Kosova po e pret Festën e Pavarësisë në mënyrën më të mirë të mundshme. Një ditë para festës për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj ka konfirmuar se është arritur marrëveshja për korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi, një nga kërkesat e vazhdueshme edhe nga Bashkimi Evropian. Një lajm shumë i mirë ky për shtetasit e Kosovës dhe ata të Malit të Zi e i menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit Edi Rama për këtë marrëveshje historike.

Përmes një statusi në facebook, Rama shkruan se është rrugës për në Prishtinë, me siguri për t’u bërë pjesë e festimeve për 10-vjetorin e Pavaraësisë së Kosovës dhe se gjatë udhëtimit ka marrë lajmin e madh.

Rrugës për Prishtinë ku sapo dëgjova për hapin e rëndësishëm drejt finalizimit të demarkacionit me Malin e Zi! Uroj të mbyllet sa më parë”, shkruan Rama.

Pas marrëveshjes së arritur mes Malit të Zi dhe Kosovës për demarkacionin ka reaguar edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Meta përshendeti vendimin mes dy vendeve, ndërsa shtoi se Mali i Zi është partner i shkëlqyer.

"Mali i Zi partner i shkëlqyer i shqiptarëve. Miratimi i Demarkacionit do të sjellë një pranverë europiane për Kosovën dhe qytetarët e saj", u shpreh Meta.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Malit të Zi për Demarkacionin. Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Basha tha se në këtë përvjetor të dhjetë të pavarësisë ky është një lajm i mirë për Kosovën.

"Përshëndes arritjen e marrëveshjes mes presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi. Në këtë përvjetor të dhjetë të pavarësisë ky eshte një lajm i mirë për Kosovën.
Marrëveshja është një akt i qartë i bashkërendimit të Kosovës me aleatët tanë euroatlantikë. Shpreh bindjen se votimi i saj në parlamentin e Kosovës meriton vlerësimin e duhur nga institucionet europiane dhe se do të shpejtojë hapat e Kosovës drejt integrimit europian.", shkroi Basha. 

Published in INNEWS

‘Nuk ka pamje më të trishtë se një kryeministër i ulur në krye të vendit duke ju dhënë leksion profesorëve të ulur si nxënës në auditor, duke i marrë në pyetje e duke ju dhënë edhe lejen të flasin apo jo”.

Është ky komenti i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për takimin e të kryeministrit Edi Rama me Senatin e Universitetit të Tiranës dhe pedagogët.

Sipas Bashës, kreu i qeverisë fyeu trupën e pedagogëve duke folur për autonomi, kur në të vërtetë rrogat e çdo gjë tjetër i vendos ministri

“Kryeministri që mbledh Senatin e Universitetit, kërcënon dhe fyen pedagogët, përqesh dhe denigron profesorët, është dëshmia e “pavarësisë” fallso të universitetit publik, ku rrogat i vendos ministri, strukturën e shkollave e vendos ministri, programet i vendos ministri, madje edhe ditën e fillimit të vitit shkollor e vendos ministri”, shprehet Basha në FB.

Lideri i opozitës bën me dije se Rama iu është fshehur pedagogëve që kërkuan ballafaqimin me të pas problemit që lindi me pagat. Sipas tij ka një zgjidhje për arsimin e lartë: universitete jo-fitimprurëse jashtë kontrollit të qeverisë.

“Ju është fshehur dhe i sulmon e ju hakërrehet nga frëngjia e bunkerit, ku ka futur përdhunshëm shumë nga të emëruarit e tij .Universiteti duhet të bëjë para, duhet të bëjë biznes, ju thotë kryeministri pedagogëve, sepse edhe universitetin ky e sheh si bizneset e ndërtimit me të cilët ndan paratë. Një kryeministër injorant, që nuk kupton se dija dhe shkollimi nuk është mall si çdo mall tjetër dhe universitetet nuk janë firma ndërtimi, është në krye të një qeverie që mbjell injorancë.Ka vetëm një zgjidhje për arsimin e lartë: universitete jo-fitimprurëse, jashtë kontrollit të qeverisë dhe të pronarëve”, thekson kreu i PD.

