Vetëm pak minuta pasi u kritikuan në rrjetet sociale, kryeministri i Edi Rama ka qenë mysafir te shtëpia e homologut Ramush Haradinaj.

Të dy kanë trokutur gotat ndërsa më pak se një orë na ndan nga 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës.

“Përplasje gotash në shtëpinë e Haradinajve GEZUAR FESTEN E PAVARESISE”, shkruan Rama në FB.

Kryeministri i Shqipërisë mbrëmjen e sotme në një intervistë për Baton Haxhiun e akuzoi Haradinajn se është ai që ka shpikur çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Por përgjigja e këtij të fundit ishte e menjëhershme duke i sugjeruar Ramës të merret me “shpikjet e tij në Shqipëri, se ka boll”.

rama.png

Published in INNEWS

Skema e re e ndihmës ekonomike që u pilotua fillimisht në 4 qarqe tani po aplikohet në të gjithë vendin. Shumë qytetarë kanë protestuar nëpër zyra këto ditë për shkak se janë hequr nga listat e pagesave.

ndok.jpg

Në këto kushte zëvendësministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies, Bardhylka Kospiri, ka raportuar sot me fakte konkrete disa raste abuzimi, të cilat sistemi i pikëzimit i kapi në kohë dhe disa familjeve iu ndërpre menjëherë ndihma pas verifikimeve në terren nga punonjësit e njësive vendore.


Rasti1.
Një familje kishte 4 makina dhe paga deri në 1.5 milion dhe përfitonin ndihmë ekonomike në mënyrë abuzive.
Rasti 2.
Një familje kishte dy dhe makina dhe një vilë dy katëshe.
Rasti 3.
Një familje kishte dy makina.

abuz_2.jpgabuzim_3.jpg

abuzim_1.jpg


Zëvendësministria tha se sapo ka përfunduar vlerësimi i parë i aplikuesve në skemën e ndihmës ekonomike dhe me mijra abuzues janë larguar nga skema. Ajo sqaroi se kjo skeme e re garanton, që pagesa e ndihmës ekonomike të shkojë te familjet më në nevojë dhe se për herë të parë kanë patur mundësi aplikimi 18 mijë aplikues të rinj, të cilët deri dje përjashtoheshin për shkak të kritereve përjashtuese të skemës së vjetër. Kjo skemë funksionon përmes regjistrit elektronik, i cili duke qenë i lidhur me të gjitha sistemet online, të tatimeve, zyrave të punësimit, të hipotekave, drejtorisë së transportit dhe sigurimet shoqërore eleminon abuzuesit, të cilët deri dje përfitonin pa të drejtë pagesën e ndihmës ekonomike dhe numri rritej artificialisht, që sipas Kospirit, fondi të copëtohej në shuma të papërfillshme për familjet që janë vërtet në nevojë. Ndërkohë këto fonde nuk copëzohen më, por jepen të plota, pra ndihma jepet e plotë e është 8 mijë lekë.

Published in INNEWS

Kryeministri Edi Rama nuk ka hequr dorë nga batutat dhe etiketimet as në takimin me senatin e Universitetit të Tiranës. Rama ju kujtoi pedagogëve bukën e gojës, madje ata që duan ligjin e vjetër i ngjasojnë kryeminisitrit me ndërmarrjen mekanike. Kryeministri tha se dhe Napoleonin dikush e ka bërë shqiptar.

Detajet i ndiqni në video...

Published in INNEWS

Moti i keq ka përfshirë gjithë vendin. Po në zonat veri-lindore situata paraqitet më problematike për faktin se ka rënë dhe dëborë dhe në zona të ulta 400 metra mbi nivelin e detit. Ndërsa në zona të tjera ka dominuar shiu.
Në veri të vendit kryesisht në rrugën e Kombit në segmentet Milot-Tuneli i Thirrës dhe në Tuneli i Thirrës-Morinë janë bllokuar dhe rrugët e për ti pastruar ato kanë ndihmuar mjetet borëpastruese. E rënduar ka qënë situata dhe në qarqe të tjera ku veç vështirësive në qarkullim ka patur dhe probleme me energjinë elektrike.

Qarku Shkodër

Në qarkun e Shkodrës rruga që të çon në Theth është bllokuar po kështu dhe aksi rrugor rural Shkodër-Breg Lumi. Në këto zona dëbora ka kaluar 30 centimetrat.  
Probleme janë shënuar dhe në aksi rrugor rural Selcë-Vermosh ku kalohet vetëm me zinxhirë.
Edhe në aksin rrugor nacional Pukë-Fushë Arrëz, ka rrezik që makinat të rrëshqasin nga ngricat. Po kështu dhe në aksi rrugor Fushë Arrëz-Iballë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, pasi ka rreth 20 cm dëborë.

