsyen e trishtimit dhe shqetësimeve të tij. Mos u nxitoni të kritikoni pa kuptuar mirë arsyet dhe rëndësinë që kanë ndikuar në situatën aktuale në të cilën ai ndodhet..

2. Këshilloni hapa të ngadalta
Këshillojeni partnerin tuaj që nëse ka probleme me punën, shoqërinë ap familjen, të tregohet më i matur e ti hedhë hapat në mënyrë graduale derisa të arrijë objektivat e dëshiruara. Vetëm me shumë përkushtim dhe durim mund të ecet përpara.

3. Vijeni në pah suksesin e tij
Nëse partneri ruaj ndihet i demoralizuar, ndihmojeni duke i vënë në pah arritjet dhe suksesin e tij të deritanishëm. Këto fjalë të dëgjuara nga ana juaj, do të jenë shumë motivuese për të.

4. Mos i bëni presion
Nëse partneri juaj ndodhet përballë një situate të vështirë, mundohuni mos të vini në pah pakënaqësitë tuaja e ti bëni vazhdimisht presion se ai nuk po ju kushton vëmëndjen e kohën e duhur. Kini parasysh se tani ai ka nevojë për ndihmën tuaj. Prandaj tregoni durim dhe mirëkuptim.

5. Vlerësoni hapat e tij pozitive
Nëse partneri juaj po tregon se po bën përpjekje për të dalë nga situata në të cilën ndodhet, mos u tregoni shumë kërkuese duke i listuar gjërat që ai ende nuk ka bërë ndaj jush apo ndaj detyrimeve të tjera të jetesës së përbashkët. Mundohuni të vlerësoni dhe falenderoni atë për çdo hap që hedh përpara, në mënyrë që ai të ndihet i motivuar për ta kaluar situatën e vështirë në të cilën ndodhet.

Published in MAGAZINA