Published in INNEWS
Monday, 12 February 2018 15:54

Komision Hetimor për Saimir Tahirin

Demokratët i rikthehen çështjes Tahiri. Nëpërmjet një shkrese dorëzuar në Kuvend Partia Demokratike kërkon ngritjen e një Komision Hetimor për çështjen e drogës dhe të Saimir Tahirit. Ka qenë Lulzim Basha ai që ka bërë publik këtë vendim, menjëherë pas mbledhjes së grupit kuvendor demokrat.
Lulzim Basha:
“Kjo kërkesë ka marrë dhe mbështetjen e grupeve të tjera opozitare dhe do të depozitohet ditën e sotme. I gjithë opinioni publik është i njohur me faktin se për dy vite me radhë ndërsa Shqipëria shndërrohej në një hambar të trafikut të drogës ministria e brendshme, kryeministri ishin në dispozicion zyrtar të informacionit se kjo bëhej vetëm përmes përfshirjes së drejtpërdrejtë të kupolës së policisë së shtetit dhe oficerëve të lartë në terren. Bëhej drejtpërdrejtë me bekimin, ryshfetin dhe bashkëndarjen e të ardhurave të drogës e drejtuesve të lartë të policisë së shtetit”.

Published in INNEWS

Ish-Deputeti i Partisë Demokratike dhe një nga kritikët më të fortë të kryedemokratit Basha, Astrit Patozi ka reaguar për lajmin e shkarkimit të tre anëtarëve të kryesisë së degës së kësaj partie në Vlorë.

Në një postim në rrjetin social facebook Patozi akuzon Bashën se tre anëtarët janë shkarkuar prej tij  pasi nuk kanë folur mirë në rrjetet sociale për këtë të fundit.

Ai shprehet se as Shoku Enver nuk i shkarkonte dhe i fuste në burg të gjithë ata që e shanin.

Me nota ironi ai i kërkon Bashës të bëhet burrë dhe ta shkarkojë atë të parin.

Patozi akuzon Bashën se shkarkimi ka ardhur për shkak se tre anëtarët nuk kanë folur mirë për kryetarin e PD në rrjetet sociale. Sipas tij kjo është pasqyra më e qartë e katandisjes dramatike të opozitës sot.

Reagimi i plotë:

SHKONI NË VLORË QË TË KUPTONI "BASHKIMIN" E LULZIM BASHËS
Mora vesh se 3 anëtarë kryesie të degës së Partisë Demokratike në Vlorë qenkan shkarkuar, se nuk paskan folur mirë në rrjete sociale për Lulzim Bashën. Dhe mbi të gjitha, gjyqin popullor ua paskan bërë në mungesë.

Kjo është pasqyra më e qartë e katandisjes dramatike të forcës kryesore politike të opozitës sot.

E cila, natyrisht, që dita-ditës po degradon duke marrë formën, ngjyrën dhe shijen e kryetarit të vet, të zgjedhur në mënyrë plebishitare pas "fitores" në zgjedhjet e vitit të shkuar.
Po mirë mor Lul, kjo është partia që do të bindë shqiptarët se duhet ta ndjekin për t'i qeverisur?
A e di ti që edhe shoku Enver nuk i shkarkonte dhe i fuste në burg të gjithë ata që e shanin? Sepse për disa prej tyre bënte sikur nuk e kishte marrë vesh, kur qëllonte që ishin të parrezikshëm apo nga sërë e pastër komuniste.

Ky është bashkimi i demokratëve dhe hapja e Partisë Demokratike, për të cilat, ke një vit që po neverit të madh e të vogël në Shqipëri, duke bredhur televizion më televizion?
Po nëse do të japësh shembullin tamam për këtë temë, bëhu burrë e më shkarko mua të parin, por mos u merr me të vegjëlit, sepse është e ulët.

Dhe provat t'i kam dhënë të forta, kam thënë boll për ty, ndonëse ende të gjitha, por kemi kohë, se këtu do të jemi.

Ty mor Lulzim nuk të mjafton që u ke marrë peng partinë, i çove në greminë elektorale më 25 qershor, pastaj u vodhe edhe votat e shtëpisë më 22 korrik, por do edhe që të të mburrin për të gjitha këto.

Sepse ti Lul ke një problem. Ti do vetëm që të quhet se je pronari i vetëm i kosheres, edhe pse prej saj po ikin për ditë bletët.

Por megjithë sa po bën, unë prapëseprapë jam shumë i bindur se demokratët do ta gjejnë forcën për t'u ringritur, siç e kanë bërë në vitet e vështira të pas 97-ës, edhe pse ti ua ke ndërlikuar shumë rrugën.

Published in INNEWS

Ministri i Financave Arben Ahmetaj i është përgjigjur kreut të PD-së, Lulzim Basha i cili në një postim në facebook u shpreh se vetëm gjatë janarit janë mbyllur 1747 biznese.

Në një postim në rrjetin social Facebook ai shprehet se në janar 2018 janë regjsitruar 2394 biznese e janë ç’regjistruar 732.

Me nota ironi ai shprehet se ekonomia matet me shifra të cilat përtej emocioneve politike janë të verifikueshme.