Qarku Kukës

Edhe në Qarkun e Kukësit ka pasur reshje dëbore dhe reshje shiu të shoqëruara me erëra të forta nga verilindja. Akset rrugore nacionale, që përshkojnë qarkun janë nën prezencën e borës dhe efektin  e rënies së gurëve e dherave prej skarpateve. E për të hapur rrugët kanë punuar 16 borëpastruese duke bërë që Rruga e Kombit të jetë e kalueshme me zinxhirë. Të bllokuara janë vetëm disa fshatra të thellë.


Qarku Dibër

Ndërsa në Qarkun Dibër dëbora në disa zona ka arritur deri në 40 cm.
Po për fat në të gjithë qarkun rrugët nacionale janë të qarkullueshme.
Problemet më të mëdha janë shfaqur në segmentin e aksit rrugor nacional Qafë Bualli-Martanesh dhe tek disa rrugë rurale. Në aksin rrugor nacional Trebisht-Doganë si pasojë e rënies së inerteve janë bllukua disa pjesë të rrugës.


Qarku Elbasan

Në qarkun e Elbasanit vetëm aksi rrugor Librazhd-Steblevë, është i bllokuar nga dëbora me trashësi rreth 50 cm.
Qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor nacional Përrenjas-Qafë Thanë bëhet me zinxhirë. Një problem që është shfaqur në zona të thella të qarkut është dhe ndërpreja e energjisë për 20 mijë famije.


Qarku Korçë

Më shumë vështirësi për automjetet në qarkun e Korçës ka patur në rrugën Pogradec-Qafë Thanë dhe policia rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve, që të vendosnin zinxhirët për qarkullimin në këtë aks rrugor. Më shumë probleme janë shfaqur në zonat e thella të qarkut si në Dardhë, Voskopojë, Velçan, Trebinjë, ku dëbora ka arritur deri në 50 cm. Në rrugën Boboshticë-Dardhë qarkullimi bëhet me zinxhirë.

Qarku Tiranë

Në qarkun e Tiranës vetëm në Qafë Priskë ka rënë dëborë dhe për pasojë janë bllokuar 4 furgona dhe 5 autovetura. Bashkia Tiranë ka reaguar menjëherë dhe ka marrë masat duke dërguar forca dhe mjete.

Po gjithësesi të paktën dhe për dy ditë parashikimet flasin se moti do të jetë në këto parametra. Ndaj ekspertë këshillojnë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm.

Published in INNEWS

Kreu i AKEP, Ilir Zela që ka hartuar draftin që favorizon në mënyrë të paligjshme opertorin Albtelecom, nuk mund ta miratojë i vetëm atë. Drafti që të miratohet do dhe votën e anëtarëve të tjerë të Këshillit drejtues. Këta janë Alban Karapici, Anila Denaj, Ketrina Topciu, Klarina  Allushi, të cilët ditë e enjte ose do bëhen bashkëfajtorë me kreun, Zela ose do tregojnë dinjitet profesional duke respektuar kështu dhe postet për të cilat janë zgjedhur.
Alban Karapici, Anila Denaj, Ketrina Topciu, Klarina  Allushi, po i rilexojmë emrat se nëse s’reflektojnë nesër përgjegjësia do të jetë jo më morale dhe penale, por dhe personale. Kujtojmë këtu se jo pak herë vendime të paligjshme janë fshehur nga eprorët pas bordeve dhe kryetarët i kanë shpëtuar përgjegjësive ligjore.
Sot dy ditë para vendimt siç të paktën kështu ka pohua një prej tyre, ata kanë vendosur të heshtin.
IN Tv u përpoq me të gjitha mënyrat të bënte transparencë që ata të shpreheshin se nesër mund të jenë vonë, por anëtarët e Këshillit drejtues të AKEP, refuzuan.
Me kameran tonë iu drejtuam institucionit dhe qëndruam për disa orë me rradhë dhe i vetmi që na priti ishte roja që falë këmbënguljes tonë mundi të kontaktonte me sekretaret dhe përgjigjia ishte se anëtarët do flasin tjetër ditë se ishin të zënë.
IN Tv përdori çdo rrugë komunikimi për të marrë një reagim nga anëtarçt e bordit. Por ata kanë vendosur të heshtin. Vetëm një prej anëtareve, zgjodhi të reagonte në kçtë mënyrë me telefon: “Mi keni rënë shumë herë telefonit, kam punë”, tha Anila Denaj.
Anëtarët refuzuan edhe ti përgjigjen mesazhit që dërguam për të marrë një reagim prej tyre.
Me herët në mëngjes për shkak të këmbënguljes së mediave për të bërë transparencë mbi vendimin dy anëtarët e bordit dhanë përgjigje pa përgjigje.
 “Nuk jam unë ajo që duhet të flas për këtë. Jo, jo. S’kam asgjë për të thënë”, tha Ketrina Topçiu.
“Do e merrni vesh të enjten,” tha Klarina Allushi.
Publiku pret transparencë dhe reflektim për këtë akt të paligjshëm. Ndërsa pas dy ditësh do të merret vesh nëse do kemi një shkeles të ligjit apo pesë të tillë.

