Në këtë Shën Valentin të gjithë sytë ishin nga Justin Bieber dhe Selena Gomez. Ribashkimi i dy këngëtarëve pas disa vitesh ndarje, ishte surprizë për të gjithë fansat dhe ndjekësit e tyre. Por nuk ka qenë edhe aq surprizuese mënyra si ata kaluan Shën Valentinin.

Justin Bieber është detyruar ta kalojë Shën Valentinin duke bërë xhiro me shokët sepse Selena vazhdon përpjekjet për të bindur të ëmën të pranojë lidhjes e dyshes. Prindërit e këngëtares vazhdojnë të mos e aprovojnë bashkimin e tyre dhe e ëma vazhdon ende të mendojë se Justin-i nuk është i duhuri për të dhe as që ka ndërmend të flasë me të siç nuk e ka bërë deri më tani

“Selena po përpiqet me çdo kush ta bindë të ëmën se Justin ka ndryshuar për mirë.”- janë shprehur burime pranë tyre.

gettyimages-918151498-1518648490.jpg

gettyimages-918067318-1518648490.jpg

702bf567cf81fbb19e586a3fe6587fb7.jpg

b2f5e5ef37c4cdbcc8fbabd64a42616d.jpg

Published in SHOWBIZ AND GOSSIP

Lidhja e tyre e shumëpërfolur vazhdon të jetë objekt diskutimi në media.

Published in SHOWBIZ AND GOSSIP

Siç edhe e ka shprehur ajo vetë, Selena po lufton me depresionin ndaj është rikthyer sërish në rehabilitim.

Published in SHOWBIZ AND GOSSIP

Të gjithë fansat e prisnin një rikthim të Selenës dhe Justin e para pak kohësh ndodhi. Mirëpo pas ribashkimit të tyre, u përfol sërish për një ndarje të çiftit pasi ata nuk i kaluan Krishtlindjet së bashku. Por nuk qenka e vërtetë.

Justin Bieber dhe Selena Gomez e kanë kaluar Vitin e Ri së bashku në Meksikë. Sipas “E!”, ylli i popit ka marrë me qira një vilë afër asaj të Selenës, e cila u rikthye pas Krishtlindjve të cilat i kaloi nën shoqërinë e disa miqve. Justin iu bashkua asaj më 31 dhjetor, ndërsa të dy kanë kaluar disa orë të qetë në plazh duke parë fishekzjarret.

Sipas një burimi të “E!”ata ishin veshur në mënyrë Casual, ndërsa kanë festuar ardhjen e vitit të ri dhe kanë shijuar fishekzjarret.

Pasi festuan Vitin e Ri ata janë kthyer sërisht në Los Angeles me një jet privat së bashku me disa miq. 

bashk.jpg

Published in SHOWBIZ AND GOSSIP

Selena Gomez dhe Justin Bieber u ribashkuan pas shumë vitesh ndarjeje dhe kjo i gëzoi pa masë edhe fansat e çiftit.

Published in SHOWBIZ AND GOSSIP

Prindërit e Selena Gomez vazhdojnë të mos jenë dakord me rikthimin e vajzës së tyre me Justin Bieber.

Published in SHOWBIZ AND GOSSIP

Pas rikthimit me ish të dashurën e tij, Selenën, Justin Bieber është kthyer në një ndër meshkujt më të komentuar në showbiz.

Published in SHOWBIZ AND GOSSIP

Ata të dy duken shumë të dashuruar bashkë, por në familjen e këngëtares gjërat nuk duken aspak mirë.

Published in SHOWBIZ AND GOSSIP

Fati donte që rrugët e dy ish të dashuruarëve të kryqëzoheshin sërish, këtë herë me një rikthim.

Published in SHOWBIZ AND GOSSIP

Ata vazhdojnë të jenë prej kohësh çifti më i dashur në showbiz.

Published in SHOWBIZ AND GOSSIP