Postimi i plotë

Ekonomia matet me shifra dhe shifrat, pertej emocioneve politike, jane lehtesisht te verifikueshme.

Në janar 2018 janë regjistruar ne Qendren Kombetare te Biznesit 2394 biznese të reja dhe janë c’regjistruar 732. Efekti neto, është 1662 biznese të reja në ekonomi, nga 1425 që ishin në janar 2017, ose thënë ndryshe, një rritje prej 237 biznesesh më shumë se një vit më parë, vetëm për muajin janar.

Përmirësimi i mëtejshëm i terrenit ekonomik dhe klimës se biznesit është sfidë që vazhdon, por koha kur bizneset mbyllnin qepenat për shkak të frikës e pasigurisë, për shkak të gjobave elektorale dhe borxheve kolosale të qeverisë ndaj tyre, është e shkuar e largët për sipërmarrjen shqiptare.

Published in INNEWS

Në një postim në rrjetin social Facebook, kryedemokrati Lulzim Basha shprehet se vetëm në muajin janar janë mbyllur 1747 biznese duke shtuar se është një përkeqësim prej 35 përqind krahasuar me një vit më parë.

Ai shton se mbyllja e tyre është dëshmi kritike për krizën e rëndë dhe klithma urgjente për ndryshim të thellë politik dhe ekonomik.

Postimi i Plotë

1747 biznese mbyllën qepenat për të mos i hapur më. Kjo shifër zyrtare, është vetëm për janarin që sapo kaloi, një përkeqësim prej 35 përqind krahasuar me një vit më parë.

1747 biznese që nuk munden më.

Zgjidhni vetë kujt i besoni, dokrrave që predikon Edi Rama për rritje dhe mirëqenie, apo vendimit të dhimbshëm që kanë marrë në janar 1747 biznese për të mos ushtruar aktivitetin, për shkak të taksave të larta, agresionit qeveritar, rënies së konsumit dhe mungesës së perspektivës.

1747 biznese vetëm në janar, që nuk munden më, janë ekonomia reale, janë dëshmia kritike per krizën e rëndë. Janë klithma urgjente për ndryshim të thellë politik dhe ekonomik.

Published in INNEWS

Ish-deputeti i PD-së Astrit Patozi dhe një nga kritikët më të mëdhenj të kryedemokratit Basha në një status në FB ka komentuar dorëheqjen e deputetit Halimi duke thumbuar kreun e PD-së.

Sipas tij Lulzim Basha ka një problem të madh pasi hesht kur duhet të flaës dhe bërtet kur duhet të mbyllë gojën. Patozi argumenton se ishte e mjaftueshme shpjegimi që Eduart Halimi dha për dorëheqjen duke argumentuar se do të nis një projekt të ri ndërkombëtar në fushën e jurisprudences.

Me nota ironie Patozi shprehet ‘E doja, por s'më deshi", thotë pak a shumë Lulzim Basha për ikjen e papritur nga parlamenti të Eduard Halimit. Njësoj si dashnore e lënë rishtas, thotë një miku ynë në raste të tilla’.

Postimi i plotë

E doja, por s'më deshi", thotë pak a shumë Lulzim Basha për ikjen e papritur nga parlamenti të Eduard Halimit. Njësoj si dashnore e lënë rishtas, thotë një miku ynë në raste të tilla.

Se Lulzimi ka një problem të madh. Hesht atëherë kur duhet të flasë dhe bërtet atëherë kur duhet të mbyllë gojën.

Sot nuk ishte dita për të folur, por për t'u fshehur gjëkundi, megjithë politesën politikisht korrekte të Eduard Halimit, që përcillej me maturi në dorëheqjen e tij.

Por Luli nuk të lë as të ikësh rehat, ndaj edhe foli, njësoj si ata që për të vënë vetulla, nxjerrin sytë e tyre. A thua se nuk mjaftonte shpjegimi i të zotit të punës, i cili, jashtë çdo diskutimi, ishte ndër deputetët më të zotë të Partisë Demokratike në këtë legjislaturë.

Sepse nga dëshira që të mos lexohej, se prej tij po largohen, si prej zgjebes, e bëri edhe më të kuptueshme atë që po ndodh realisht në Partinë Demokratike.

I kërkoj ndjesë Eduard Halimit për këto rreshta, sepse nuk do të kisha guxuar kurrë të komentoja vendimin e tij, nëse nuk do të kishte hyrë në valle, për të zezën e vet, Luli.

Dhe këtë të fundit e kisha të pamundur të mos e respektoja për atë që tha.