Published in INNEWS

AKEP është në prag të marrjes së një vendimi absurd duke favorizuar kompaninë turke Albtelekom dhe sapo është zbuluar dhe dokumenti. Kryetari Ilir Zela, në mungesë të plotë transparence po synon të favorizojë Albtelekom-in duke shkelur çdo ligj shqiptar dhe ndërkombëtar. Gjithashtu po dëmtohen padrejtësisht operatorët e tjerë të telefonisë në vend. Ky vendim, kërkon të diferencojë zbatimin e masës rregulluese të mos diskriminimit në tarifa me pakicë të thirrjeve on- net/ off net për Albtelecom dhe dy operatorët e tjerë Vodafone Albania dhe T- Mobile.

Po AKEP kërkon t’ ja heqë këtë detyrim Albtelecom, duke filluar nga data 1 Prill i këtij viti.
Sipas dokumentit paraprak, AKEP e justifikon këtë vendim duke gjykuar se heqja e këtij detyrimi duhet bërë, pasi sipas të dhënave Albtelecom është operatori më i vogël në treg dhe me proporcionin më të madh të thirrjeve off-net se dy operatorët e tjerë dhe me heqjen e këtij detyrimi këtij operatori të vogël i jepet stimuli të ofrojë tarifa konkurruese off net. Në këtë dokument thuhet gjithashtu se problemi që mund të shkaktojë në treg heqja e këtij detyrimi për Albtelcom është shumë i vogël në raport me heqjen e këtij detyrimi dy operatorëve më të mëdhenj. Ndryshimet e ndodhura në tregun celular, si dalja nga tregu i Plus, rrisin theksin për një qasje më të kujdesshme ndaj operatorëve më të vegjël në tregun celular dhe mbijetësen e tyre.

Shkeljet:
-Shkelen rregullat e tregut dhe të konkurencës së lirë
-Shkelen rregullat ligjorë dhe financiarë, ndaj dy kompanive më të mëdha celularë në vend, që operojnë me sukses prej vitesh në ekonominë shqiptare

Në këto kushte dy kompanitë e mëdha Europiane që operojnë prej vitesh në vendin tonë, thonë se do të sensibilizojnë qeveritë e tyre respektive, BE-në, do të ndjekin rrugën ligjore, do të përgatisin letrat për abitrazhet dhe mund të shkojnë aq larg sa atyre që guxojnë të bëjnë realitet këto lloj vendimesh mund të mos jua marë mendja.

Dyshimet e forta:
-Po për shkak të mungesës së transparencës në përgatitjet e këtij dokumenti, si rrallëherë në historikun e AKEP, dyshimet janë shumëngjyrëshe. Për dikë është e thjesht, fakti që kreu aktual i AKEP-it Ilir Zela, ka qenë punonjës për disa vite i kompanisë Albtelekom shpjegon gjithçka. Dhe këtu fillon dhe mbaron kjo histori.

-Po për disa të tjerë dyshimet shkojnë dhe përtej një historie korrupsioni tipike shqiptar. Dyshimet shkojnë tek politika dhe tek pyetja që tashmë kanë filluar të ngrejnë nëpër komisone dhe deputetë: A po hymë në epokën e favorizimit me pahir të kompanive turke, për shkak të miqësisë me shumë skuta të errëta Rama- Erdogan? A mos janë pikërisht kurbani i parë i kësaj miqësie, dy kompanitë europiane celulare më të vjetra në treg?
Kushdo do ishte i lumtur, që këto pyetje të mbeteshin pa përgjigje dhe e mbi të gjitha të konsiderohej një lajthitje, një nxitim i kreut të ri të AKEP Ilir Zela. E kundërta do të ishte një fatkeqësi e madhe për të gjithë shqiptarët.
Gjithësesi kësaj dileme kanë mundësi t’i japin përgjigje dhe 5 anëtarët e Bordit që do të shqyrtojnë dhe votojnë këtë vendim. Do ishte jo vetëm e ndëshkushme penalisht, por edhe e rëndë moralisht, nëqoftëse qoftë dhe një nga këta anëtarë do të firmoste verbërisht një vendim që cënon rregullat e tregut të lirë, mund të dëmtojë seriozisht imazhin e Shqipërisë.

 

draft.jpg

draf_2.jpg

tab_draf.jpg

draf_4.jpg

Published in INNEWS

Pedagogët e Univerisitetit të Tiranës kërcënojnë me grevë nëse pas negociatave me qeverinë një listë me kërkesa që ata kanë s’do të plotësohet. Ky vendim i Forumit për Liritë Akademike kulmoi pas voneses së pagave për stafin akademik dhe administrativ. Por në fakt problemet kanë nisur që me miratimin e ligjit të arsimit të lartë. Mungesa mbi të gjitha e akteve nënligjore për së paku 2 vjet e gjysëm kanë bllokuar marrëdhëniet mes bordit të administrimit të Universiteti të Tiranës me trupën pedagogjike aq sa në fakultete mungojnë dhe mjetet më minimale apo dhe ngrohja.
“S’kemi printer, letra për provimet, ngrohej dhe drita. Vonesa e pagave ëshë gjëja më pak problematike, është tregues i mosfunksionimit të universitetit, por shqetësimi ynë është bllokimi që i është bërë universitetit nga strukturat menaxhuese, nga qeveria dhe presioni që bëhet pa pushim mbi trupën akademike për ti poshtëruar ata dhe për ti trajtuar si hallexhinj të rangut të fundit,”tha koordinatori i Forumit Mark Marku.
Duhet shkarkuar bordi i administrimit,” shtoi profesor Agron Gjemarkaj.
Qëndrime të ngjashme mbajtën dhe profesorë të tjerë të Fakulteteve të tjera që ishin prezent në sallë madje disa theksuan se janë të fyer nga mënyra si trajtohen.
Të gjitha gjasat janë që ky forum dhe profesorë të tjerë, që i mbështesin shumë shpejt të hidhen në greve, pasi dhe 3 vjet më parë teksa kundështuan ligjin e arsimit të lartë nuk u dëgjuan nga qeveria. E kjo masë konkluduan ata është shansi i fundit për qeverinë.

Published in INNEWS

Infrastruktura në vendet e Ballkanit Perëndimor është larg standardeve, që ofron Bashkimi Europian. E vendi ynë paraqitet më keq në rajon. Fondi Monetar Ndërkombëtar në një raport mbi infrastrukturën publike në Ballkanin Perëndimor, sqaron se indeksi agregat i komponentëve individuale të infrastrukturës publike rezulton 50% më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian dhe ndikon drejtpërdrejt tek investimet e huaja direkte. Në studim janë marrë autostradat, hekurudhat, aeroportet, energjia dhe internetin me bazë të gjerë.
Më keq në fakt paraqitet vendi ynë me cilësi infrastrukturore 70% më të dobët se normat e lejuara. Më mirë në rajon është Serbia me 30% më të ulët se mesatarja e BE. Infrastruktura e dobët thuhet në raport me shumë gjasa limiton integrimin e thelluar rajonal, pengon vendet e Ballkanit Perëndimor nga përfitimi më i madh i ekonomisë së shkallës dhe zbeh atraksionin ndaj tyre si destinacione për Investimet e Huaja Direkte.

Published in INNEWS

Teksa në sallë e kuvendit po zhvillohet seanca plenare me dhjetra minatorë nga i gjithë vendi kanë nisur një protestë. Ata janë grumbulluar para parlamentit dhe i kërkojnë qeverisë që të miratojë statusin me pretendimin se ishte dhe një premtim i Ramës në fushatë elektorale. 

“Kërkojmë nga qeveria që të miratojë statusin e minatorit. Nëse nuk do të miratohet do të përshkallëzojmë protestën në ditët në vazhdim”, tha Kreu i Sindikatës së Minatorëve Fiqiri Xibri.

Në fakt qeveria ka depozituar për shqyrtim në Kuvend projektligjin për Statusin e Minatorit, disa muaj më parë prej të cilit, për herë të parë, punonjësit e nëntokës do të kenë një trajtim të veçantë financiar dhe shëndetësor. Po kjo vonesë në diskutime ka detyruar ata që të mos presin më, por të protestojnë.

min_1ok.jpg

minokkk.jpg

Published in INNEWS

Punëdhënësit, që për arsye të kushteve apo të organizimit të punës, nuk mund të sigurojnë për punonjësit lokal për ngrënie, duhet t’i shpërblejnë punëmarrësit për ushqimin, që konsumohet gjatë pushimit në ndërmarrje. Për këtë arsye qeveria ka miratuar kuotat e kompensimit të punonjësve për vaktet që konsumojnë gjatë orarit të punës. Ato do të jetë nga 300 lekë për një vakt dhe deri në masën 500 lekë kur trajtohet me më shumë se një vakt për ditë pune.

Masa e shpërblimit është e barabartë me diferencën e çmimit të ushqimit, kur ushqimi përgatitet nga i punësuari ose në kuzhina të përbashkëta me çmimet me pakicë në restorante.
Vendimi është miratuar dhe është bërë pjesë e Kodit të Punës, ku dhe është detajuar.

Published in INNEWS