Published in INNEWS

Lulzim Basha, kreu i partisë Demokratike, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” ka deklaruar se Nezar Seiti është ekstraduar pasi kishte vendosur të bashkëpunonte në drejtësinë.
Basha thekson se e gjitha kjo u bë me qëllim për të mbrojtur edhe një herë tjetër Tahirin.
“Edi Rama ka zhurmuar këtë megaskandal. Ekstradimi i Nezar Seitit është më i rëndë se përgjimi i Saimir Tahirit nga Antimafia italiane.Është ekstraduar në momentin që avokati i tij po përgatiste dokumentet për ta shpallur i Penduari i Drejtësisë, pra ai do rrefente me detaje bashkëpunimin dhe bashkëpunëtorët.", tha Basha.

Published in INNEWS

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka falenderuar sot qytetarët shqiptarë që iu bashkuan protestës dje. Basha theksoi se mesazhi i protestës ishte se shqiptarët kanë vendosur të mos e ulin kokën duke refuzuar qeverinë e krimit dhe të drogës.Kreu i demokratëve tha se këtë luftë do ta vazhdojnë ditë për ditë.
Lulzim Basha
Mesazhi i protestës së djeshme është i qartë se shumica dërrmuese e shqiptarëve e refuzojnë qeverinë e krimit, drogës. Është një mesazhi fuqishëm mbështetës për opozitën e cila do të shkëpusë rrënjët e krimit. Dua ti falenderoj, dita e djeshme që u ngritën pa ndjenja partiake. Dua ti falenderoj edhe ish-votuesit e qeverisë që u bashkuan dje për të refuzuar qeverinë dhe për tju bashkuar kauzës sonë. Ne do ta vazhdojmë këtë luftë ditë për ditë, në rrugë dhe në sheshe për të arritur fitoren e kësaj kauze. Shqiptarët e bashkuar në protestë dhanë një mesazh shprese se Shqipëria dhe mund të bëhet një vend europian. Ky është mesazhi i shpresës kjo është fitorja e ditës së djeshme. Edhe një herë ju falenderoj nga zemra të gjithë ju burra dhe gra, të rinj dhe të reja, studentë, pedagogë, të moshuar që dje hapët një horizont të së ardhmes.

Published in INNEWS

Gjatë fjalës së mbajtur para protestuesve Kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se shqiptarët kanë një qëllim, refuzimin e qeverisë së paligjshme të Edi Ramës.

Ai kërkoi largimin e Ramës duke theksuar se sot po vendoste një raport i ri dhe i vërtetë i opozitës me qytetarët.

“Në emër të opozitës dhe tuaj kërkoj largimin e Edi Ramës dhe qeverinë e tij të paligjshme, krijimin e qeverisë antimafia që do të luftojë krimin dhe do të çojë përpara reformën në drejtësi sipas Kushtetutës së Shqipërisë dhe do të përgatisë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kjo kërkesë, ky akt solemn është vendimi popullor i kësaj proteste”, tha Basha.

“Një raport i ri dhe i vërtetë mes forca ve politike, po mbi të gjitha një raport të ri mes qytetarëve të lirë dhe pushtetit të krimit. Sot vdes 25 qershori, mbaron dhe merr fund politika që mban pushtet të vjedhur, të blerë e të grabitur, sot vdes pushteti që nuk i përgjigjet qytetarëve dhe vullnetit të tyre. Ky është vendimi, kjo është thirrja e popullit që iu mohua liria të zgjedhë me votë, sepse narkoqeveria e Edi Ramës ndërseu bandat dhe paratë e drogës. Shpallim së bashku vendimin popullor për Edi Ramën dhe bandën e tij në pushtet. Një vit më parë qindra mijëra qytetarë u mbloidhën në shesh për të ndalu të keqen. Sot ne që jemi këtu shumë më shumë se në 18 shkurt, por dhe ata që qëndruan larg e shohin qartë se e keqja është e vërtetë, e keqja nuk ikën vetë, nuk ikën po nuk u luftua, po nuk u bashkuan të gjithë kundër saj, dhe ja ku jemi bashkuar sot, në këtë plebishit madhështor. Jemi bashkuar sot për motive të ndryshme, por me një qëllim, për të refuzuar qeverinë e paligjshme të Edi Ramës. Rama ik! Për të shpallur solemnisht se ne nuk e pranojmë më këtë bandë që i shërbejnë interesave plaçkitëse të një grupi njerëzish për tu pasuruar duke e grabitur shqiptarët dhe duke shndërruar Shqipërinë tonë të dashur në çerdhe të krimit dhe drogës”, theksoi kryeopozitari.

Published in INNEWS